Connect with us

Bota

Sa vdekjeprurëse është Corona? Studimet…

Numri i infektimeve të reja në Gjermani që nga fillimi i tetorit është rritur ndjeshëm. Që nga mesi i nëntorit, me pak ndryshime vihet re një ulje e lehtë e infektimeve, por ato mbeten të larta. Ndërkohë shifra e infektimeve i ka kaluar 1 milionët. Prej javësh ekspertët paralajmërojnë, se rastet me simptoma të rënda si edhe rastet e vdekjeve do të shtohen – me pak vonesë -por ato pasojn pas rritjes së numrit të infektimeve. Këtë e paralajmëroi kreu i Shoqatës Gjermane të Spitalve, Gerald Gaß më 2 nëntor për gazetën “Bild”. “Në dy javë deri 3 javë do të kemi numrin më të lartë të pacientëve të trajtimit intensiv që do të kalojnë numrin e prillit.” Kurse Ralf Krumkamp nga Qendra gjermane për Studimet e Infektimeve thotë, se rritja e numrit të vdekjeve po dukej që në nëntor.

“Rritja e numrit të vdekjeve vjen pak më se vonesë se rritja e numrit të infektimeve. Aktualisht po rritet numri infektimeve tek personat mbi 80 vjeç. Prandaj ka gjasa që të shohim rritje të numrit të vdekjeve”, tha Krumkamp për DW. Aktualisht në Gjermani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me Corona ka arritur këto ditë shifra rekord. 426 vetëm të enjten e kaluar. Kurse të shtunën e kaluar u regjistruan 379 vdekje nga personat e testuar me Corona, njoftoi Instituti Robert Koch.

A është vala e dytë e Coronës më goditëse se para?

Për të dhënë një përgjigje për këtë duhet parë njëherë, se cilat shifra merren për të analizuar. Parë nga numri i infektimeve, vala e dytë është më e rëndë se e para. Nëse në valën e parë shifrat u ngjitën në 6000 raste në ditë, gjatë valës së dytë shifrat janë rritur në më shumë se 23.000 raste në ditë. Por këto shifra duhen parë edhe në kontekstin e testimeve. Nëse në pranverë testoheshin 300.000-400.000 raste në javë, tani testohen 1,2-1,7 milionë persona në javë. Por shifra e pazbuluar në pranverë duhet të ketë qenë më e lartë. Kurse tek numri i vdekjeve pamja është ndryshe: Në valën e dytë është arritur shifra më e lartë e vdekjeve, me më shumë se 400 raste në ditë, në këtë javë.

A është vdekshmëria më e lartë tani?

Jo, deri më tani, madje e kundërta është e ëvrtetë. Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga Corona në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve është aktualisht më i ulët se në pranverë. Kështu Instituti Robert Koch regjistroi në prill 2020 një shifër prej 6,98% (java kalendarike 16.) të vdekjeve. Ndërsa në tetor 2020 kjo shifër është 0,94%. Të dhënat e vdekshmërisë për nëntorin nuk mund të merren ende për bazë, sepse ende nuk dihet si do të jetë në fund të muajit ecuria e rasteve të sëmundjeve me Corona. Tek shifra e viktimave të Coronës duhet parë referimi tek shifra e përgjithshme dhe kjo është më e lartë, për shkak të shtimit të testimeve, Edhe në këtë kontekst, kjo shifër është më e ulët se në pranverë. Një faktor mund të jetë mbrojtja më e mirë e grupeve të rrezikut. “Tek rastet aktuale të vdekjeve kemi një vlerë, të cilën mund ta hulumtojmë më mirë”, thotë Ralf Krumkamp. “Tek rastet e infektimeve anashkalohet ecuria e rasteve me simptoma të buta të sëmundjes, nëse nuk teston rregullisht. Rastet e rënda dhe ato vdekjeve regjistrohen më mirë, sepse ato janë me relevancë klinike.”

Vdesin më shumë njerëz aktualisht se më parë?

Si në shumë vende të tjera po ndërrojnë jetë këtë vit më shumë njerëz se vitet e kaluara, edhe në Gjermani. Por të dhënat janë të ndryshme. Në Gjermani ka më pak raste vdekjeje se në vendet e tjera europiane. Por edhe këtu përhapja e virusit Corona ka çuar në një vdekshmëri më të lartë. Më vështrimin drejt Europës, trendi është më i qartë: Sipas të dhënave të projektit” European mortality monitoring” (Euromomo) në pranverën 2020 dhe aktualisht vdekshmëria në kontinent është dukshëm më e lartë. Statistikat tregojnë dallime: Në vende si Spanja, Franca, Belgjika vdekshmëria është shumë më e lartë. në vende të tjera si Finlanda apo Greqia ajo është në vlera mesatare. Përgjigja për pyetjen, nëse aktualisht vdesin më shumë njerëz se zakonisht, është e ndryshme nga vendi në vend.

DW

Bota

“Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re”/ Biden: Armëpushimi në Gaza do të zbatohet në tre faza

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re armëpushimi, e cila madje është gati për tu zbatuar menjëherë. Në fjalën e tij, presidenti amerikan tha se plani për armëpushim, i propozuar nga Izraeli, do të zbatohet në tre faza.

Faza e parë përfshin një armëpushim të plotë dhe total dhe tërheqjen e ushtarëve të IDF nga të gjitha zonat e banuara në Gaza. Gjithashtu është planifikuar lirimi i disa prej pengjeve dhe shkëmbimi i tyre me të burgosur palestinezë. Gjithashtu Biden shtoi se 600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rripin e Gazës.

Faza e dytë kërkon një ndërprerje të përhershme të armiqësive dhe lirimin e pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët e mbajtur nga Hamasi. Kjo do të thotë një fund i përhershëm i armiqësive. Së fundi, faza e tretë do të përfshijë restaurimin e Rripit të Gazës. Pasi të arrihet, kjo fazë do të përfshijë gjithashtu kthimin e eshtrave të pengjeve që vdiqën në duart e Hamasit.

Biden shpjegoi se SHBA-ja është e fokusuar në mënyrë të pamëshirshme në gjetjen e një fundi të përhershëm të luftës dhe lirimin e pengjeve. SHBA synon të krijojë një të nesërme më të mirë për Rripin e Gazës.

Ai gjithashtu i kërkoi Hamasit të mbështeste planin. Është një moment me të vërtetë vendimtar. Izraeli ka bërë propozimin e tij dhe Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse vërtet e nënkupton këtë. Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen,” tha Biden.

Presidenti amerika tha se tani është koha që të gjithë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që Hamasi të vijë në tryezën e bisedimeve.

Continue Reading

Bota

Biden apo Trump? Eksperti austriak parashikon zgjedhjet presidenciale në SHBA

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë një parashikim për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai u shpreh se ka shumë spekulime mbi atë se kush do fitojë zgjedhjet në SHBA, por që sipas tij edhe këtë herë do të fitojë Bideni.

“Bota dhe Ballkani po spekulojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA. Për shqiptarët, Biden është alternativa më e mirë dhe ai do të fitojë”, shprehet ai në një intervistë për Bota Sot

Sipas Fehlingerit, janë disa arsye se pse Biden do ta mposhtë Trumpin në zgjedhjet presidenciale.

Ai tha s Trump ka marrë një goditje të madhe nga dënimi i fundit, duke paralajmëruar se e presin probleme të mëdha ligjore në muajt në vijim.

 

 

“Biden ka fituar 7 milionë vota më shumë në vitin 2020. Trump ka udhëhequr një kryengritje kundër Zëvendëspresidentit të tij, tani dënimi i fundit është një sinjal se e presin probleme të mëdha ligjore në 2024.

Biden ka një axhendë shumë të suksesshme të rimëkëmbjes së brendshme pas COVID, një ekonomi në rritje dhe e ka menaxhuar relativisht mirë luftën në Ukrainë.

Ai miratoi paketën ndihmëse për Ukrainën kundër opozitës së Trump dhe Putinit, ku municionet amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë po bëjnë shumë ndryshim në Frontin Lindor dhe shteti rus po shkatërrohet, pasi në dy vite e gjysëm luftë, pala ruse ka pësuar humbje të mëdha”, shprehet ai.

Continue Reading

Bota

U shpall fajtor për 34 akuza, reagon për herë të parë Donald Trump

Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale pasi u shpall fajtor për 34 akuza.

Në një mesazh të gjatë në platformën “Truth Social”, ai kërkoi të minimizonte provat në gjyq, duke pretenduar se “nuk ishte i përfshirë” në shkrimin e “shpenzimeve ligjore” në të dhënat e biznesit dhe duke shprehur mosbesimin se një gjë e tillë do të konsiderohej krim.

“Kontabilisti im e quajti ‘Shpenzime Ligjore’, në linjën e përshkrimit ‘të vogël’ të librit, një ‘shpenzim ligjor’, i paguar për avokatin tim, në atë kohë avokat plotësisht i akredituar dhe kredibil. Unë nuk isha i përfshirë në atë emërtim, por si do ta kishit quajtur tjetër ndryshe, në fakt, një shpenzim, ky është i ashtuquajturi ‘krim’”.

“Nëse ata mund ta bëjnë këtë për mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo,” tha Trump.

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale pasi një juri në New York e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij. Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Më 11 korrik do të dihet forma se si do të dënohet, me burg, para ose te dyja.

Continue Reading

Bota

Biden: Dënimi i Trump, askush nuk është mbi ligjin

Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur në një konferencë për shtyp rreth gjykimit të djeshëm dhe shpalljes fajtor të Donald Trumpit për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

“Parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin u riafirmua”, thotë ai, raporton Skynews.

Ai tha se 77-vjeçarit iu dha mundësia të mbrohej, juria u zgjodh si çdo juri tjetër në SHBA dhe pas një diskutimi të kujdesshëm, ajo mori një vendim unanim.

Presidenti tha se Trumpit tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar penalisht.

 

 

Ai vazhdoi duke thënë se është “e rrezikshme” që dikush t’i quan zgjedhjet të manipuluara – siç ka bërë Trump shumë herë – dhe se drejtësia “duhet respektuar”.

Ndërkohë, republikani e ka sulmuar ashpër presidentin aktual amerikan, i cili është edhe kundërshtari i ardhshëm për zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti.

“Ai është presidenti më budalla që kemi pasur ndonjëherë”, shton Trump, dhe “presidenti më i pandershëm që kemi pasur ndonjëherë”.

Ndryshe, Trump u shpall fajtor në 34 akuza për blerjen e heshtjes së yllit të filmave pornografik, Stormy Daniels.

Continue Reading

Bota

Kreu i NATO-s injoron paralajmërimet e Moskës/ Stoltenberg: Putin përpiqet të na kërcënojë kur ndihmojmë Ukrainën

Zyrtarët e Kremlinit kanë lëshuar sot deklarata të ndryshme – duke përfshirë kërcënime për luftë me NATO-n, në përgjigje të vendimeve të fuqive perëndimore për të lejuar Ukrainën të përdorë armët që ato i kanë furnizuar për të sulmuar brenda Rusisë.

Megjithatë Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, ka hedhur poshtë kërcënimet nga Moska dhe këmbënguli se ata po ndihmonin Kievin të mbrohej.

“Kjo nuk është asgjë e re. Ka qenë rasti për një kohë të gjatë që sa herë që aleatët e NATO-s i ofrojnë mbështetje Ukrainës, presidenti Putin po përpiqet të na kërcënojë që të mos e bëjmë këtë,” tha ai në Pragë.

Duke përmendur ofensivën veriore të Rusisë kundër rajonit të Kharkiv në Ukrainë, Stoltenberg shtoi: “Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje, ne kemi të drejtë të ndihmojmë Ukrainën të ruajë të drejtën për vetëmbrojtje dhe kjo nuk i bën aleatët e NATO-s palë në konflikt.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING