Aktualitet
Në sheshin e protestës/ Dritan Goxhaj: SHBA aleate dhe mik i çmuar i Shqipërisë
Dritan Goxhaj, në protestën e sotme në Tiranë, një protestë kundër kryeministrit Edi Rama ka uruar në “250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA”, si tha ai në emër të grupit të koordinatorëve.
Ai gjithashtu theksoi se SHBA janë një aleat i rëndësishëm strategjik dhe mik i popullit shqiptar.
“Sot në ditën e pavarësisë së SHBA, i urojmë popullit amerikan 250 vjetorin e pavarësisë. SHBA aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e çmuar e popullit shqiptar. Kujtojmë një dokument më me ndikim, deklaratën e Pavarësisë që ishte shpallja e një parimi që frymëzon popujt anembanë botës se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe gëzojnë të drejta të patjetërsueshme. Kur të drejtat e njerëzve nuk mbrohen shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshime me mjete paqësore”, tha ai.