Connect with us

Politike

“Pusho, nuk je niveli im…”/ Publikohen detaje nga debati pa kamera mes Shehut dhe Nallbatit

Është zbardhur debati me dyer të mbyllura në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Rithemelimit. Në mbledhje, Tritan Shehu ka propozuar që aksioni të vijojë pavarësisht se çfarë negociohet, deri në lirimin e Sali Berishës.

Një propozim i tillë është ironizuar nga Bledjon Nallbati, i cili iu drejtua Shehut duke i thënë se s’ka bërë asgjë në këto 6 muaj. Në këtë moment, debati mes tyre ka agravuar derisa ka qenë Flamur Noka ai që ka shoqëruar Nallbatin jashtë për të ulur tensionet .

DEBATI:

Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…

Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.

Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë

Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithsecili të thotë të vetën.

Shehu: Pusho edhe ti!

Nallbati: Mos u merr me mua!

Shehu: Mos u merr ti me mua.

Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve.

Politike

“Italia ha bukë veç”/ Rama zbulon nëse do të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për emigrantët

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nga Mali i Zi se nuk do të ketë një marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët, si ajo me Italinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët që po zhvillon atje Rama u shpreh se Britania e Madhe dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për marrëveshje, por përgjigja e tij mbetet JO. Rama thotë se ua ka shpjeguar arsyet, dhe sipas tij “Italia ha bukë veç.”

“Është shprehur dëshira nga Britania e Madhe e disa vende të tjera, jo vetëm para dhe pas marrëveshjes me Italinë dhe përgjigjja ime ka qenë jo dhe mbetet Jo. Italia është histori tjeter dhe realitet tjetër në tablone e marrëdhënieve tona miqësore dhe ndërkombëtare. U kam shpjeguar arsyet pse Italia ha buk veç”,- tha Rama.

Continue Reading

Politike

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Balla: Kush kundërshton apo i merr jetën një polici, toleranca është zero

Balla: Nuk mund të rri edhe në detyrën e ministrit të Brendshëm që është përballur Policia e shtetit, por që besoj ka solidaritetin e të dy krahëve sa i përket vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, Noruz Cenalia. Pres mbështetjen e secilit prej jush për nevojën që ka policia. Shoqëria duhet të reflektojë për ridimensionimin e dënimeve, por edhe mbështetjes publike, që duhet t’i japim si garantues i vetëm i sigurisë në mënyrë të përditshme.

Ksuh kundërshton me forcë dhe guxon ta thyejë, godasë apo larg qoftë t’i marrë jetën, duhet ta ketë sot të qartë që toleranca e Policisë së Shtetit dhe e drejtësisë duhet të jetë zero.

Continue Reading

Politike

“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës nga Kotori për reformën e re antikorrupsion

Rama ftesë opozitës nga Kotori: Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës.

Continue Reading

Politike

Rama pas Samitit në Mal të Zi: Të hapen rrugët në tregun e përbashkët pa u bërë anëtar të BE-së

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët pas Samitit të Kotorit në Mal të Zi.

Rama: Sot është bërë ribashkimi i Evropës edhe për shkak të kambanës së fortë të alarmit që ra me agresionin rus në Ukrainë. Kemi qenë në themel të këtij ndryshimi, nga një studim mbi përfitimet reale nga vendet rrotull nesh, nga, humnera është shumë e madhe, prandaj ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë ndërkohë që bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të kemi strukturat dhe nivelin e performancës që ta meritojmë anëtarësimin duhet më shumë mbështetje, duhet të hapen rrugët e integrimit pa qenë nevoja të jemi anëtarë, të hapen rrugë në tregun e përbashkët evropian, të gjitha ato pjesë të strukturës së bashkëjetesës së BE, ku vendet tona mund të përfshihen pa qenë anëtare. ka një paketë financiare të konsiderueshme, por përtej kësaj e cila do të ndahet mes vendeve bazuar në reforma, po ju jap një shembull të thjeshtë nga mekanizmate  tjerë, vetëm se ne jemi thuajse gati dhe besoj do të prezantojmë në tryezën e  e be të kërkesën që të hyjmë në sistemin SEPA të gjitha transfertata e Shqipërisë nga be në Shqipëri do të jenë njësoj si brenda BE.

Continue Reading

Politike

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, del nga SPAK: Nuk mund të flas…

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pas 4 orësh doli nga ambientet e SPAK. Më 28 Mars, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, i kërkoi SPAK që të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kujtojmë se Gjykata e Durrësit ,pushoi çështjen ndaj, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

GJKKO i kërkon Prokurorisë së Posaçme, që të marrë dosjen që ndodhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

“Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 30.11.2023, është regjistruar kërkesa penale me nr. 23/113 akti, ardhur për shkak të deklarimit të mos kompetencës lëndore nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: “Pushimin e procedimit penal nr. 317 të vitit 2017, të regjistruar pa autor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, me palë kërkuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe kallëzues Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 75/a, 128, 128/a, 329, 329/a, 329/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 23, datë 26.03.2024, vendosi:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.

Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING