Connect with us

Aktualitet

Pse po shtrenjtohen sërish karburantet?

Çmimet e karburanteve në vend kanë shënuar një rritje të dukshme dy ditët e fundit.

Nafta ka arritur një çmim prej 185 lekë për litër, nga 179 lekë që kishte arritur pak ditë më parë, në pikat e tregtimit Kastrati. Në pikat e tjera, çmimi varion deri në një lekë më pak.

Rritja e fundit ishte e dyta që tregtarët e karburanteve bëjnë që pas shkrirjes së Bordit të Transparencës. Kur Bordi u shfuqizua, nafta tregtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët ishte arritur në 169 lekë për litër, në fillim të muajit maj.

Ndërkohë, rritje ka parë edhe çmimi i benzinës, e cila tashmë tregtohet me 188 lekë, nga 182 që ishte më parë, ndërsa para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Sipas operatorëve të tregut, kjo rritje vjen për shkak rritjes së çmimeve të karburanteve ne bursa, ku nafta ka arritur fillimisht në 780 dollarë për ton dhe tani 900 dollarë për ton, nga 690 dollarë që ishte në fillim të qershorit kur Bordi mori vendimin.

Një arsye tjetër për këto shtrenjtime duket të jetë edhe rritja e kërkesës për naftë.

Nga ana tjetër, monedha me të cilën nafta tregtohet, dollari, duket se ka pësuar një rënie ndaj Lekut, duke u bërë një tjetër faktor për rritjen e çmimeve.

Ndër të tjera, edhe pse Bordi i Transparencës, mbajti vazhdimisht çmime të larta të karburanteve, duket se edhe operatorët e këtij tregu po i shkojnë asaj rruge.

Ndër të parët që kundërshtuan krijimin e këtij bordi, ata u shprehën rreth një vit më parë se ky mekanizëm do t’u pamundësonte atyre furnizimin me naftë në tregjet më të lira, gjë që sipas tyre do mundësonte çmime 5% më të lira se ato të bordit.

Megjithatë, prej vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, deri në shkrirjen e tij, tregtarët e karburanteve e kanë rritur dy herë çmimin.

Veç këtyre, në Shqipëri, nafta është e ngarkuar me 5 taksa shtetërore, si: akciza, taksa e qarkullimit, taksë karboni, TVSH dhe taksë rilicencimi dhe 3 taksa që paguhen nëpërmjet koncesioneve, si taksa për markimin, skanimin dhe pompat. Nga tre taksat koncesionare, nafta ngarkohet në çmim me 4,6 lekë për litër, sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.

Shtuar kësaj edhe faktorët ndërkombëtarë e abuzimet e operatorëve të tregut, shqiptarët e paguajnë tashmë naftën më shtrenjtë, teksa nuk dihet nëse ky trend në rritje do të vazhdojë i pakontrolluar.

Aktualitet

Artan Hoxha: Rrjetet “Encrochat” dhe “SkyECC”, nuk do merren si prova në gjyq

Gazetari Artan Hoxha bën me dije se Gjykata Europiane e Drejtesise ka rrëzua përdorimin si provë në proceset gjyqësore penale, bisedat e përfituara në menyre joligjore nga rrjetet e kriptuara Encrochat dhe SkyECC. Me datë 19 tetor 2022, gjykata e Berlinit ne Gjermani, i është drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtesisë për të sqaruar, se si duhej të vepronte me bisedat e rrjeteve të kriptuara Encrochat dhe SkyeCC.
Zbërthimi i “Sky ECC” nga Franca, përgjimet që zbuluan lidhjet e krimit, politikës, drejtësisë dhe medias!

Vendimi!

“Gjykata Europiane Drejtesisë (Dhoma e Madhe), në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”.
Ky vendim i GJED-së lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlinit(Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkipteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve të bazuara në internet.
Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoritet gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendëshem dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.
Dhoma e Madhe e GJED, përcaktoi qartësisht se depërtimi i pajisjeve terminale, që synojnë nxjerrjen e të dhënave në lidhje me trafikun, vendndodhjen dhe përmbajtjen e bisedave që kryhet nga një shërbim komunikim të bazuar në internet, përbën “përgjimin e telekomunikacionit“
Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar nenin 14(7) të Direktivës, imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së tij nuk u jepet mundësie të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë efikase verejtjet e tyre, për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve.
Nisur nga proceset penale që po zhvillohen në Shqipëri, rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës Encrochat e SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave.
Kjo për shkak se transkiptet jane rezultate të përgjimit masiv, që janë përftuar me nderhyrje në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial shqiptar dhe mos repspektim të garancive kushtetuese për fshehtësinë e korrespondences si dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi.
Vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, detyron gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të perjashtoje perdorimin e traskipteve nëse nuk eshte bërë trasparente mënyra e mbledhjes së tyre.
Gjykata e Apelit në Paris ka dërguar për autoritet gjyqësore shqiptare, vetem një CD me transkiptet e përgjimit masiv, duke mos bërë transparente, jo vetëm te dhënat e pajisjes përgjuese dhe mënyrën e përdorimit të saj, por as vendimin e Gjykatësit Francez që ka lejuar përgjimin.
Po ashtu nuk jane sjelle as vendimet e gjykatesit francez për zgjatjen e afateve të këtyre përgjimeve dhe as çertifikimin e vërtetësisë së rezultateve të pergjimeve./K.C/dritare.net

Continue Reading

Aktualitet

Sot “dita pa makina” në Tiranë/ Kufizohet qarkullimi i automjeteve, si do të kryhet lëvizja

Dita e sotme do të jetë dita pa makina në Tiranë, nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Dita do jetë e mbushur me aktivitete, ndërsa do të kufizohet edhe qarkullimi i automjeteve.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues “Tirana pa makina’, në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:

 – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.

– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

 2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.Ë.Bush”.

 3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

 4. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Continue Reading

Aktualitet

“Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni pre e mashtrimit

“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas.

Oficerët kqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi me iniciale F.Gj, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.

Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici.

Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksisitin, i cili deklaroi “isha taksist , erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë./ Top Channel

Continue Reading

Aktualitet

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!” Ky ka qenë refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë të diel ku kanë kremtuar festën e Pashkës, ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.

Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.

Ntv.al iu uron të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkën

Continue Reading

Aktualitet

E diel nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ja sa parashikohet të arrijnë temperaturat

Kjo e diel do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.Gjatë pasdites, sipas parasjhikimeve, pritet që të ketë vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta. Vranësirat dot ë jenë më të larta në zonat malore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e pakët lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 4-25 gradë Celcius. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 30 km/h.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING