Connect with us

Politike

Propozimet e Ramës/ Miratohen në Kuvend dekretet e ministrave të rinj

Dekretet e ministrave të ri rinj janë miratuar sot në Kuvend.

Propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Emrat e ministrave që pritet të marrin detyrën dhe ata që largohen:

Ministri i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministri i Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministri i Pushtetit Shitësi (Ministri i re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministri i Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

Politike

Kadilli: Lidershipi i PD, cingun i etur për famë e pasuri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se mes tij dhe lidershipit të PD ka një ndarje të madhe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Gazment Bardhi hidhte akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës dhe e njëjta gjë anasjelltas, teksa tanimë ata janë bashkuar dhe për të, kjo tregon se nuk ka moral.

Sipas Kadillit, lidershipi i PD është cingun i etur për famë e pasuri dhe nuk prodhon politikë.

“Në Kuvendin e datës 18, kam thënë një parti vdes në momentin që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vetë. PD dhe politikanët drejtues të PD e prodhojnë vetë gënjeshtrën dhe e gëlltisin dhe besojnë po vetë. Ata që flasin për bashkimin për mua kanë një nivel mendor shumë të ulët, janë te niveli i aritmetikës, nuk shkojnë dot as te matematika. E keqja është, pse bashkohen dhe për çfarë u ndanë? A u ndanë për disa arsye politike? Ranë këto arsye? Jo, nuk ranë. Përse lëvizin një grup deputetësh nga një kamp në kampin tjetër. Ndryshuan arsyet politike për të cilat u ndanë dhe luftuan me hunj në dorë ndaj njëri tjetrit? Jo. Bardhi e quante Berishën përgjegjës për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e quante babi i Xenit. Berisha e quan përgjegjës Bardhin për vrasjen në Elbasan. Bardhi e quan Nokën të lidhur me krimin e organizuar në Londër dhe që fsheh pasurinë në Gjirin e Lalzit, tani këta bashkohen dhe bëjnë edhe tur të dy bashkë.

Po çfarë ndodh, pse bashkohet Bardhi me Nokën nëse paska qenë i lidhur me krimin, se unë akuza politike bëj ndaj Ramës, të lidhur me pushtetin, që përdor paratë e krimit, që fsheh pasuritë po pse nuk u bashkokemi edhe me Ramën atëherë? Ka nivel mendor mizerabël në të gjithë këtë aksion politik. Mërzitem edhe që e marr seriozisht kur i komentoj këta njerëz sepse nuk e meritojnë as t’u flasësh më. Me lidershipin e partisë kam një ndarje të madhe sot. Janë cingun në shpirt në mëndje, janë të uritur për famë dhe pasuri, për tjetër gjë, jo. Për të prodhuar politikë jo, opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet. Opozita forcohet dhe bëhet kërcënim për pushtetin e kalbur të Ramës vetëm kur ndryshon. Nuk mund të fitosh pa ndryshuar”, theksoi ai

Continue Reading

Politike

Veliaj replikon sërish me analistët: Duan të kapin ndonjë vilë a zarf…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar opinionistët e televizioneve teksa tha se duke e sharë e sulmuar atë medojnë se mund të kapin ndonjë vilë a zarf të radhës.

Nga Farka ku ishte ditën e sotme, ai tha se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se ësht më energjik se kurrë.

“Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër.

Duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë.

Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi.

Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës” – tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Basha fajtor, s’bëri dot asnjë betejë. Pikëlluese të shohësh PD në këtë gjendje

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli bën fajtor Lulzim Bashën për situatën në të cilën ndodhet partia. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Kadilli thotë se Basha nuk bëri asgjë për ta mbajtur partinë të bashkuar dhe për të izoluar aksionin e ndërmarrë nga Sali Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike ka probleme të rënda me të vërtetën ndërsa Foltorja nuk ka asnjë lidhje me atë që proreklamonte, për t’u bërë një parti më demokratike.

Pjesë nga intervista:

Kadilli: Ajo që ndodh në Shqipëri, një magnet që nuk të lejon të shkëputesh edhe sikur të duash është një investim i madh, i bërë nga shumë njerëz për një parti që lindi si shpresë dhe vrau shpresën e opozitarizmit. Është pikëlluese të shohësh në këtë gjendje partinë që lindi si shpresë dhe që nuk po arrin dot të krijojë një projekt politik.

Basha fajtor për situatën ku ndodhet PD?

Kadilli: Ndaj të njëjtin mendim. Në fillim kam besuar fort që përgjegjësia e ndarjes vjen nga aksioni individual i z. Berisha për arsyet e veta politike dhe personale që e çoi partinë në çarje. Ajo që u nis si Foltore nuk kishte asnjë lidhje me atë çfarë proklamonte, nuk kishte asnjë lidhje me idetë politike për të bërë një parti më demokratike më të hapur. Madje shumë teza të manifestit tim politik u keqpërdorën në atë turin e zhurmshëm të Berishës në vjeshtën e vitit 2021. Madje edhe në statut u përfshinë disa gjëra, por nga ai manifest u morën fjalë jo mendime. U mor fraza por jo besimi te ajo vlerë që përfaqësohej.

Dhe përfundimi është që sot unë ndaj më shumë përgjegjësi për z. Basha i cili nuk bëri dot asgjë, asnjë betejë të sinqertë, të vërtetë për të mbajtur PD të bashkuar, për të izoluar aksionin e Berishës. Dhe kur kujtohet të lëvizë, lëviz në mënyrë shumë të cekët, e palidhur me qytetarin. Çdo gjë që thuhet në të dy pjesët e PD, janë politika, nëse do e quaj të tillë, por nuk është politikë që i flet qytetarit. Dhe kjo parti ka probleme të rënda me të vërtetën. Në të dy Kuvendet e PD, ia kam thënë të vërtetën në sy. Dhe nuk mund të jetë fituese e shkuara dhe humbja. Humbja nuk bëhet fitore dhe e shkuara nuk bëhet e ardhme

Continue Reading

Politike

Protesta e mësuesve/ Berisha: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe kauza juaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshte banesës së tij.

Berisha përshëndeti protestën e sotme të mësusve, ndërsa iu bëri thirrje t’i bashkohet protestës së opozitës dhe kauzës së tyre.

Ai tha ndër të tjera se mësuesit janë më të keqpaguarit në rajon, sepse sipas tij fondet për rritjen e rrogave janë vjedhur.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Nderimin më të madh për ju luftëtarë të pamposhtur të kauzës së drejtë.
Miqtë e mi, sot është 1 Maji.

Sot, një grup mësuesish guximtarë protestuan para kryeministrisë dhe kërcënuan për grevë urie për shkak të poshtërimit, të nënçmimit që regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës iu ka bërë atyre në këto 11 vite për shkak të rrënimit katastrofal të shkollës sonë.

Të dëbimit të butë të qindra mijëra nxënësve nga Shqipëria. Për shkak të rënies së tmerrshme vertikale të cilësisë së arsimit në këto vite. Por unë sonte kam një thirrje për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.
Bëhuni luftëtarë të drejtë të kauzës suaj.

Ju sot jeni mësuesit më të keqpaguar në rajon dhe në Europë dhe mos harroni se në vitin 2013 ju ishit mësuesit më të mirëpaguar në rajonin tonë. Por në qoftë se ju sot jeni mësuesit më të përçmuar dhe të keqpaguar, jeni të tillë sepse fondet e bollshme që ekzistojnë për 2 dhe 3 fishimin e rrogave tuaja, janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët aktualë. Të dashur mësuese, mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shërbimeve të tjera, mbroni kauzën tuaj.

Kauza juaj është kauzë e drejtë. Bashkohuni me ne, se beteja jonë kundër hajdutëve që zhdukin në bankat offshore, që zhdukin në pallate dhe hotele luksoze qindra milionë euro, është edhe kauza juaj. Është kauzë e drejtë. Të bashkuar ne firmosim të sigurt më shpejt fitoren që meritojmë.

Continue Reading

Politike

‘Veliaj rast unikal’/ Këlliçi: Është kapur në një aferë 30 milionë euro

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi duke iu referuar Erion Veliajt, tha se sot kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që është i faktuar roli i tij në afera korruptive të njëpasnjëshme, duke filluar nga 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës.

Këlliçi u shpreh se Veliaj është i vetmi zyrtar dhe i vetmi titullar insititucioni që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë.

“Në fokusin e ditës janë dy çështje, inceneratori i Tiranës dhe ‘5D’-ja, dhe padiskutim EcoTirana, për këto të flasi Erion Veliaj. Sot kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që është i faktuar roli i tij në afera korruptive të njëpasnjëshme, duke filluar nga 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe incenerator nuk ka, e thotë vetë Erion Veliaj dhe të gjithë, janë vjedhur 60 milionë euro me depozitimin e dherave nga biznesi i ndërtimit në landfillin e Sharrës dhe janë detyruar të gjithë biznesmenët e ndërtimit, pasi është shpikur kjo tarifë për t’i futur dorën në xhep atyre dhe këto para kanë avulluar dhe me këto para është blerë media, janë mblerë pronarë, është paguar ReportTv, Karlo Bolino, ka marrë truall privat që i’a kanë dhuruar shtetit pronarët për ta kthyer në shkollë gjimnaz në një zonë me 70 mijë banorë dhe e kanë kthyer në një televizion privat në shërbim të Erion Veliaj dhe qeverisë që hedh nga mëngjesi në darkë baltë mbi opozitën dhe denoncuesve dhe ky është fakt. Është i vetmi zyrtar, jo në Shqipëri dhe Ballkan, në Europë dhe më gjerë, i vetmi titullar insitutucioni që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë, kjo nuk ka ndodhur kurrë.”, tha Këlliçi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING