Connect with us

Bota

Rusia dyshohet se ka sulmuar kompaninë amerikane

Një kompani e mirënjohur amerikane për siguri kibernetike, FireEye, ka thënë se ka qenë shënjester e hakerëve me “kapacitetet të klasit botëror”, duke besuar se hakimi ka qenë i sponsoruar nga shteti.

Në një blog të publikuar më 8 dhjetor, Kevin Mandia, ka thënë se hakerët kanë hyrë ne rrjetin e kompanisë dhe kanë vjedhur mjetet për testim të sigurisë së konsumatorëve.

“Sulmuesi fillimisht ka kërkuar informacion lidhur me konsumatorë të caktuar qeveritarë”, ka shkruar Mandia, pa përmendur emra.

Në blog nuk është thënë se kur është vërejtur sulmi. Aty është thënë se kompania është duke hetuar sulmin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Matt Gorham, ndihmës-drejtor në Departamentin për Kibernetikë në FBI, ka thënë se “niveli i lartë i sofistikimit të hakerëve ka qenë në përputhje me një shtet”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë se hakerët e sofistikuar shtetërorë mund të modifikojnë mjetet e vjedhura dhe t’i përdorin në të ardhmen kundër qeverisë apo shënjestrave të industrisë.

Shumë pjesëtarë të komunitetit të kibernetikës dyshojnë te Rusia për hakim, duke përfshirë Jake Williams, president i kompanisë për siguri kibernetike, Rendition Infosec.

“Mendoj se ajo që dimë për operacionin është në përputhje me shtetin e Rusisë”, ka thënë Williams.

“Edhe nëse nuk janë prekur të dhënat e konsumatorëve, kjo është fitore e madhe për Rusinë”.

FireEye është kompani me bazë në Kaliforni, që angazhohet nga kompani dhe qeveri në gjithë botën për mbrojtje të tyre nga hakimi.

Kjo kompani ka qenë në krye të hetimeve rreth grupeve hakuese të përkrahura nga shteti, dhe ka luajtur rol në identifikimin e Rusisë si protagonist në një mori hakimesh, duke përfshirë sulmet e viteve 2015 dhe 2016 në rrjetin energjetik të Ukrainës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *