Aktualitet
Rrëmbimi i urdhëruar nga Agasi ishte gënjeshtër/ Maks Haxhia: SPAK pranoi se gënjeu
Avokati Maks Haxhia ka deklaruar se informacioni që ka rrjedhur nga gjykata në publik, lidhur me një rrëmbim të supozuar se u urdhërua nga Ergys Agasi, nuk është i vërtetë.
“Problemi është se janë tre plane kryesore. Plani i sulmit politik, plani i opinionit me informacione për këtë çështje dhe plani i klientit në pozitën e tij individuale, por mbi të gjitha është situata në këtë institucion.
Prandaj SPAK duhet të jetë i kujdesshëm që të ketë parasysh jo vetëm ushtrimin e ndjekjes penale, por të mos dëmtojë veprimtarinë e institucionit, të mos hedhë në publik gjëra që sot po konstatojmë që janë të pabazuara.
Mund të sjell në lidhje me z. Agasi, dosja vajti mbi bazën e një grupi të strukturuar kriminal, ku kishte edhe një akuzë të rëndë për rrëmbimin e një personi. Në opinion u hodh video që ishte një makinë, ku institucioni ka marrë vendimin që nuk është kjo makina, e as këta persona. Gjykata ka dhënë masë arresti, a ka të drejtë tani t’i thotë tani “më ke çorientuar”?
Kemi një vendim ku vetë SPAK i ka kthyer personit automjetin dhe thotë se nuk është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Hajde t’i mbushim mendjen publikut se shiko çfarë ka ndodhur. Ku është reputacioni i gjykatës?” – deklaroi avokati