Connect with us

Bota

Në shtëpi, në bar dhe në shkollë: Tre skenarët si përhapet Covid-19 nga ajri

Në shtëpi, në bar, në shkollë.  “El Pais” analizon tre skenare të transmetimit ajror të Covid 19 në ambjente të mbyllura. duke ilustruar praktikat që duhet të zbatojmë për të reduktuar në minimum rrezikune infektimit.

E përditshmja spanjolle thekson se si shumë studime kanë dëshmuar se një pjesë e infektimeve me Covid-19 mund të ndodhë pas një takimi të afërt dhe të drejtpërdrejtë me një person pozitiv ndaj virusit apo pas një ekspozimi mesatar në ajër të ndotur, ku pjesëza të vogla të virusit grumbullohen.

Komuniteti shkencor nuk mendon se rreziku i infektimit ndodh vetëm nëse gjendemi përballë një personi i cili kollitet apo teshtin: edhe të qëndruarit për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur me një person që flet, bërtet apo këndon, amplifikon rreziqet e infektimit me koronavirus.

Si nënvizohet në këtë analizë, një artikull i publikuar në revistën “Shkencë”, tregohet se si në një hapësirë të mbyllur pjesëzat e ajrit të infektuar mund të grumbullohen duke shkaktuar infektime. Ndërkohë që qendra europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve tregohet më e tërhequr duke thënë se ky është një fenomen i rrallë.

E përditshmja spanjolle ka llogaritur rrezikun e infektimit në një ambient të mbyllur duke studiuar një model llogaritjeje të zhvilluar nga profesor Hozé Luis Himénez i universitetit të Kolorados. Modeli ka një saktësi të kufizuar sepse mbështetet ende në numra të pasigurt, sqaron El Pais.

Në faqet e saj tregohen grafikët e tre situatave shumë të zakonshme ku mund të ndodhë infektimi: një takim me miqtë apo të afërm në sallonin e një shtëpie; një pije në bar apo restorant dhe një leksion në klasë.

Skenari 1: Në shtëpi

Në një sallon ndodhen 6 persona, nga të cilët një është i infektuar me Covid-19. Në këtë rast, pavarësisht distancës së sigurisë, pa maska dhe një ventilim të përshtatshëm i infektuari mund të jetë në gjendje të transmetojë virusin tek personat e tjerë të pranishëm, brenda katër orësh.

Nëse do të ishin maskat infektimi do të reduktohej nga 5 persona të infektuar në 4 por infektimi do të ndodhte sërish si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj tij.

Çfarë mund të bëjmë për të reduktuar transmetimin e tij? Duhet të ajrosim ambientin dhe të përgjysmojmë ekspozimin nga katër orë në 2, duke mbajtur masa mbrojtëse të përshtatshme. Sipas të dhënave të El Pais, në Spanjë 31 për qind e rasteve kanë ndodhur sipas këtij skenari

Skenari 2: Bar apo restorant

Në një lokal mund të jenë 15 klientë dhe tre nënpunës, me dyer të mbyllura dhe asnjë ventilim mekanik.

Në hipotezën më të keqe, në mungesë totale të masave mbrojtëse dhe distancimit social, pas katër orësh 14 klientë do të infektohen.

Nëse të gjithë do të mbanin maska, të infektuarit do të ishin 8. Nëse do të kishte dhe maska, ventilim si dhe një ekspozim deri në 2 orë, numri i të infketuarve do të binte në mënyrë drastike, dhe do të infektohej vetëm një person

Skenari 3: Në shkollë

Në një klasë shkolle janë të pranishëm 24 studentë. Rreziku më i madh verifikohet në një klasë jo të ajrosur ku personi i infektuar është mësuesi.

Në këtë rast, pa masa sigurie, virusit i mjaftojnë vetëm 2 orë për të infektuar 12 persona. Dhe në këtë rast përdorimi i maskave do të reduktonte në mënyrë drastike rrezikun e përhapjes së virusit nga 12 deri 5, por nuk do të eliminohej totalisht.

Duke reduktuar kohën e ekspozimit nga 2 orë në 1, dhe duke ajrosur klasën si duhet virusi do të mund të infektonte vetëm një person.

Pra mbetet thelbësor ajrimi i ambienteve, dritare të hapura për të humbur deri në 70 për qind pjesëzat e virusit, si dhe masa mbrojtëse në banka për të ngadalësuar përhapjen.

