Europa League është në fazën e 1/8, teksa sot u zhvilluan ndeshjet e para në këtë raund. Me fillim në 18:00, Roma fitoi 2-0 me Real Sociedad në ‘Olimpico’. Për djemtë e Mourinhos shënuan El Shaarawy dhe Marash Kumbulla. Detyrën në shtëpi e bëri edhe Leverkusen, që fitoi 2-0 me Ferencvaros. Në Portugali, Sportingu i Lisbonës dhe Arsenali barazuan 2-2 mes spektaklit. Gjashtë gola edhe në Berlin, aty ku Union barazoi 3-3 me Royale Union të Belgjikës.
Në përballjet e orës 21:00, Manchester United fitoi 4-1 me Betis në “Old Trafford”. Për të besuarit e ten Haag shënuan Rashford, Antony, Fernandes dhe Ueghorst, teksa shkurtoi përkohësisht Perez. Në Torino, Juventus iu fal Di Marias për të mposhtur Freiburgun, Sevilla fitoi 2-0 me Fenerbahcen, ndërsa Shakhtar dhe Feyennord barazuan 1-1.
Në “Olimpico”, Roma vendase fitoi 2-0 me Real Sociedad për ndeshjen e parë në fazën e 1/8 në Europa League. Sfida nisi mirë për italianët që shënuan me El Shaarawy në minutën e 13-të të takimit. Në pjesën e dytë në fushë u fut edhe Marash Kumbulla, me mbrojtësin e Kombëtares që shënoi golin e dytë për Romën në minutën e 87-të. Pas asistit të Dybala, shqiptari i futur nga stoli tundi rrjetën me kokë duke i dhënë një fitore me vlerë të tijve edhe për ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave.
Në Lisbonë, Sportingu dhe Arsenali barazuan 2-2 për ndeshjen e parë të 1/8 në Europa League. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Topçinjtë” me Saliba në minutën e 22. Nga ky moment, Sportingu mori frenat e lojës dhe përmbysi me Inacio në të 34 minutë dhe Paulinho në të 55 minutë. Do duhej Granit Xhaka që në minutën e 62 të detyronte Morita të shënonte autogol në portën e Sporting për rezultatin final 2-2. Gjithçka mes dy skuadrave mbetet e hapur për kualifikimin, teksa ndeshja e kthimit në “Emirates” është pas një jave.
Në “Allianz Stadium” në Torino, Juventus fitoi 1-0 me Freiburgun për ndeshjen e parë në 1/8 e Europa League. “Zonja” iu fal sërish njeriut të mbrëmjeve evropiane, Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi në minutën e 53 një gol të bukur me kokë. Pas krosimit të Kostic, Di Maria i harruar në zonë mposhti gardianin mik. Gjermanët ia dolën të vendosnin ekuilibrat në të 62 minutë me Holer, por pas konsultës me VAR goli u anullua për pozicion jashtë loje. Tanimë bardhezinjtë e Allegrit kanë një shans më shumë për të mbrojtur rezultatin e këtij dueli, me ndeshjen e kthimit që do zhvillohet në 16 mars në Gjermani.
VIDEO / Taulant Xhaka nuk e duron provokimin kundërshtarit, e ndjek deri në zhveshtore
Mesfushori Taulant Xhaka s’e ka duruar provokimin e portierit kundërshtar, ku vendosi ta ndjek deri në zhveshtore e pastaj ndërhynë lojtarët për t’i ndarë.
Baseli mori një fitore të madhe 2:0 ndaj Lausenn-Sport, por pas pjesës së parë ndodhi një incident mes lojtarëve.
Kapiteni i Baselit Xhaka vrapoi nga gjysma e fushës në kabinë për t’u përleshur me portierin Jeremy Vachoux, i cili ngacmojë tifozët e skuadrës kundërshtare
Duke paë mënyrën si Xhaka iu afrua kundërshtarit, lojtarët e dy skuadrave reaguan menjëherë për t’i ndarë e qetësuar situatën.
Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe ‘prek’ titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League
Manchester City fitoi 0-2 kundër Tottenham në Londër edhe është me “një dorë” te titulli kampion për të katërtin vit radhazi në Premier League. Haaland me dopietë bëri që Tottenham zyrtarisht të jetë jashtë Champions League për edicionin e ri.
Në Londër ndeshja nisi me skuadrat të kujdesshme. Dueli i prapambetur për raundin e 34-t u zhbllokua nga Haaland në minutën e 51. Sulmuesi nuk gaboi pas asistit të De Bruyne dhe me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën.
Në minutën e 69 City u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar, me portierin Ederson që doli i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Ortega. Pikërisht ky i fundit bëri heroin e “Qytetarëve” duke ndalur Son në një aksion “tek për tek”, me pritjen me këmbë që ishte deçizive në minutën e 85-të.
Në shtesën e parë sërish Haaland ktheu në gol një penallti të fituar nga Doku, duke bërë që pas javës së 37-të Man. City të rikthehet në krye të Premier League me 88 pikë, dy më shumë se Arsenali.
Do jetë e diela e 19 majit kur Premier League do zhvillojë javën e fundit të sezonit, atë të 38-të dhe Manchester City duhet të fitojë në shtëpi kundër West Ham për të mbrojtur titullin kampion, teksa Arsenal duhet të shpresojë në “një nder” nga West Ham dhe të fitojë kundër Everton për të fituar trofeun e Premier League. Dukshëm City është me “një dorë” te titulli kampion.
Nga Premier League zyrtarisht në Champions League për sezonin e ri do marrin pjesë ekipet e Man. Cityt, Arsenalit, Liverpoolit dhe Aston Villas.
Finalja e Kupës së Italisë, Gasperini “kërcënon” Juventusin: Objektivat i kemi të qarta
Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini doli në konferencë në prag të finales së Kupës së Italisë ndaj Juves.
“Gjithmonë kam menduar se Kupa e Italisë ishte trofeu i vetëm i mundshëm për Atalanta-n, duke qenë se Champions League dhe titulli i Serie A janë të paarritshme. Ne kemi një dëshirë të madhe për të fituar në finalen e Kupës së Italisë.
“Sfida ndaj Liverpool ndryshoi gjithçka? Në Europa League po, jo në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Rrugët ishin të ndryshme në këto kompeticione. Ndeshja ndaj Liverpool-it na ndërgjegjësoi për të arritur në finale e Europa League. Ndërsa në Kupën e Italisë pika e kthesës ishte në ‘San Siro’ kundër Milan-it” – tha ai.
Guardiola para Tottenham: City ka opsion vetëm fitoren, trofeu i Premier League kalon nga ndeshja e radhës
Pep Guardiola, traneri i Manchester Cityt, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Tottenham.
“Kemi vetëm një opsion, fitoren. Nëse nuk fitojmë, nuk marrim dot trofeun e Premier League.
E keni parë ndeshjen e Arsenalit? Po, po bëjnë mirë.
Jemi të fortë për disa arsye. Hierarki, klub i fortë, organizim i fortë, lojtarë të fortë, jemi mjaft të përulur për të kuptuar se në çdo ndeshje mund të humbësh dhe në të njëjtën kohë mund të fitosh… Konsistenca ka qenë aty, ky është realiteti…”- tha ai.
Juventusi turpërohet nga Salernitana, Bologna zyrtarisht në Champions League! Kumbulla shënon
Serie A e futbollit është në raundin e 36-të. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 12:30, me Lazion që mundi 2-0 Empolin dhe siguroi vendin në Europa League për sezonin që vjen. Në 18:00 Juventusi u turpërua 1-1 nga Salernitana, për të marrë barazimin e pestë radhazi. Në 20:45 Atalanta mundi 2-1 Romën në një ndeshje direkte për zonën Champions League. Italia ka tani edhe 4 ekipet e Superkupës në sezonin e ardhshëm: Inter, Milan, Juventus dhe Atalanta. Bologna dhe Juventus zyrtarisht sezonin e ri do jetë pjesë e Champions League.
Në “Olimpico” Lazio u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Empolit. Java e 36-të e Serie A pa në fushë derbin e shqiptarëve, me Hysajn që fitoi kundër Ismajlit dhe Shpendit, ndërsa Berisha ishte i padisponueshëm për shkak lëndimi. Patric dhe Vecino shënuan nga një gol për pjesë, me Lazion që për momentin është në vendin e shtatë me 59 pikë. Empoli me 32 pikë rrezikon mbijetesën. Për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti Ismajli, teksa Shpendi u fut në minutën e 77-të. Ndërkohë Hysaj te Lazio luajti për 90 minuta të plota.
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi në fraksionin e dytë. Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.
‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.
Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.
Serie A, raundi 36-të:
E diel, 12 maj 2024
12:30 Lazio 2-0 Empoli
15:00 Genoa 2-1 Sassuolo
15:00 Verona 1-2 Torino
18:00 Juventus 1-1 Salernitana
20:45 Atalanta 2-1 Roma
Renditja:
Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta mposht 2-1 Romën dhe i merr vendin në Champions League
Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.GOLAT E NDESHJES (KLIKO)
Juventus hija e vetvetes, Salernitana e rrëzuar në Serie B e barazon 1-1 në Torino
‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.
Marash Kumbulla i pafat, shënon autogol dhe dërgon Sassuolon drejt Serie B
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi 2-1 në fraksionin e dytë.Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.
Lazio fiton 2-0 ndaj Empolit dhe siguron Europa League, Ismajli dhe Shpendi në fushë
Në “Olimpico” Lazio u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Empolit. Java e 36-të e Serie A pa në fushë derbin e shqiptarëve, me Hysajn që fitoi kundër Ismajlit dhe Shpendit, ndërsa Berisha ishte i padisponueshëm për shkak lëndimi. Patric dhe Vecino shënuan nga një gol për pjesë, me Lazion që për momentin është në vendin e shtatë me 59 pikë. Empoli me 32 pikë rrezikon mbijetesën. Për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti Ismajli, teksa Shpendi u fut në minutën e 77-të. Ndërkohë Hysaj te Lazio luajti për 90 minuta të plota.