Connect with us

Bota

Ndryshimi i klimës ndikon në turizmin e Europës Juglindore

Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët dhe periudha thatësire, turizmi shënon ende shifra rekord edhe këtë vit në vendet e pushimeve si Spanjë, Greqi dhe Itali.“Deri tani nuk është duke u vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e turistëve për shkak të ndryshimit të klimës,” thotë profesori i turizmit, Stefan Gössling, nga Universiteti i Linnaeus-it në Kalmar të Suedisë, i cili merret me temën e ndryshimit të klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.Vendet e Mesdheut ende të preferuara

Këtë e tregojnë edhe shifrat. Në Itali pritet që këtë vit shifrat e turizmit të arrijnë nivele rekord. Në Spanjë hotelet janë mbushur si gjithnjë. Sipas të dhënave të Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve, edhe këtë vit vendet mesdhetare janë destinacionet më të kërkuara nga gjermanët. Prognozat e fundit të European Travel Commission, Komisionit Europian të Udhëtimeve, tregojnë se Franca, Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të preferuara europiane për turizëm. Greqia dhe Kroacia pasojnë duke zenë vendin e pestë dhe të gjashtë.

“Pjesa më e madhe e turistëve kanë harresë kronike”, thotë Ulrich Reinhardt, drejtues shkencor në Fondacionin e çështjeve të së ardhmes në Hamburg. Bregdeti me diell, moti i ngrohtë, mikpritja e vendasve si dhe mundësitë dhe vendet interesante janë shumë tërheqëse. “Prandaj edhe në të ardhmen shumë pushues do të duan t’i kalojnë pushimet në rajone që ndodhen në rrezik për shkak të kushteve ekstreme të motit.”Megjithatë ekspertët janë të një mendjeje se pasojat e ndryshimit të klimës do të prekin edhe turizmin e vendeve mesdhetare.

Preferenca për Evropën Juglindore në rënie

“Do të ketë ndryshime graduale,” thotë Profesor Gössling. Me siguri që në Spanjë, Itali dhe Greqi do të përdoren më shumë sezonet e tjera. Autorët e një studimi të Komisionit të BE-së, botuar së fundmi, thonë se rajonet jugore “do të konfrontohen me rënie të turizmit”. Atrakiviteti i Europës Juglindore si rajon turistik do të bjerë gjatë periudhës së verës. Kurse Europa Veriore dhe e Mesme mund të përfitojnë nga ndryshimi i klimës duke rritur forcën tërheqëse për turistët.

Kështu mendon edhe studiuesi i çështjeve të së ardhmes, Ulrich Reinhardt. Destinacionet veriore patën që vitin e kaluar rritje kërkese. “Megjithatë turistët edhe në 20 deri 50 vitet e ardhshme nuk do të duan t’i kalojnë pushimet e verës në Skandinavi,” thotë ai.“Kjo edhe sepse këto vende as nuk janë orientuar as nuk duan të orientohen nga turizmi masiv.”Prandaj boom do të kenë destinacionet turistike që edhe sot janë orientuar tek udhëtimet, si përshembull Deti i Veriut dhe Deti Baltik, në Evropë pritet të ketë kthim të turizmit alpin dhe rritje e popullaritetit për vendet e Europës Lindore.

Male në vend të detit, Talini në vend të Athinës

Kjo do të ndodhë shumë më shpejt se mendohet, fillimisht si plotësim dhe jo zëvendësim për destinacionet mesdhetare. “Në 20 vitet e ardhshme më shumë turistë do t’i kalojnë pushimet në male dhe jo në plazhet e Majorkës, Ballermann,” thotë i sigurt Reinhardt. Udhëtimet në qytete do të bëhen më shpesh për në Reykjavik, Talin ose Kopenhagë dhe më rrallë në Athinë, Venecia apo Barcelona. Për t’u përshtatur me kushtet e ndryshuara, kërkohet “punë strategjike përshtatjeje” e cila nuk është bërë nga shumë vende jugore, thotë studiuesi i turizmit, Stefan Gössling. Për këtë kërkohet menjëherë të bëhet diversifikimi i ofertave turistike. “Në vendet mesdhetare turizmi prej kohësh përqëndrohet tek dielli dhe deti.”

