Politike
Plasje e kontrolluar: Alibeaj: Lepuri po fshihet por i duken veshët, Rama nuk e dorëzon Ballukun
Enkelejd Alibeaj duke folur për ndryshimet e fundit në Qeveri, tha se mendonte se të gjitha këto lëvizje kryeministri Rama i kishte bërë më qëllim që të mos i hiqet imuniteti Belinda Ballukut, duke bërë një smbrapsje të vogël taktike përballë presionit nga drejtësia, publiku dhe ndërkombëtarët.
Po ashtu, Alibeaj tha se shkarkimi i Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme besohet të ketë ardhur për shkak të përplasjeve që ajo dyshohet të ketë pasur me Ballukun.
Pra sipas Alibeajt, Balluku është ende me një peshë shumë të madhe në Qeveri, pavarësisht se nuk është më zv.kryeministre apo ministre.
“Në fakt lepuri fshihet te fakti siç unë e shoh, që përballë një kërkese të drejtpërdretë, test kritik për Qeverinë do të ishte jo shkarkimi, por heqja e imunitetit. Rama përsëri nuk i është përgjigjur kërkesës që qëndron ende në ajër, deri në 5 mars që do të diskutohet çështja në Parlament, nëse do i hapë rrugë drejtësisë apo jo, nëse do ja dorëzoi Ballukun drejtësisë apo jo.
Me këtë lëvizje, ka bërë këtë gjë sipas opinionit tim, ka bërë një gjysmë dorëzim të kontrolluar. Unë mendoj se tashmë me shkarkimin e Ballukut, me faktin që ishte e pezulluar pres vendimit të GJKKO-së, tashmë do mendojë ai që e ka më të thjeshtë për të mos i hequr imunitetin. Pra unë sot jam në pozicionin që Rama nuk do ia heqë imunitetin Ballukut.
Ne e dimë se Këshilli i Mandateve do të bëjnë atë se çfarë Rama do iu thotë. Kjo është një shkarkesë e vogël e presionit publik, të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve. Në pallatin e PS flitej shpesh për një lloj konflikti mes Ballukut dhe Spiropalit. Po ashtu flitej se kishte një pëlqim nga faktori ndërkombëtar për Spiropalin. Mesa duket influenca e Ballukut paska qenë e fortë. Ka pasur në marrëveshje mes Ramës dhe Ballukut. Vijon të jetë interlokutori kryesor në këtë qeveri”, tha Alibeaj.