Connect with us

Bota

Pandemia Covid-19 godet sistemin arsimor botëror

Emergjenca shëndetësore nga pandemia e koronavirusit ka bërë që sistemi arsimor botëror të marrë goditjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë në histori. As luftrat e mëdha botërore nuk i kanë shkaktuar kaq shumë dëme.
Në të ashtuquajturën ‘Vala e parë e Covid’ rreth 1.6 miliardë nxënës u privuan nga qasja në klasa e auditore teksa u dërguan në shtëpi pasi shkollat mbyllën dyert.
Dhe ndërsa shumica e vendeve në botë janë prekur nga ‘Vala e dytë’ e pandemisë, mësimi ende është i ndaluar për gjysmën e totalit të nxënësve kurse pjesa tjetër me më shumë fat ka mundur të vazhdojnë studimet on-line, ndërkohë që edhe në shumë vende të zhvilluara, ky nuk është një opsion. Mbylljet e shkollave dhe hapësirave të tjera të të nxënit kanë ndikuar në 94 përqind të armatës studentore në botë dhe deri në 99 përqind në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulëta.
Ndërsa bota kishte vite që po luftonte për të zbutur pabarazinë arsimore, tani Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se emergjenca shëndetësore po i përkeqëson gjërat në mënyrë disproporcionale, duke prekur më të prekshmit dhe duke kërcënuar të zerojë përparimin e bërë gjatë disa dekadave për këtë brez dhe ndoshta më gjerë.

Bota

Rebelët Huthi kanë sulmuar tri anije në Detin e Kuq, Detin Mesdhe dhe Detin Arabik

Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e Kuq, Detin Mesdhe dhe Detin Arabik, tha zëdhënësi i këtij grupi të mbështetur nga Irani, Yahya Sarea.Për muaj të tërë, rebelët Huthi kanë kryer muajve të fundit ndaj anijeve, në shenjë solidarizimi me palestinezët, pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Sarea tha se forcat e rebelëve Huthi kanë sulmuar anijen Yannis në Detin e Kuq, Essex në Mesdhe dhe anijen MSC Alexandra në Detin Arabik.Rebelët Huthi “kanë lëshuar disa raketa drejt anijes Essex në Mesme, pasi ajo po shkelte ndalesën për hyrje në portet e pushtuara palestineze”, tha Sarea.

Ai nuk tregoi saktësisht se ku ndodhi sulmi.Më herët gjatë këtij muaji, lideri i rebelëve jemenas, Abdul Malik al-Houthi, tha se të gjitha anijet që nisen drejt porteve izraelite do të sulmohen nga grupi, jo vetëm ato që kalojnë përmes Detit të Kuq, ku rebelët kishin kryer sulme fillimisht.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, rebelët Huthi kanë sulmuar me dronë dhe raketa anijet që kalojnë në rrugën kyçe tregtare në Detin e Kuq, Ngushticën Baba al-Mandab dhe në Gjirin e Adenit, për të shprehur mbështetjen për palestinezët gjatë luftës në Gazë.Kjo ka detyruar që shumë anije transportuese të shmangin këto ujëra dhe të bartin mallra përmes rrugëve të tjera përreth Afrikës, duke rritur koston e transportit.

Continue Reading

Bota

Më shumë se 1000 studentë të Harvardit protestuan në ceremoninë e diplomimit

Më shumë se 1000 studentë protestuan në ceremoninë e diplomimit të Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të vendimit të administratës së universitetit për të mos dhënë diploma për studentët që morën pjesë në protestat në mbështetje të Palestinës.

Ata u larguan nga ceremonia e diplomimit duke brohoritur “Palestina e lirë”; pasi administrata e Harvardit njoftoi se nuk do të jepte diploma për studentët që kishin marrë pjesë më parë në protestat pro Palestinës.Një nga organizatorët e protestës studentore, Shruthi Kumar, tha për AP se 13 studentë duhet të jenë në mesin e maturantëve të vitit 2024.