Kjo temë duket të mos jetë prioritare për shembull për Spanjën. Në raportin aktual të shoqatës më të rëndësishme të këtij sektori, Exceltur, fjala “ndryshimi klimës” nuk shfaqet kurrkund. “Shumë hotele reagojnë sipas motos “kondicionerë kundër ndryshimit të klimës”, gjë që i përgjigjet turistëve për momentin, por që nga pikëpamja energjetike ka drejtimin e gabuar”, thotë Reinhardt. Përpjekje të mëdha kërkohen për shembull për mbrojtjen nga përmbytjet, krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.Hapat e parë për të bërë përshtatjen“Përparimet janë më të ngadalta se duhet,” thotë profesor Jorge Olcina, gjeograf dhe ekspert për ndryshimin e klimës në Universitetin e Alicantes, të Spanjës Jugore. “Por të paktën janë duke u hedhur hapat e parë.”

Kështu në Spanjë është nxjerrë në vitin 2021 ligji për ndryshimin e klimës dhe shumë qytete dhe rajone kanë bërë planet për përshtatjen me kushtet e ndryshuara. Kështu për shembull ka bërë edhe Benidorm, një vend i rëndësishëm turistik në Costa Blanca. Atje në të ardhmen përqëndrimi do të bëhet në sezonet e tjera. Sepse temperatuat në rritje kanë bërë që rrymat e turistëve të ndryshojnë, thuhet në një dokument përkatës. Pushuesit mund të preferojnë në të ardhmen destinacione turistike me klimë më të butë. Por këtë verë kjo gjë nuk ndihet: Shoqata lokale e hoteleve pret që gjatë muajit gusht 90 përqind e dhomave të zihen.

Bota

Video shokuese e ushtarëve izraelitë që tymosin ‘shisha’ para shpërthimeve masive në Gaza

Video të disa shpërthimeve të kontrolluara të pallateve rezidenciale në Rripin e Gazës janë publikuar në rrjetet sociale nga ushtarë izraelitë, duke shkaktuar reagime shokuese në publik si për manyrën ashtu dhe për motivet e tyre.

Pamjet ishin postuar nga batalioni xhenier 8219 Commando teksa zhvendoseshin në territorin palestinez, sipas analistëve të rrjetit Bellingcat, shkruan e përditshmja britanike Metro.

Në një prej klipeve shihen shkatërrimet e pallateve të banimit pranë spitalit të Al-Quds në zonën Tel al-Hawa, të qytetit të Gazës.

Në një tjetër video ushtarët izraelitë qëndrojnë në një ballkon teksa prapa tyre ngrihet retë gjigante të tymit të shpërthimeve te komanduara.

Por komandot e relaksuar shihet që tymosin shisha dhe ngrejnë gotat e pijes teksa një tjetër shpërthim masiv ndodh në sfond.

Ushtria izraelite thotë se po rrafshon lagje të tëra të bombarduara më parë në Gaza që ‘të mos kthehen në komplekse për terroristët’.

Por rrjeti Bellingcat i përshkruan shpërthimet si ‘shkatërrimi gjerë e sistematik’ i infrastrukturës civile, i quajtur nga përfaqësues të OKB si ‘domicid’, për të mohuar kthimin e palestinezëve në territor.

Studiuesi sigurisë Dr Andreas Krieg, tha për rrjetin Metro.co.uk: ‘Investigimi i Bellingcat është shumë i besueshëm.

“Të dhënat tregojnë se ushtria po përdor forcë destruktive ndaj ndërtesave që janë spastruar më parë nga forca të Hamas dhe që nuk janë më një objektiv i vlefshëm ushtarak”.

“Këto ndërtesa nuk përbëjnë kërcënim dhe janë të një natyre civile, prandaj këto veprime përbëjnë shkelje të regullave të konfliktit të armatosur”.

“Pasojë e kësaj është që Rripi i Gazës është tashmë i pabanueshëm”, shtonte studiuesi.

Aktiviteti batalionit izraelit në Gaza u gjurmua nga rrjeti Bellingcat dhe partnerët e tyre Scripps News me mjete të ndryshme, përfshi dhe postimet e ushtarëve në rrjetin Facebook.

Continue Reading

Bota

Putin thotë se kapja e Kharkiv nuk është pjesë e planit aktual, por ushtria ruse rrethon qytetet përreth

Guvernatori i provincës Kharkiv, ku Rusia nisi një operacion një javë më parë, tha sot se forcat ruse po shkatërrojnë qytetin e Bovchansk dhe po avancojnë drejt qytetit të Lukyanchi.

Ushtria ruse shpesh shkatërron qytetet ukrainase për t’i pushtuar ato, siç bëri në Bakhmut vitin e kaluar ose Avdiivka në shkurt, duke përdorur bombardimet masive për të dëbuar përkrahësit e qytetit.

