Connect with us

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lazarat, detajet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të hëne në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit, Altin Jupi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakve, ndërsa fatmirësisht nuk raporothet për të lënduar, vetëm dëme materiale.

Aktualitet

“I dhanë orën 400 mijë euro politikanit shqiptar, donin të ndërtonin kullë në Tiranë”

Artan Hoxha ka dhënë detaje për një proces gjyqësor që po zhvillohet në Bruksel, për një organizatë të fuqishme kriminale shqiptare, e cila vepronte në disa shtete të Europës.

Hoxha ka shpjeguar lidhjet e forta të krerëve të organizatës edhe me politikanë shqiptarë dhe planet për të pastruar paratë në kulla dhe biznese në Shqipëri.

Hoxha tha se ata kanë dhënë dhurata për politikanët tanë, përfshirë edhe një orë me vlerë 400 mijë euro, por nuk është publikuar emri i politikanit që e ka marrë.

“Bëjnë biznes në Bruksel për të pushtuar Tiranën. Ditën që ka ndodhur operacioni, në shtatë shtete të Evropës, janë bërë 80 kontrolle, mbi 50 arrestimet, sipërmarrje e madhe e policive të disa shteteve. Rreth orës 04:00 më shkruajnë shqiptarë nga Fieri, që jetojnë në Antëerp dhe thonë ka ardhur policia dhe është thyer banesa e bashkë-patriotëve.

Prokurori ka hetuar edhe çështjen Toyota Yaris në Shqipëri, 5 milionë euro që do të vinin në Shqipëri dhe u lajmërua edhe në Parlament para se të vinin. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë të kujt ishin paratë. Ne e mbyllëm si histori dhe nuk pati hetim.

Kishim të bënim me laboratorë të përpunimit të kokainës në Belgjikë dhe në Hollandë. Personat që qëndronin në krye ishin shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, kishin si bazë ishullin Majorka të Spanjës.

Biznesmeni kryesor, Bashkim Osmani, e ka hetuar edhe FBI, policia gjermane, u kap në Kroaci në 15 shkurt 2022 dhe në 2 mars u ekstradua në Spanjë, por doli me garanci pasurore, paraqitet në gjykatë dy herë në muaj.

Nga hetimet e deritanishme, zanafilla ka qenë një kapje e rastësishme nga policia belge.

Vijmë te pjesa e Shqipërisë. Grupi ka patur kontakte me njerëz të elitës politike dhe biznesit dhe pushtetit. Interesi ka qenë pastrimi i parave.

Në një nga takimet, kanë udhëtuar nga Europa me avion privat në drejtim të Arubës. Dyshohet që ka marrë pjesë një bosë i krimit të organizuar shqiptar që jeton në Florida, këta të tjerët nga Majorka, këta të tjerët nga Shqipëria.

Kanë diskutuar çfarë procedurash duhen për të ndërtuar kullë në Tiranë. Paratë ishin cash dhe si do të futeshin në sistem. Kjo është kapur nga prokuroria belge. Prokurorit belg nuk i intereson çfarë do të ndërtojnë në Tiranë, por u intereson krimi në Belgjikë. Kanë futur disa tonë kokainë. Belgjika heton krimet që kanë ndodhur në Belgjikë. A kanë bashkëpunuar tanët me Belgjikën? Kanë material për një hetim që mund të bëhet edhe në Shqipëri. Kullat, vinçat, paratë që nuk e dimë nga vijnë, çmimet që shkojnë kacafiu. Në vend të bjerë çmimi për metër katror, ndodh e kundërta.

Hetimi “Shqiponjat e zeza”, ne na intereson të zbërthehet, të marrim dosjet e Italisë, Kroacisë, Spanjës, Hollandës dhe të krijojmë panoramë.

Ky personi nga Gjermania, kontrollon industrinë e lojrave të fatit, ndërsa në Shqipëri ka miq shumë të rëndësishëm. Ka qenë afër kryeministrave tanë, quhet Bashkim Osmani. Ky është kapur në Kroaci, ka lidhje shumë të forta në Shqipëri. Vetëm pikturat që janë gjetur, shkojnë në 17 milionë euro, 86 piktura. Pretendohet se është dhuruar një orë me vlerë 400 mijë euro, një personazhi nga politika jonë, por nuk identifikohet. Janë paguar pushime, pushime me jahte.

Edhe kokaina është marrë me jahte dhe avionë të vegjël. Është hetim shumë kompleks, ata kanë përdorur dy portet belge dhe Belgjika po heton për hesap të vetë. Prokurori ka vepruar në shtatë shtete dhe nuk është në gjendje ti koordinojë në të gjitha këto.

Gjithë ky hetim dhe Shqipëria ka qenë larg këtij hetimi. Është pikëpyetje e madhe kjo. Kemi të bëjmë me personazhe që na çojnë te këta njerëzit të rëndësishme”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Continue Reading

Aktualitet

Kush është politikani që do të arrestohet këtë javë? Anila Hoxha tregon emrat…

Gazetarja Anila Hoxha është pyetur nga moderatorja Grida Duma në “Top Story” nëse janë të vërteta apo lajmet që qarkullojnë se këtë javë pritet arrestimi i një politikani të rëndësishëm.

Gazetarja tha se SPAK është hermetik në dhënien e informacionit.

“Së shpejti pritet një arrestim i rëndësishëm? Për këtë bëhet fjalë”, pyeti Grida Duma?

“Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë Gjykatës së Posaçme janë të tilla, por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashethem.

Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.

Reagimin më të fundit nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën nëse ka masë sigurisë dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar”, tha Anila Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

Skandaloze: I riu në Kosovë zhvesh të miturin live në TikTok dhe i puth org*anin gjen*ital

Rrjeti social TikTok po keqpërdoret me të madhe në Kosovë dhe është kthyer në një rrjet ku nuk kanë fund çmenduritë dhe veprimet e pahijshme të cilat edhe dënohen me ligj.

Një rast i fundit ka bërë bujë, që dyshohet se ka ndodhur gjatë një sfide në këtë rrjet social.

Një i ri në Kosovë, i njohur në rrjete sociale si ‘Valmir bossi’ ka afruar pranë kamerës një fëmijë të mitur dhe e ka detyruar që të tregojë organin gjenital.

Më pas me forcë i puth organin gjenital, ndërkohë që personi tjetër në sfidë e kërkon që ta bëjë këtë gjë.
Pamjet i gjeni KETU
Continue Reading

Aktualitet

Kush i vendosi tritol gjyqtarit në Shkodër? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje nga hetimet

Në pjesën e parë të emisionit “Top Story”  është diskutuar ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku pati një shpërthim tritoli në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Gazetarja Anila Hoxha tha se po hetohen disa pista, ndër to edhe lista e të burgosurve në burgun e Reçit që përfituan nga Amnistia Penale. Ajo shtoi se ka dyshime se autori i vendosjes së lëndës plasëse mund të jetë një ndër personat që ka përfituar nga amnistia por që mund të jetë dënuar nga gjyqtari.

“Kam mësuar se po hetohen disa pista. Një ndër to edhe lista e amnistisë penale e këtij viti ëpr të gjithë shtetasit që u është dhënë liria. Ka dyshime se njëri ndër ta mund të jetë një prej atyre që gjyqtari i Shkodrës e ka shpallur fajtor. Prandaj është kërkuar administrimi i listës për të liruarit nga burgu i Reçit”- u shpreh Hoxha.

Për ngjarjen reagoi edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, duke theksuar se siguria e gjyqtarëve nga kërcënimet, është thelbësore për funksionimin e sistemit gjyqësor.

Continue Reading

Aktualitet

Gazetari i ‘Rai3’ flet për presione e intriga, Meloni, Rama dhe Agaçi sipas investigimit

Gazetari i televizionit Italian “Rai 3”, Giorgio Mottola ka dhënë një intervistë eksluzive për emisionin “Zona Zero” me gazetarin Milaim Zeka në Top News ku ka folur lidhur me dokumentarin të publikuar ditë më parë në emisionin e tij lidhur me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për pritjen e emigrantëve.

Përkundër polemikave që ngjalli me dokumentarin e tij dhe reagimet e shumta nga politika shqiptare dhe italiane, Mottola tha se qëllimi i vetëm kishte qenë zbardhja e detajeve sesa do duhet të paguajë Italia për ngritjen e kampit të refugjatëve në Shqipëri.

I pyetur nga gazetari Zeka përse nuk u publikua pjesa e dytë e dokumentarit, Mottola tha se pjesa e dytë do të publikohet së shpejti me intervistën edhe të kryeminsitrit Edi Rama.

“Sepse nuk ishte parashikuar për tu dhënë dje pjesa e dytë. Ne e kemi bërë reportazhin investigative për një kohë shumë të gjatë pune. Për të realizuar dokumentarin na duheshin 3 apo 4 muaj. Pjesa e dytë e dokumentarit për Shqipërinë, do të jepet por do na duhen minimalisht pak kohë dhe nuk kemi pasur asnjë presion. Transmetimi do të bëhet pa problem. Pjesa e dytë do të jepet. Edhe pse kryeministri Rama është treguar i gatshëm për të na dhënë një intervistë dhe pjesa e dytë do të jepet me kryeministrin në intervistë, të cilin e falenderoj prej tani”- tha Mottola.

Ai tha se dokumentari kishte qëllim të zbardhte dritë mbi marrëveshjen e firmosur mes dy vendeve dhe tha se për këtë i duhej të analizonte edhe lidhjet që mund të ketë pushteti në Shqipëri me mafian vendase, duke marrë si shembull raste të ngjashme në Itali ku trafikantë kishin lidhje me zyrtarë shtetërorë.

Pyetje: Në gjithë këtë histori të reagimeve, çfarë të është dukur më e çuditshme?

Mottola: Kanë qenë dy gjëra. E para marrëveshja Itali-Shqipëri që do sjellë për ne një shkarkim ekonomik të çmendur, flasim për 1 miliardë euro. Gjë që nuk na ndihmon për të zgjidhur probleme. Është shumë e çuditshme pse Shqipëria është treguar aq e gatshme për të ndihmuar për të zgjidhur problemin e Italisë. Kontektsti shqiptar ëshë shumë delikat. Italia është një vend ku mafia ndikon në politikë dukshëm. Mafia italiane ka pasur një pushtet shumë të madh, sekretarë, zëvendës minsitra që janë dënuar për këto gjëra. Kjo situatë e Shqipërisë më duket pak më keq me Italinë. Duke qenë se është ky raport kaq i ngushtë miqësie mes vendit tim dhe vendit tuaj, me siguri që ne si vend duam të tregojmë shumë vëmendje ndaj kësaj.

Sa i takon akuzave për sekretarin e Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, gazetari Italian tha se në asnjë moment nuk ka deklaruar që Agaçi është kriminel por ka publikuar fakte nga e shkuara e tij si avokat në Itali.

“Nuk kam thënë se Agaçi është kriminel. Mund të them se ajo që bën në Itali një gazetar investigative është të kërkojë fakte dhe të provojë nëse janë të vërteta. Fakt është që Agaçi në Itali ka qenë avokat i narkotrafikantëve shqiptarë”- shtoi Mottola.

Lidhur me intervistën me Berishën nëse kishte marrë leje për të hyrë brenda banesës ku ky i fundit mbahet nën arrest shtëpiak për aferën “Partizani”, Mottola zbulon se pavarësisht kësaj askush nuk e kishte penguar të hynte në shtëpinë e ish-kryeministrit pavarësisht se ndalohet me ligj, duke pranuar kështu se kreu i Rithemelimit ka thyer arrestin shtëpiak.

“Në Itali, si në çdo vend të botës së lirë, gazetaria duhet vetëm të tregojë të vërtetën. Një gazetar provon të flasë me këdo, i kërkoj intervista kujtdo. Nëse këta persona pranojnë intervistat, unë shkoj dhe i intervistoj. Kur unë kam bërë intervistën, Berishës nuk më ka ndaluar askush. Asnjeri nuk më ka kërkuar gjë që të hyj dhe t’i bëj intervistën Berishën”- u përgjigj Mottola.

Ndër të tjera ai theksoi se qëllimi i dokumentarit nuk ka qenë të godiste Ramën apo kryeministren Italiane Giorgia Meloni por të tregonte destinacionin e parave të taksapaguesve italianë sa i takon marrëveshjes për pritjen e emigrantëve./m.j

Continue Reading
Advertisement

TRENDING