Connect with us

Kosova

Qeveria e re e humbur në mjegull/ Kurti kërkon të bëjë dy palë zgjedhje bashkë

Analisti Adri Nurellari duke komentuar zgjedhjet lokale në Kosovë, ku Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, mori një rezultat zhgënjyes, teksa fitoi në vetëm tre bashki, tha se LVV humbi për shkak të zhgënjimit të votuesve nga Albin Kurti për formimin e qeverisë së re. Sipas analistit, ka pasur parti politike që kanë pasur më pak vota se Kurti dhe kanë formuar më lehtë qeverinë.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Nurellari thekoi se Albin Kurti po kryen qëllimisht shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

“Kjo është hera e disatë që Kurti është duke bërë shkelje Kushtetuese për ta zvarritur, pasi ai e di që mund ta presin dy palë zgjedhje, dhe  prandaj po i zvarrit dhe po gjen ‘sebete’. Edhe zgjedhja e nënkryetarit nga serbët është bërë me qëllim, që ta provokojë listën serbe për të pasur një efekt elektoral”, deklaroi Nurellari

Më tej analisti shtoi se zgjedhjet në Kosovë janë të pashmangshme, pasi sipas tij Kurti nuk i ka votat për të zgjedhur Presidentin e Kosovës, i cili kërkon 81 vota në Kuvend.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Nëse presidenti nuk zgjidhet në disa raunde, atëherë do të kemi automatikisht zgjedhje të parakohshme. Është e vështirë të besohet që Kurti do arrije ta zgjedhë presidentin. Me sa duket, ai po kërkon që të bëjë dy palë zgjedhje bashkë”, theksoi Nurellari.

Advertisement