Connect with us

Politike

Sot seancë, deputetët rikthehen pas sherrit të opozitës, 23 të përjashtuar

Të hënën e 30 tetorit, deputetët rikthehen në seancë plenare. Ndonëse e fundit nuk u zhvillua, për shkak të vendimit të opozitës për të shkaktuar kaos dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit, deri në plotësimin e kërkesave të saj, ligjvënësit do të rikthehen për të diskutuar, sipas rendit të ditës për 4 orë, problematikat e zgjedhësve.  Por njëjtë si seanca e fundit, edhe seanca e së hënës, pritet të zhvillohet me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.  Për shkak të kaosit që krijuan, 23 deputetë të opozitës, rezultojnë të përjashtuar. Me kërkesë të deputetëve socialistë, mes të përjashtuarve janë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe kreu I Rithemelimit Sali Berisha. Gazment Bardhi deklaroi se të përjashtuarit do të jenë në Kuvend, pasi sipas tij, afati për përjashtimin me 10 ditë, përfundon më 29 tetor, dhe jo më 30, sikurse thuhet në vendimin e vulosur me votat e socialistëve në Sekretariatin e Etikës. Më herët, këtë e konfirmoi përmes një statusi në rrjetet sociale, edhe një tjetër prej të përjashtuarve Saimir Korreshi.  “I tremben opozitës prandaj dhe na përjashtojnë dhe kur nuk u dalin  llogarite, nuk zbatojnë as vendimet e tyre”.  Përjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyre ne fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale përfundon ne datën 29 “Ne do të jemi në seancë!”-shkruajti deputeti. Por jo vetëm përjashtimet, pritet të jenë molla e sherrit seancën e së hënës.  Rikthimin pas 10 ditësh në Kuvend, një pjesë e deputetëve të opozitës e kanë edhe me një hall të ri: atë të betejës së Sali Berishës me drejtësinë, pas vendosjes nga SPAK të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj ish kryeministrit për aferën e “ish kompleksit Partizani”.   Ky i fundit, e ka lidhur veprimin e SPAK, me aksionin e opozitës në parlament, duke paralajmëruar se ky aksion do të përshkallëzohet deri në grevë urie.

Kuvendi i përjashtoi pas kaosit që krijuan, Rithemelimi me ‘skenar’ të hënën! Bardhi mesazh kolegëve: Të mblidhemi grup dhe të shkojmë në seancë

1698581166_auto850x60021222216915848181693741611.jpgGazment Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Rithemelimit, mbështetësve te tij dhe aleatëve për shkuar në seancën e nesërme plenare në Kuvend ndonëse 23 prej tyre janë përjashtuar pas kaosit që kanë krijuar herën e fundit. Seanca e radhës është parashikuar për ditën e hënë në orën 17:00, ndërsa në mesazh Bardhi u shkruan që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar “në grup në seancë”.

“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!”, shkruhet në mesazhin e Bardhit drejtuar deputetëve të Rithemelimit.

Advertisement

TRENDING