Connect with us

Aktualitet

Rama: Do të ketë ndryshime në mjekësi dhe arsim përsa i përket pagave

Tashmë është zyrtare. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 40%, ndërsa për arsimtarët 15%. Kryeministri Edi Rama përmes një konference përkrah ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe asaj të Financave, Anila Denaj tha kjo rritje vjen pavarësisht dy goditjeve që ka pësuar vendi duke pasur parasysh tërmetin dhe situatën e pandemisë.

Kryeministri u shpreh se këto dy sektore janë jetike për vendin për të sotmen dhe për të ardhmen.

“Japim zyrtarisht lajmin për rritjen e pagave për të gjithë bluzat e bardha dhe për arsimtarët. Janë dy kategori që meritojnë gjithmonë më shumë dhe që në këto kushte pavarësisht të gjithë shtrëngesave krijuar nga dy goditje të mëdha njëra pas tjetër, tërmeti dhe Covid-i kemi detyrimin që t’u japim sot një mbështetje të fortë për të shpërblyer mundin profesionalizmin angazhimin me dy kategori shoqërore, një kategori e lëvizsshme shoqërore fatmirësisht”.

Rritja e pagës do të hyjë në fuqi nga 1 Janari. Kreu i qeverisë gjithashtu bëri të ditur se në javën e ardhshme do të komunikojë ndryshime të tjera që lidhen me taksimin e ndershëm.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *