Politike
DREJTESIA SOT KERKON KOKAT TONA
Grupi udhëheqës i këtij vendi, jetojmë brenda një paradoksi, sa të padrejtë dhe të dhimbshëm dhe të pashmangshëm. Ne ishim ata që e projektuam reformën në drejtësi dhe diktuam rreshtat, pa na trysnuar askush. Nëse s’do kishte një kalë q të tërhiqte karrocës, ata të rrugës së Elbasanit apo dhe të rrugës Durrës-Bari-Brindisi, nuk kishin nga ta shpiknin kalin se këtu ishin që në 91. Të paktën unë personalisht nuk e kam imagjinuar si shëtitje, përkundrazi e dija që do të vinte nga gjak dhe baltë mbi ne. Ishte përpjekje e vërtetë për ta dorëzuar shpatën në duart e njerëzve të drejtësisë. Dhe ajo shpatë në duar te një pushteti që nuk do të ishte në kontrollin tonë, do të kërkonte kokat tona. Kështu funksionon për ta marrë me mend këtë nuk duhet të ishe as profet as fallxhor, por të ishe një lexues kurioz i revolucioneve. Përmbysjet që i bëmë sistemit të vjetër ishte revolucion. Drejtësia sot është e re dhe pikërisht nuk është as e paanshme as profesionale, drejtësia sot është si qeveria shqiptare e vitit ‘92. Fuqi e madhe politike traditë demokratike jo dhe autokontroll që varion 0-4 por që mbetet mbi notën kaluese. Jemi ende me shifrën më alarmante të praburgosurve dhe të 2 pas Rusisë në raportin mes dënimeve dhe pafajësisë. Paradoksi ndërkohë që falë nesh, nën udhëheqjen dhe deri me lëkurën tonë për bëhet në Shqipëri ky transformim që do të hyjë në histori si epokal mbi një drejtësi të re dhe të pavarur, por që e ka marrë shpatën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit me besim, qeveria goditet pa pushim si më e korruptuara dhe Shqipëria baltoset si më e kriminalizuara. Shihni si urutrinjtë tenxheret që prokuroria nuk i heton dhe se i ka prej kohësh dosjet atje për pastrim parash dhe evazion fiskal me fakte. Si gëlltitet kjo burracakëri që bëjnë trimat që bëjnë shpatarin e verbër me punonjësit shtetit dhe me politikanët e PS. Për gjthëfarlloj çështjesh dhe akuzash, nga ato serioze deri tek shpërdorimet imagjinare të detyrës së punonjësve të administratës dhe friken si pulat nga nga dy uturakët më të mëdhenj të pazarit mediatik, që e bombardojnë publikun me jashtënxjerrjet e lloj lloj personazhesh në ekran dhe paratë të zezë në dorë, ndërkohë që dosjet me fakte për riciklimin e parasë së pistë dhe evazion fiskal janë në prokurori prej vitesh”, tha Rama.