Në këtë mënyrë fizikantët kanë llogaritur si të reduktojnë qarkullimin e koronavirusit të ri në shkolla, brenda klasave.

Studimet rreth transportimit në ajër të virusit në ambiente e mbyllura mund të ndihmojë në vendosjen e masave efikase për të ndaluar përhapjen e koronavirus.

Përhapja në ajër e virusit brenda dhomës nuk është uniform, për shkak të ajrit të kondiconuar dhe pozicionit të burimit: virusi mund të transmetohet nga një student në bankë apo në veshjet e studentëve të tjerë dhe pse mbahen 2 deri në katër metra larg.

Pozicioni i një studenti në klasë ndikon në mundësinë e transmetimit të virusit. Gjithsesi është verifikuar se 70 për qind e pjesëzave të virusit dalin nga sistemi kur dritaret janë të hapura.

Ajri i kondicionuar gjithashtu heq deri në 50 për qind të pjesëve të lëshuara gjatë frymëmarrjes dhe bashkëbisedimit, pro pjesa tjetër depozitohet në sipërfaqet në brendësi dhe mund të futet sërish në ajër.

Si pasojë mbetet shumë e rëndësishme të ajroset dhe sterilizohet ambienti dhe kondicioneri. Por dhe plastikat mbrojtëse që ndajnë një bankë nga tjetra janë shumë efikase, pasi devijojnë trajektoren e virusit. /abcnews.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Britania në hapat e SHBA-së, miraton paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka zbuluar planet për të ofruar paketën më të madhe të ndihmës ushtarake britanike për Ukrainën. Kryeministri Rishi Sunak do të zbulojë zyrtarisht planin e ri të ndihmës kur të udhëtojë në Varshavë të martën për bisedime me homologun e tij polak, Donald Tusk.

Paketa vlerësohet në 617 milionë dollarë dhe do të përfshijë më shumë se 400 automjete, 60 varka dhe një numër të pazbuluar raketash me rreze të gjatë veprimi “Storm Shadow”, tha zyra e Sunak në një deklaratë , duke e quajtur atë “ndihmën më të madhe ndonjëherë” të municioneve”.

Njoftimi britanik erdhi pasi SHBA pritet të miratojë një paketë ushtarake dhe ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Kievin në Senat pasi Dhoma e përfaqësuesve i dha miratimin e parë.

“Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën,” pohoi Sunak. “Nëse Putini lejohet të ketë sukses në këtë luftë agresioni, ai nuk do të ndalet në kufirin polak”, theksoi ai.

Continue Reading

Bota

Tronditëse/ Sulmohet nga dy qen pitbullë, vdes fëmija 15 muajsh

Një fëmijë 15 muajsh ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbullë në Salereno të Italisë. Sipas raportimeve dy qentë ishin në pronësi të shoqes së nënës së fëmijës të cilët e kanë sulmuar teksa ai ishte në Kopshtin e shtëpisë.

Nëna ka tentuar të ndërhyjë, por edhe ajo është sulmuar. Megjithatë, nëna e viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mjekët e ndihmës së shpejtë ndërhynë në vend dhe nuk mundën të bënin asgjë tjetër përveçse të konfirmonin vdekjen e fëmijës. ndësa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Continue Reading

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Presidenti i Iranit kërcënon Izraelin: Nuk do të mbetet asgjë nga regjimi sionist nëse…

Një sulm izraelit në territorin iranian mund të ndryshojë rrënjësisht dinamikën e marrëdhënieve mes vendeve në rajon dhe të rezultojë që të mos mbetet asgjë nga “regjimi sionist”, citohet të ketë thënë presidenti iranian Ebrahim Raisi të martën nga agjencia e lajmeve IRNA.

Raisi filloi një vizitë treditore në Pakistan të hënën dhe është zotuar të rrisë tregtinë midis vendeve fqinje në 10 miliardë dollarë në vit.

Të premten, shpërthime u dëgjuan mbi qytetin iranian të Isfahanit në atë që burimet thanë se ishte një sulm izraelit , por Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tha se nuk kishte plane për hakmarrje.

Irani lëshoi ​​një breshëri raketash dhe dronësh në Izrael më 13 prill në atë që tha se ishte hakmarrje për sulmin e dyshuar vdekjeprurës të Izraelit në kompleksin e konsullatës së tij në Damask më 1 prill, por pothuajse të gjithë u rrëzuan.

Continue Reading

Bota

Skandal në burgun më të madh, rritet numri i gardianeve që bëjnë seks me të burgosurit

Burgu më i madh i Britanisë që hapi dyert në vitin 2017 u konsiderua si një model ku u shpenzuan 212 milionë paund për rehabilitimin e kriminelëve. Por vetëm 7 vite më vonë HMP Berwyn në Uellsin e Veriut ka fituar një reputacion shumë të ndryshëm, si epiqendra e një skandali seksual që përfshin Shërbimin e Burgjeve. Vitin e kaluar doli se jo më pak se 18 gra që punonin në super-burgun e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit.

Një nga rastet është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq. Madje, ajo futi kontrabandë në qelinë e tij një palë kapëse, të fshehura në sytjena. Gjithashu një kolege e saj oficerja Emily Watson kreu një akt seksual me një të burgosur në qelinë e tij, ditën e Krishtlindjes. Ka pasur një rritje alarmante në numrin e oficereve femra nga e gjithë Shërbimi i Burgut HM të shpallur fajtore për lidhje të paligjshme me të burgosurit.

Muajin e kaluar dy punonjëse femra të burgut u paraqitën në Gjykatën e Bolton Crown, të akuzuara për marrëdhënie të njëkohshme me të njëjtin të burgosur. Aleesha Bates, 30 vjeç dhe Jodie Wilkes, 27 vjeç shkëmbyen mijëra mesazhe me një të burgosur në një trekëndësh dashurie të paligjshme në HMP Buckley Hall, Rochdale.

Oficerja e burgut Bates ishte e para që filloi një marrëdhënie me një të burgosur për vepra të trafikut të drogës. Ajo ishte aq e magjepsur sa filloi të shkëmbente mesazhe me të dhe t’i dërgonte foto zhveshur. Madje planifikonte që pasi ai të lirohej të kishin një marrëdhënie së bashku. Marrëdhënia e dytë, me punonjësen e ndihmës operative Wilkes, doli në dritë në vitin 2020 kur në qelinë e të burgosurit u gjet një telefon kontrabandë që përmbante dhjetëra mesazhe.

Të dyja gratë pranuan sjellje të pahijshme në një zyrë publike, ku Bates u dënua me dy vjet e tetë muaj burg dhe Ëilkes u dënua me 12 muaj, e pezulluar për dy vjet. Në tre vitet deri në mars 2023, 31 punonjëse femra të burgut që punonin në burgjet e meshkujve u pushuan nga puna, duke përfshirë një që lindi fëmijën e të dashurit të saj të burgosur dhe një tjetër që kishte numrin e qelisë së tij tatuazh në kofshë.

Kjo është një rritje prej më shumë se 50 për qind ndaj 19 grave të pushuara nga puna në periudhën e mëparshme katërvjeçare dhe kjo shifër nuk përfshin incidentet e regjistruara në burgjet private, të drejtuara nga kompani si G4S, Serco dhe Sodexo. Pesë burra që punonin në burgjet e meshkujve dhe një ose dy gra që punonin në burgjet e grave, u pushuan nga puna për marrëdhënie të papërshtatshme gjatë së njëjtës periudhë.

Continue Reading

Bota

Erdogan hedh poshtë raportimet: Nuk ka asnjë shenjë se Hamasi mund të zhvendoset nga Katari

Presidenti turk thotë se nuk mendon se grupi palestinez Hamas do të largohet nga Katari, ku janë vendosur disa nga liderët e tij politikë.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili i bëri komentet para gazetarëve ndërsa kthehej nga një vizitë në Irak, tha se nuk kishte dëgjuar asnjë shenjë se Katari dëshironte që grupi t’i jepte fund pranisë së byrosë së tij politike në Doha.

“Ajo që është e rëndësishme nuk është se ku janë udhëheqësit e Hamasit, por situata në Gaza,” tha Erdogan.

“Sinqeriteti që ata, pra Katari dhe Hamasi kanë mes tyre, qëndrimi i tyre ndaj tyre, ka qenë gjithmonë si një anëtar i familjes. Në periudhën e ardhshme, absolutisht nuk mendoj se është e mundur që ata të ndryshojnë këtë qasje”, tha Erdogan.

 

 

Presidenti turk u pyet për këtë çështje pasi disa raportime mediatike sugjeruan se Hamasi mund të largohej nga vendi i Gjirit, por Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, tha sot nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë fund pranisë së zyrës së Hamasit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING