Aktualitet
Nuredin Dumani ka goditur me kovë me ujë efektivin? Ja si qëndron e vërteta
Një incident dyshohet se ka ndodhur më 5 gusht mes të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe një efektivi të strukturës së mbrojtjes së dëshmitarëve.
Sipas burimeve jozyrtare, Dumani dyshohet se ka goditur me kovë me ujë efektivin Rexhep Sina.
Sipas të njëjtave burime, Dumani është nervozuar gjatë situatës dhe i ka hedhur kovën me ujë efektivit.
Pas incidentit, efektivi Rexhep Sina dyshohet se ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.
Ndërkohë, Paraburgimi 313 ka mohuar që të ketë ndodhur një incident i tillë në ambientet e tij.