Duke shpjeguar se më shumë se 1,500 studentë dhe rreth 500 profesorë dhe staf universiteti kanë mbledhur nënshkrime që 13 studentët e përmendur të marrin diplomat e tyre, Kumar theksoi se ata janë thellësisht të zhgënjyer me qëndrimin e administratës së universitetit ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës për mosbindje civile.Bordi i Administrimit të Harvardit thotë se 13 studentë shkelën politikën e universitetit me sjelljen e tyre gjatë një proteste në solidaritet me Palestinën, dhe për këtë arsye njoftuan se nuk do t’u jepen diploma.

Continue Reading

Bota

Armëpushim në Gaza? Macron takim me ministrat e jashtëm të katër vendeve arabe dhe komandantin e CIA-s

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryeministrin, ministrin e Jashtëm të Katarit dhe ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë.Në fokus të këtij takimi do të jetë situatë në Lindjen e Mesme.“Kjo vizitë tregon angazhimin e Francës për të punuar me ministrat arabë për të bërë gjetur një zgjidhje për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës ,” shpjegoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmad Abu Zeid.Do të diskutohen gjithashtu mënyrat për t’i dhënë fund krizës humanitare dhe për të siguruar ndihmat në territoret palestineze , shtoi ai.Shefi i CIA-s, William Burns, pritet të jetë gjithashtu në Paris në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e armëpushimit të Gazës me Izraelin , shkruan më tej AFP.

Continue Reading

Bota

Gjermania dhe Portugalia njëzëri: Ende s’ka ardhur koha për të njohur një shtet palestinez

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri portugez Luis Montenegro janë shprehur njëzëri se ende nuk ka ardhur ende koha për të njohur një shtet palestinez. Gjë të cilën këtë javë Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosën të njohin shtetin palestinez.“Ne nuk kemi asnjë arsye për të njohur Autoritetin Palestinez si një shtet më vete në këtë kohë ,” tha Scholtz, duke kujtuar se qëllimi është të gjendet një marrëveshje e negociuar “midis Izraelit dhe palestinezëve” për një zgjidhje me dy shtete.

Ai më tej thekson se gjetja e kësaj marrëveshje për arritjen e një armëpushimi, mes dy vendeve është ende shumë larg.Kryeministri portugez kujtoi se synimi i qeverisë së tij është gjithashtu të punojë “në mënyrë që të njihen dy shtete”.“Nuk jemi në gjendje të deklarojmë në mënyrë të njëanshme njohjen (të Palestinës), nuk do ta bëjmë tani për tani”, shtoi Mali i Zi, i cili pret që këto çështje “të diskutohen më në detaje brenda Bashkimit Europian”.

Continue Reading

Bota

Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë

“Gjatë muajve të fundit, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në pushtet ka hartuar dhe miratuar një ligj për ‘ndikimin e huaj’ i cili do të minonte lirinë e shprehjes dhe bashkëpunimit, do të stigmatizonte organizatat që u shërbejnë qytetarëve të Gjeorgjisë dhe do të pengonte organizatat e pavarura të medias që punojnë për të siguruar qasjen e gjeorgjianëve tek lajmet e pavarura”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan tha përmes deklaratës se në përgjigje të veprimeve të qeverisë gjeorgjiane, Uashingtoni po zbaton një politikë të re të kufizimit të vizave për Gjeorgjinë. Masa përfshin zyrtarë, familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët, përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus. Protestues dhe anëtarë të opozitës janë dhunuar nga forcat e rendit.

Në deklaratën e Sekretarit Blinken thuhet se qeveria gjeorgjiane ndërmori një fushatë frikësimi dhe dhune për të shtypur protestat paqësore, veprime që dëmtojnë demokracinë gjeorgjiane.“Mbështetja amerikane për demokracinë në Gjeorgji është e gjatë dhe themelore për marrëdhëniet tona dypalëshe. Kushdo që minon proceset ose institucionet demokratike në Gjeorgji, përfshirë periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të tetorit 2024 në Gjeorgji, mund të konsiderohet i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane dhe nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.Kryediplomati amerikan njoftoi një rishikim të plotë të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë, me shpresën që udhëheqësit në Tbilisi të rishqyrtojnë projektligjin dhe të ndërmarrin hapat e duhur drejt aspiratave euroatlantike.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING