Connect with us

Bota

Raporti – 42 gazetarë janë vrarë dhe 235 janë burgosur gjatë vitit 2020

BOTË-Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, ka zbuluar se dyzet e dy gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në krye të punës gjatë këtij viti, ndërsa 235 të tjerë janë në burg për çështje që lidhen me punën.

Sipas The Guardian, Meksika kryesoi listën e 2020, me numrit më të lartë të gazetarëve, ku janë regjistruar 13 vrasje, më pas vjen Pakistani me pesë, Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria që kanë shënuar tre vrasje secila.

Bëhet e ditur, se numri global i  vrasjes së gazetarëve ka pësuar një rënie kohët e fundit, duke e krahsuar me 30 vite më parë që federata ka filluar numrin vjetor.

Anthony Bellanger, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), ka thënë se ulja e numri të vdekjeve kohët e fundit nuk tregon se ka një ulje të rrezikut që gazetarët përballen çdo ditë.

Ulja e vrasjeve të gazetarëve në vitet e fundit nuk mund të maskojë rrezikun vdekjeprurës dhe kërcënimet që gazetarët vazhdojnë të përballen për kryerjen e punës së tyre,”-ka thënë ai.

Në tre dekada IFJ-ka ka shënuar në total, 2,658 gazetarë të vrarë gjatë punës së tyre.  IFJ, e cila ka 600,000 anëtarë në 150 vende, gjithashtu numëroi shumë gazetarë që janë burgosur, shpesh pa akuza, nga qeveritë për ti shpëtuar vëzhgimit të veprimeve të tyre.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *