Connect with us

Politike

Negociatat drejt BE-së/ Rama: Mbyllja e tyre mund të zgjatet deri në 2028…

Kryeministri Edi Rama u shpreh se edhe pse 2027 është vendosur si objektiv i përbashkët, mbyllja e negociatave mund të zgjatet deri nga mesi i vitit 2028.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e hapjes së Javës së Europës, në kuadër të 9 majit, kryeministri u shpreh se 2030 është një objektiv madhor për mbylljes e negociatave për integrimin në BE.

“Sa i përket çështjes së 2027, 2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht, por është lënë edhe një hapësirë që, për një arsye ose një tjetër, mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028. Jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi vale. 2030 është vendosur si një objektiv madhor. Pas negociatave ka ratifikime, miratime nga shtetet dhe kërkon një kohë”, u shpreh Rama.

Advertisement