Connect with us

Kronike

Nuk ka më hapa pas, Lazarati i rikthehet kultivimit të kanabisit…

GJIROKASTËR- Babë e bir kanë rënë në pranga pasi kishin kultivuar kanabis në fshatin Lazarat. Ardian dhe Engli Skënduli, 51 dhe 28 vjeç, u kapën në flagrancë teksa po kujdeseshin për bimët narkotike që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre. Kontrolli i zonës është bërë më dron dhe kështu është pikasur edhe shtëpia e tyre në të cilën u gjet u gjetën 50 rrënjë kanabisi të kultivuar. Po ashtu edhe gjatë kontrollit që iu është ushtruar brenda në banesë iu është gjetur një sasi kanabisi që është asgjësuar nëpërmjet djegies.

“Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion, teksa kujdeseshin për 50 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë banesë, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia. Ata akuzohen për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kronike

Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të jera në njoftimin e policisë.

Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

Skenë e filmuar/ Atentati ndaj Agustin Kazës në një kafe në Bruksel, ngjarja dyshohet për…

Detaje të tjera dalin në dritë pas atentatit me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel.

Një ditë pas krimit, Agustin Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore.

Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pritet që ngjarja të zbardhet shumë shpejt. Paraprakisht dyshohet për vrasës me pagesë.

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.

Continue Reading

Kronike

VIDEO/ Autori eci drejt dhe u kthye me shpejtësi për të qëlluar, publikohen pamjet nga atentati ndaj 44 vjeçarit

Një 44-vjeçar, Agustin Kaza është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand.

Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shënjestrës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa ende nuk dihet nëse është shtetas shqiptar.

Continue Reading

Kronike

Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë/ Trajleri përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë.

Një trailer ka goditur për vdekje një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje

Viktima quhet Hamit Gabili, 65 vjeç.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Makina përplas të moshuarin në mes të bulevardit

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Korçës. Një shofer 48 vjeçar, ka përplasur me makinë një të moshuar teksa ka qënë duke kaluar rrugën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, dhe si pasojë e përplasjes i moshuari është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq është vënë në pranga shoferi i mjetit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. X., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard “Gjergj Kastrioti”,  Korçë, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin L. Q., 70 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING