Politike
Rama pret delegacionin e Kongresit amerikan, publikohen pamjet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me përfaqësues të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë fotografi nga kopshti i Kryeministrisë, ku shfaqet së bashku me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, dhe përfaqësuesit e Kongresit amerikan.
Në postimin e tij, kryeministri është shprehur: “Sot në kopshtin e Kryeministrisë me përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL)”.
Nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi çështjet e diskutuara gjatë takimit.