“Ushtria filloi të shkatërrojë Bovchansk, duke përdorur tanke dhe artileri. Nuk është vetëm e rrezikshme të jesh atje, është pothuajse e pamundur ”, tha Guvernatori Oleh Sinekhubov .

Rreth 200 civilë mbeten në terren, sipas të njëjtit burim, ndërsa qyteti, i vendosur rreth 50 km nga Kharkiv, kishte rreth 18,000 banorë para luftës.

Shefi i shtabit të ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Shirsky, tha në Telegram se “në provincën Kharkiv forcat ruse “e zgjeruan zonën aktive luftarake me 70 km”.

“Ne duhet të ndalojmë çdo avancim të mëtejshëm të trupave të armikut ,” këmbënguli ai, duke u zotuar se do të përdorë “sulme ajrore, sulme me raketa, sulme artilerie, sulme tankesh për të shkaktuar viktima sa më të mëdha.”

Rusia nisi një ofensivë të papritur në Ukrainën veriore më 10 maj, duke zgjeruar frontin.

Megjithatë Presidenti Vladimir Putin tha sot se kapja e Kharkiv nuk është pjesë e planit aktual të Rusisë dhe se forcat ruse që veprojnë atje po krijojnë një “zonë neutrale” për sigurinë e Rusisë.

Putin, i cili tha se të gjitha operacionet ushtarake po ecin sipas planit, i bëri komentet në një konferencë shtypi nga qyteti i Harbinit në Kinë, ku ai është për një vizitë.

Continue Reading

Bota

Iu bë atentat, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico mbetet nën kujdesin intensiv të mjekëve

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes intensiv dhe do të mbetet në spitalin e qytetit Banksa Bistrica së paku deri më 20 maj, thanë të premten zyrtarët qeveritarë dhe mediat lokale. Ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit sllovak Bratislavë pas kësaj date, sipas tyre.

Fico, i cili u qëllua katër herë me armë zjarri më 15 maj, është në gjendje të flasë paksa dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej se u sulmua, pasi plagët ia vunë jetën në rrezik

Mediat lokale raportuan të premten se mjekët do ta vlerësojë gjendjen e Ficos më 20 maj për të vendosur nëse ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit.

Fico, një politikan veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet shtatorin e kaluar, kishte dalë nga një takim i Qeverisë së tij në qytetin Handlova, gati 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak, kur një burrë i armatosur iu afrua dhe e qëlloi.

 

 

Sulmuesi ishte i “motivuar politikisht”, tha të enjten zëvendëskryeministri Robert Kalinak, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes dhe aleat i ngushtë i Ficos në partinë e tij Smer.

Mediat lokale raportuan të enjten se i dyshuari për atentatin ndaj Ficos, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes pak çaste pasi shtiu me armë zjarri, akuzohet për tentim-vrasje.

Emri i të dyshuarit nuk është bërë i ditur, por mediat raportojnë se ai është një burrë 71-vjeçar.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, bëri thirrje të enjten që të ndalet “urrejtja e dhunshme” që e ka kapluar Sllovakinë.

“Ne duhet të dalim nga ky cikël i urrejtjes së dhunshme dhe nga akuzat e ndërsjella. Ajo që ndodhi dje, ishte akt individual, por atmosfera e tensionuar e urrejtjes është vepër e jona e përbashkët”, tha ajo./Rel/

Continue Reading

Bota

Kryeministri i ardhshëm maqedonas sfidon Greqinë: Vendin tim e quaj si të dua, Maqedoni

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri i ardhshëm Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë se është e drejta kushtetuese e vendit të quhet si të dojë.

“Prisja që fqinji ynë jugor të na uronte. Përkundrazi, për fat të keq, na treguan krahët e tyre politikë. E drejta ime personale kushtetuese është të zgjedh si ta quaj vendin tim dhe kur të bëj deklarata dhe kur të flas me ju, gazetarët, si unë ashtu edhe unë presim që presidentja Silianovska të përdorë termat Maqedoni dhe maqedonas, si në këtë mënyrë, bazuar në interpretimin tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje të marrëveshjes dhe me këtë rast u bëj thirrje miqve tanë në Greqi të ndalojnë kërcënimet, pengesat, të mos kthehen më në të kaluarën, të shikojnë nga e ardhmja”, tha lideri i VMRO, partia e të cilit fitoi zgjedhjet pak ditë më parë.

