Connect with us

Pinknews

Produksioni fsheh të vërtetën/ Rike Roci zbuloi çfarë ndodhi: Takova mamin…

Aludimet se banorët e BBV3 ,nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës.

Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë.

Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

Pinknews

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Bogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka bërë një deklaratë të papritur.

“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës! Kam qenë partnerja e tij”, tha Sara në “Në Kurthin e Piter Pan”.

Sara ka treguar se e ka fshirë edhe tatuazhin me shkronjën “L” që sipas saj e ka bërë kur ishte 17 vjeç.

Rastësi ose jo, edhe emri i partnerit të saj fillon me të njëjtën shkronjë. Pavarësisht aludimeve për ndarje, Sara Hoxha nuk komentoi marrëdhënien me reperin Ledri Vula, me të cilin ka dhe një vajzë.

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur prej muajsh flitet se i kanë dhënë fund romancës mes tyre.

Continue Reading

Pinknews

Këngëtarja e njohur shqiptare: Burrat duan vajzat debile dhe të lehta për t’u kapur

Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama ishte e ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”, ku duke folur per jeten e saj private, la të kuptohej se është beqare dhe po e shijon këtë pjesë.

“Veturë kam, shtëpi kam, punë kam, të ardhuna kam, çka më duhet mua një viç”, tha ajo teksa shkaktoi te qeshura me kete pohim.

Videoja shume shpejt u be virale ne rrjet. Këngëtarja përshkruajti mashkullin ideal për të, duke treguar kështu se çfare duhet të ketë.

“Epo, duhet te kete shumë këllqe”, tha Big Mama në T7.

Gjatë intervistës ajo shtoi po ashtu se meshkujt, sipas saj, preferojne femrat e lehta dhe debile.

“Burrat i dojnë vajzat debile”, tha ajo.

Continue Reading

Pinknews

Trazon RRJETIN/ Sara i dërgoi dron Heidit, Donaldi e SULMON

Pasi çifti Bardhi-Sara treguan mbështetjen e tyre për Heidin nëpërmjet një droni të nisur në ambientet e shtëpisë ditën e sotme, shumë prej ndjekësve të çiftit reaguan ‘ashpër’ ndaj tyre duke u shprehur se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë ‘lëmsh’ Romeon.

Pas disa reagimesh të ardhura nga Sara dhe partneri i saj Bardhi, ish-banorja ka bërë një tjetër reagim në llogarinë e saj personale të Instagramit teksa shpërndan një mesazh me binjakun e Romeos, Donaldin, ku ky i fundit i thotë: Unë e di çfarë njerëzish jeni ju të dy

Më pas Sara shprehet se ajo së bashku me Bardhin dhe dy binjakët kanë një marrëdhënie tepër të mirë dhe kurrë nuk do e bënin dërgimin e një droni në shtëpi për të përçarë një çift ose për vëmendje.

Continue Reading

Pinknews

“Ti më eksiton” / Deklarata e Eglës lë pa fjalë banoren: Aman mos…

Prej fillimit dihet se Egla ka pasur konflikte dhe debate me të gjitha banoret, shpesh herë edhe me Heidin, të cilë e konsideron më të afërt. Ama ditëve të fundit Egla dhe Françeska kanë debatuar më shumë me njëra-tjetrën teksa gjatë një debati vetëm pak më parë Egla iu drejtua banores se ajo e ‘eksiton’.

Egla: Françeska më eksiton

Françeska: Aman jo nuk e dua eksitimin tënd, aman jo nuk e dua eksitimin tënde se ke tre ditë më thua të hëngsha prillin

Egla: Ti më dëgjo deri në fund se ti duhet të dalësh nga shtëpia

Continue Reading

Pinknews

Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi/ Për kë vallë?

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.

Dyshja është në pritje të një bebushi, ku lajmi i ëmbël është ndarë përpara disa ditësh nga çifti.

Kohëve të fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë

Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam. Sara, Bardhi dhe bebi!”

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING