Kronike
Panik te banorët, zbulohet një granatë e pashpërthyer në Sarandë
Panik në lagjen numër 1 të qytetit të Sarandës pasi një granatë është zbuluar nga banorët. Granata është gjetur në një zonë me shkurre.
Pas njoftimit të policisë, granata është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar nga ekspertë xhenierë të ardhur nga Tirana. Ende nuk dihet se kush e ka hedhur granatën në këtë zonë.
Kronike
EMRAT/ Kush është minatori që humbi jetën dhe tjetri që u plagos në Martanesh
Janë zbardhur emrat e dy minatorëve, që u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin në minierën në Thekën të Martaneshit. Njëri prej tyre humbi jetën, teksa tjetri mbeti i plagosur në gjendje të rëndë.
Mësohet se viktima është minatori 29-vjeçar Armond Peshku, i cili nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i plagosur ka mbetur minatori Hajdar Bala, i cili është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Aksidenti i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte, rreth orës 12:50 minuta, teksa dy minatorët punonin si vagonistë në minierë.
Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Kronike
Tragjike/ Një i vdekur në minierën e Martaneshit, detajet e para
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.50.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, janë aksidentuar shtetasi Armand Peshku, dhe Hajdar Bala, të dy me detyrë vagonist në minierë.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Armand Peshku, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Kronike
Kush është zyrtari që pastroi 2.1 mln dollarë në prona duke përdorur familjarët?
Miliona euro dhe dollarë, që dyshohet se vinin nga bota e krimit, janë pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme nga zyrtarë publik. Skemat e përdorura ishin thuajse të njëjta, janë blerë prona me para burimi i të cilave nuk justifikohej, dhe më pas shiteshin tek persona të tjerë.
Agjencia e Inteligjencës Financiare, në raportin vjetor 2023, ka identifikuar 7 skema pastrimi parash e korrupsioni, ku volumi më i madh i parave të pista është kanalizuar në sektorin e pasurive të patundshme.
Sipas raportit, një funksionar në një institucion shtetëror, i cili është arrestuar vjet për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar, së bashku me familjen e tij, brenda 7 vitesh kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion dollarë.
Po ky zyrtar ka porositur po në të njëjtën kompani ndërtimi disa prona së bashku me një ortakun e tij me vlerë 600,000 USD, të cilat i ka paguar paraprakisht, duke thënë se burimi i të ardhurave është “fitimi nga biznesi dhe të ardhurat e siguruara nga emigracioni”. Në total, zyrtari sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka pastruar 2.1 milionë dollarë.
I ngjashëm është edhe rasti i një funksionareje publike, e cila sipas raportit gjatë viteve 2014 – 2018, ka investuar në pasuri të paluajtshme 270,000 euro, edhe pse nuk ishte e punësuar.
Nga verifikimet është identifikuar lidhja e saj e ngushtë me një person të dyshuar si i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, për këtë arsye rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm, në organet e zbatimit të ligjit
Kronike
Kryente marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë
Një 48 vjeçar nga Kavaja ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.
Ka qenë 15 vjeçarja që ka denoncuar të atin Bledar Rako se ka abuzuar seksualisht me të gjatë katër viteve të fundit.
“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksojnë uniformat blu.
Sakaq, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kronike
Kryepolici i Lezhës spiunonte Guardia di Finanza’ tek trafikantët
Henerigert Mitri ishte drejtor i Policisë së Lezhës, por detyrën e tij që duhet të ishte në shërbim të komunitetit e kishte vënë në dispozicion të krimit. Në vend të kryepolicit ai bënte më mirë drejtimin e kultivimit të kanabis sativa në qark. Kryepolici, kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.
Në këtë skemë trafiku, Mitri ishte bashkë më Klodian Shahini e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunon me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativa, siç është rasti i një parcele në Livadhas në Mirditë.
Ndërkohë, Henerigert Mitri, në një rast mori policinë e Mirditës që të ndryshonte vendin e kontrolleve pasi ishin pranë banesës së një trafikanti që ishte bashkëpunëtor me Klodian Shahinin, Pjetër Kola. Ndërkohë, në përgjimet e SPAK del hapur shqetësimi që kanë trafikantët për largimin e Mitrit nga detyra, pasi u iku një bashkëpunëtor. Ish-drejtori i Policisë Lezhë kishte komunikim të vazhdueshëm edhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua për dosjen “Metamorfoza”, dhe i jepte garanci për biznesin e tij. Në një komunikim mes të dyve, Henerigert Mitri i thotë Pëllumb Gjokës që t’i komunikojë drejtorit të hipotekës që të shkojë ta takojë se do i thoshte që të ruhet, çfarë tregon se Mitri u shërbente të gjithëve. Më pas e komunikon pas disa ditësh sërish me Gjokën dhe i thotë se ai nuk e kishte falendëruar për punën që i kishte bërë.
Mitri dhe Gjoka bashkëpunuan me njëri-tjetrin për ushtrimin e lojërave të fatit në bar kafe “Meduza”, duke e siguruar Gjokën se sa të ishte drejtor mund ta bënte punën pa problem. Nga një kontroll i befasishëm që i ishte kryer dhe që drejtori nuk kishte dijeni, Gjoka ishte mërzitur dhe drejtori Mitri e ndihmoi dhe u interesua deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Ish-drejtori i Policisë së Lezhës që ishte emëruar për të luftuar krimin në atë qark, në fakt udhëzonte Gjokën edhe se ku duhet t’i jepte paratë ryshfet, deputetëve në Tiranë që të mos bënin kontrolle.
Nga ana tjetër sipas SPAK, Klodian Shahini shërbente jo vetëm për trafikun e drogës por kishte dijeni edhe ngjarje edhe më të rënda kriminale, si atentatet. Shihi kontrollonte targat në sistem se kush i kishte dhe për këtë informonte Elson Reçin, me të cilin në aplikacionin “SkyECC” fliste edhe vetë drejtori Mitri. Shahinit i del emri dhe në atentatin që Reçi i bëri Preng Gjinit, me shpërthimin që tronditi Tiranën shtatorin e vitit 2020. Reçi e informonte Shahinin se ishte afër eliminit të Gjinit, atentat që do ë bënte vetë pasi Nuredin Dumani i kishte kërkuar 200 mijë euro nga 150 mijë maksimumi që ai kishte ofruar.
Për dy ish drejtuesit në policinë e Lezhës rëndojnë shumë akuza, ndërsa vetëm këtë të hënë, 20 maj, kryepolici Rrumbullaku vendosi përjashtimin e tyre nga uniforma e policisë, të cilën e shfrytëzuan për vite në shërbim të krimit.
I zbuloi Sky – ECC, përjashtohen nga policia dy efektivë! Kur ishin drejtues organizuan e drejtuan kultivimin e kanabisit e lojrat e fatit në Lezhë, Krujë
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për dy punonjës, për të cilët Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masë sigurimi personal. Përjashtimi i tyre nga Policia e Shtetit është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë” informoi sot policia e Shtetit.
Dy emrat e tyre u zbuluan më 18 maj, në kuadër të megaoperacionit që SPAK ndërmori për shkatërrimin e 7 grupeve kriminale që vepronin në qytete të rëndësishme të vendit.
Sipas SPAK.Mitri me Shahinin dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me Preng Gjinin, Mitri organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Jo vetëm kaq Klodian Shahini, me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin Edison Reçi, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.
Po kështu dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputet Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit. Veprimtaria e tyre i zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky.
Aktualisht Mitri kishte detyrën e shefit të sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike. Ndërsa Shahini kishte detyrën e shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër,
Përjashtimi
Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, u vendos përjashtimi nga policia për:
Drejtues Henerigert Mitrin, me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/1, 334, 259, 197/3 dhe 248 të Kodit Penal.
Komisar Klodian Shahini me detyrë shef i Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 284, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
Pas firmosjes së urdhrave të përjashtimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh:
“Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që shkel ligjin dhe, më keq akoma, bashkëpunon me grupet kriminale. Falënderoj Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për bashkëpunimin profesional në përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të kujtdo që tenton t’i shmanget asaj”.
Emrat e dy efektivë rezultojnë në mesin e 50 emrave pjesë e megaoperacionit të SPAK për të goditur shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Në kuadër të operacionit të ndërmarrë më 17 maj rezultojnë 20 persona të arrestuar nga 50 urdhëarreste të firmosura nga SPAK.
SHQIPTARJA.COM
-
Pinknews22 hours ago
“Do të vish te shtëpia ime”/ Heidi refuzon ftesën e Romeos për të jetuar së bashku: Idjot…
-
Pinknews22 hours ago
Ekskluzive/ Ju prezantojmë me partnerin e Françeska Muratit
-
Kronike20 hours ago
E rëndë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi përfundon në spital
-
Kronike19 hours ago
Romancë me vrasësin famëkeq shqiptar? Modelja e njohur del në dosjen e SPAK
-
Aktualitet21 hours ago
E pazakontë në Durrës/ Turisti del nudo në qendër të qytetit dhe bën fotografi
-
Pinknews21 hours ago
“Qava shumë…”/ Françeska ka përjetuar ‘tmerrin’ pas eleminimit
-
Pinknews23 hours ago
Një Luan si Heidi Baci, banorja me vetëbesimin më të lartë në “BBV3”
-
Kosova20 hours ago
Policia e Kosovës mbylli objektet e Bankës Kursimore Serbe, Beogradi reagon ashpër: Akt barbar