Ndër të tjera Mickoski i bën thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem të shkojë në gjykatën e Hagës:

“Nëse ata mendojnë se ne e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, le të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ata mund të fillojnë një proces dhe aty do të shohim argumentet e njërës palë dhe tjetrës. Do të doja të shkoja atje”.

Çështja e emërtimit të Maqedonisë së veriut ka rikthyer krizën mes dy vendeve, që prej disa kohësh ishte tejkaluar. Ministri grek i punëve të jashtme ka thënë se një nga parakushtet për promovimin e procesit evropian është respektimi i Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut.
Continue Reading

Bota

Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit nga intervista e Presidentit Biden me prokurorin e posaçëm

Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikimin e audio-regjistrimit të intervistës së tij me Prokurorin e posaçëm Robert Hur, e cila është në qendër të përpjekjeve të ligjvënësve republikanë për të mbajtur përgjegjës Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland për moszbatim të një kërkese të Dhomës së Përfaqësuesve ndaj tij.

Departamenti amerikan i Drejtësisë i njoftoi të enjten ligjvënësit për këtë hap të Presidentit Biden.

Veprimi i Presidentit Biden vjen ndërkohë që Komisioni për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjësinë dhe Komisioni për Çështjet Ligjore në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të mbajnë seanca dëgjimore. Ata pritet të rekomandojnë që ligjvënësit ta referojnë zotin Garland tek Departamenti i Drejtësisë për moszbatim të kërkesave të Kongresit, për shkak të refuzimit të departamentit që t’ua dorëzojë ligjvënësve audio-regjistrimin.

Përmes një letre të enjten, Prokurori Garland e këshilloi Presidentin Biden se çështja e audio-regjistrimit bie brenda fuqive të tij ekzekutive. Zoti Garland i tha Presidentit Biden se “nevojat e komisioneve të Kongresit janë thjesht të pamjaftueshme për të justifikuar pasojat e dëmshme që publikimi i regjistrimeve do t’i ketë mbi integritetin dhe efektshmërinë e hetimeve të ngjashme në të ardhmen.”

 

 

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Carlos Felipe Uriarte u bëri thirrje ligjvënësve të mos vazhdojnë më tej me akuzat ndaj zotit Garland, në mënyrë që të shmangin “një konflikt të panevojshëm dhe të pajustifikueshëm”.

“Është një qëndrim i hershëm i pushtetit ekzekutiv, që e kanë respektuar si administratat demokrate edhe ato republikane, që nëse një zyrtar zbaton kërkesën e presidentit për të ushtruar kompetencat ekzekutive, ai nuk mund të akuzohet për moszbatim të kërkesave të Kongresit,” shkroi zoti Uriarte.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Ed Siskel i drejtoi një letër të ashpër Kongresit të enjten duke vënë në dukje se përpjekjet e ligjvënësve për ta marrë audio-regjistrimin nuk kanë asnjë qëllim legjitim dhe se qëllimi i tyre është më se i qartë – “ta redaktojnë, shtrembërojnë dhe ta përdorin (audio-regjistrimin) për qëllime partiake.”

Kjo letër e Shtëpisë së Bardhë është një konfirmim i tërthortë i njoftimeve që intervista e zotit Biden me prokurorin Hur përmban momente për të cilat ka shqetësime që mund ta portretizojnë negativisht presidentin amerikan gjatë një viti zgjedhor – situatë që mund të përkeqësohet nga publikimi, apo publikimi i pjesshëm, i audio-regjistrimit.

Teksti i zbardhur i intervistës me Prokurorin e Posaçëm Hur tregon se Presidenti Biden kishte vështirësi të kujtonte disa data dhe se nganjëherë ngatërronte disa detaje – një gjë që, sipas këshilltarëve të tij, ai e ka bërë me vite publikisht dhe privatisht – por që për shumë çështje të tjera ai ka një kujtesë të thellë. Zoti Biden dhe këshilltarët e tij janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me moshën e presidentit. Si 81 vjeçar, Presidenti Biden është presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe tani po kandidon edhe për një mandat katër vjeçar.

Prokurori i Posaçëm Hur gjeti prova se Presidenti Biden me qëllim kishte vazhduar të mbante dosje të klasifikuara dhe se këto dosje ai ia tregoi një bashkëpunëtori me synimin për të shkruar një libër. Por, zoti Hur arrin në përfundim se gjetjet e tij janë të pamjaftueshme për të ngritur aktpadi penale ndaj zotit Biden./ VOA

Continue Reading
Advertisement

TRENDING