✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama pret ambasadoren e re zvicerane, në fokus arsimi dhe biznesi

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt.

Takimi ishte i pari prezantues mes ambasadores Walt dhe kryeministrit Rama. Sipas njoftimit të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, diskutimet u përqendruan te programi i bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë, me vëmendje të veçantë te arsimi profesional dhe mundësitë për bizneset zvicerane në vend.

“Ambasadorja Walt zhvilloi takimin e parë të prezantimit me Kryeministrin Edi Rama. Diskutimet u përqendruan në programin e bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë, veçanërisht në përparimin e bërë në forcimin e arsimit profesional dhe në mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë.

Takimi zhvillohet në kuadër të nisjes së mandatit të ambasadores së re zvicerane në Shqipëri dhe të vijimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Advertisement