Connect with us

Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur shqiptari kapërcen gardhin për të qëlluar nënën shtatzënë

Mediat italiane kanë publikuar pamje nga momenti kur 41-vjeçari Bujar Fandaj hyri në shtëpi për të vrarë 26-vjeçaren shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali.

Një kamera sigurie e vendosur në kopshtin ngjitur me atë të shtëpisë së Vanessa Ballan ka filmuar momentin kur Fandaj kapërcen gardhin për të hyrë në banesë.

Në video, Fandaj shihet teksa endet nëpër shtëpinë e viktimës mëngjesin e vonë të 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht (e njëjta që u sekuestrua më vonë nga media, me mjete pune) dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.

https://video.repubblica.it/cronaca/il-momento-in-cui-bujar-fandaj-il-femminicida-di-vanessa-ballan-entra-in-casa/459625/460590?ref=app_push&ref=app_push&videorepmobile=1

Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë.

41-vjeçari nga Kosova donte që 26-vjeçarja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia. Megjithatë, Vanessa kishte vendosur ndryshe dhe kjo është arsyeja që në verën e vitit 2023, pas gati dy vitesh lidhje jashtëmartesore, vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

Advertisement

TRENDING