fbpx
NTV
No Result
View All Result
18/12/2020 , 16:17
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/12/2020 , 16:17
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

RROFTË LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL-ÇLIRIMTARE

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT

by Golemi
29/11/2020 , 15:52
0 0
RROFTË  LUFTA  ANTIFASHISTE  NACIONAL-ÇLIRIMTARE
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Sot bëhen 76 vite nga dita e parë e lirisë. Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.
Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë.
Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore.
Nderimi i këtyre sakrificave është në dinjitetin e çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të kësaj Lufte, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari.
Ka patur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve.
Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e tregohet gjithë këto vite. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasoi pas vitit1945.
Prandaj, nderimi që i bëhet çdo dëshmori që dha jetën për Çlirimin e Atdheut, çdo nderim që bëhet në familjet e dëshmorëve është një vlerë që shoqëria jonë duhet ta përçojë në brezat e ardhshëm. Dhë nëse për këto të vërteta nuk ju bindim ne socialistët shqiptarë, që e kemi për nder të kemi mes nesh pasardhësit e partizanëve, çlirimtarëve dhe veteranëve të kësaj Lufte epike, bëni durim, lexoni e rilexoni çfarë thonë aleatët e mëdhenj të partizanëve shqiptarë.
Lexoni çfarë ka shkruar që në vitin 1943 Uinston Çërçill, Kryeministri i Britanisë se Madhe ne Luftën e Dyte Botërore dhe një antikomunist i denjë e i respektuar dhe jo qesharak si anti-partizanët e sotëm shqiptarë:
“Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanikë te ndërlidhjes janë pranë këtyre partizaneve dhe i kane çmuar lart cilësitë e tyre luftarake ne zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”.
Ndërsa një vit më vonë, kur në malet e Ballkanit po frynte era e çlirimit dhe e lirisë, Çërçill, do të shkruante: “Në malet e thepisura të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Greqisë rezistenca e fuqishme kundër Gjermanisë ka mbërritur në kulmin e ashpërsisë”.
29 Nëntor – Dita e Çlirimi
Tags: balla 29 nentorkryesore

Related Posts

Diaspora e Shqipërisë në Shifra, 2020
Aktualitet

Diaspora e Shqipërisë në Shifra, 2020

18/12/2020 , 15:55
Shqipëria, ndër 10 shtetet e Europës me peshën më të lartë të energjisë së rinovueshme
Aktualitet

Shqipëria, ndër 10 shtetet e Europës me peshën më të lartë të energjisë së rinovueshme

18/12/2020 , 13:42
Kushi: Shkolla mbyllet më 24 dhjetor dhe do të rifillojë më…
Aktualitet

Kushi: Shkolla mbyllet më 24 dhjetor dhe do të rifillojë më…

18/12/2020 , 13:38

Recent Posts

  • Është KOHA PËR RESTART! TË BASHKOHEMI PËR SHQIPËRINË!
  • Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit
  • Diaspora e Shqipërisë në Shifra, 2020
  • Mali i Zi kthen timonin nga Rusia, Abazoviç: Na bashkon historia!
  • BERZH, 10 mln euro kredi për SME-të më të prekura nga kriza ekonomike në Shqipëri

Kategorite

  • Aktualitet (769)
  • Bota (759)
  • Ekonomi (129)
  • Foto lajm (9)
  • Horoskopi (66)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (134)
  • Kronike (146)
  • Kulture (37)
  • LAJMI I FUNDIT (11)
  • Lifestyle (322)
  • MEMORIE (3)
  • Moti (67)
  • OPINION (20)
  • Pinknews (386)
  • Politike (252)
  • Rajon (85)
  • REAGIM (43)
  • Shendeti (269)
  • Shkrime (2)
  • Shtypi Dites (10)
  • Sociale (51)
  • Sport (179)
  • Videonews (191)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!