Politike
Rama për opozitën: Në 2027 do habiten kur të mbeten dhe pa ato 6 bashki që kanë sot
Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndaluar tek zgjedhjet të cilat do të mbahen në vitin 2027. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se opozita do habiten kur të mbeten dhe pa ato 6 bashki që kanë aktualisht.
Rama tha se në asamblenë e radhë do të lançojnë dhe fushatën e re të anëtarësimeve në PS. Fjalimin e tij e përmbylli duke thënë se kur të tjerët meren me humbjen e shkuar, duke nënkuptuar PD-në, qeveria merret me fitoren e rradhës.
“Në asamblenë e radhës do të lançojmë dhe fushatën e re të anëtarësimeve në PS, që do jetë, sepse ne e kemi bërë gjithmonë, që do jetë fusha e pranverës, sepse kur të tjerët merren me humbjen e shkuar, ne merremi me fitoren e radhës.
Kemi zgjedhjet në 2027 dhe nëse gjërat do vazhdojnë kështu dhe nëse ata do vazhdojnë të besojnë se ne do biem nga shiu, nga dëbora apo nga proceset e drejtësisë, rruga e të cilave është hapur dhe garantohen prej nesh, ata le të jetojnë me këtë shpresë, se në 2027 do habiten kur të mbeten dhe pa to 5 apo 6 bashki që i kanë sot”, tha ai.