Connect with us

Aktualitet

Parashikimi i Motit 13.08.2022

Aktualitet

Kosova | Lajmet më të fundit – NTV.AL

Continue Reading

Aktualitet

Blerja e pushtetit/ Me llokma Shqipërie – Shkrim nga Andi Bushati

Dy mediave serioze në vendet e tyre, L’Espresso në Itali dhe New York Times, duke hetuar dyshimet për veprime okulte përgjatë fushatave elektorale, u ka dalë përpara Edi Rama. E përjavshmja e së majtës italiane, i ka kushtuar investigimin që zë dhe ballinën e revistës me titullin “Giorgia, mbreteresha e Shqipërisë”, marëveshjes për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër. I gjithë sfondi i shkrimit, me shpenzime dhe shifra të detajuara, tregon se si qëllimi këtij pakti me kosto mbi 100 milionë euro është që në territorret shqiptare, të cilat Rama i ka kaluar nën sovranitetin italian, të ngrihet flamuri tre ngjyrësh i fqinjëve tanë përpara zgjedhjeve evropiane të fillim të qershorit.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet vendndodhja e Vis Martinajt? Shokon eksperti i sigurisë: Ka bërë operacione

Ervis Martinaj është një nga personazhet më të diskutuar në vend, për shkak se vijon që të jetë i zhdukur, edhe pse për të ka shumë hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se Martinaj mund të jetë gjallë, përderisa nuk është gjendur një kufomë. Eksperti shton më tej se ai edhe mund ti jetë nënshtruar operacioneve plastike.

”Mund të ketë bërë edhe operacione plastike. Ndoshta të gjitha palët mund të jenë të interesuar që mos ta gjejnë. Nuk është se grupi i tij apo strukturat e tij mungojnë. Nëse do të depërtoj policia mund të kemi të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Për aq kohë sa nuk ka kufomë ai është gjallë”.

Continue Reading

Aktualitet

OSHEE, propozon rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës, propozon 3 fasha

OSHEE propozon rritjen e çmimit për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri, por edhe për ato që kanë pastiçeri e kafe.

Propozimi për dy fashat e reja të energjisë për furrat e bukës që kanë zgjeruar aktivitetitn u bë në tryezën e diskutimit me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Drejtori i OSHEE Enea Karakaçi bëri të ditur se për furrat që prodhojnë vetëm bukë do të mbetet çmimi aktual 7.6 lekë/kwh, ndërsa rritet me 9.5 lekë kilovati për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri dhe 12 lekë kilovati për furrat e bukës që kanë pastiçeri e kafe.

Letra e dakordësisë me shoqatën do t’i dërgohet për miratim Entit Rregullator te Energjisë dhe më pas të zbatohen tarifat e reja në terren.

Continue Reading

Aktualitet

Zyrtari i lartë amerikan për narkotikët vjen në Tiranë, ja takimet që do të zhvillojë

Zyrtari i lartë Amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Todd D. Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars bën me dije departamenti i Shtetit Amerikan.

Ai pritet që të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe me përfaqësues të organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë.

Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

 

 

Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING