Bota
‘Nëse Izraeli heq dorë nga pushtimi i Gazës dhe tërhiqet, ne do dorëzojmë armët’
“Armët e Hamasit janë të lidhura me ekzistencën e pushtimit dhe agresionit izraelit, dhe nëse pushtimi mbaron, këto armë do t’i dorëzohen shtetit.” – keshtu deklaroi udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya, në një intervistë ekskluzive me Al Jazeera, duke trajtuar një sërë çështjesh, nga pikëpamjet e grupit mbi qeverisjen e ardhshme të Gazës deri te gatishmëria e tij për t’u çarmatosur. E ardhmja e armëve, shpjegoi ai, është ende duke u diskutuar me fraksione të tjera të armatosura dhe ndërmjetës.
Nga ana tjeter, ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, ka urdhëruar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të fillojnë shkatërrimin e tuneleve në anën izraelite të “Vijës së Verdhë” në Rripin e Gazës, pjesa e territorit palestinez që mbetet nën kontrollin izraelit. Në një mesazh të postuar në platformën X, Katz e quajti operacionin “misionin kryesor të ushtrisë”, duke deklaruar se afërsisht 60 përqind e tuneleve nëntokësore janë ende të paprekura. Ministri shpjegoi se vendimi u mor pas diskutimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, duke theksuar se neutralizimi i tuneleve është një përparësi strategjike për sigurinë e Izraelit.