✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

SALI BERISHA DEKLARATE NGA SPAK

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha sërish hodhi akuza ndaj SPAK.

“Erdha me kërkesën e SPAK-ut, i cili, bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së GJK-së, kallëzuesi i së cilës jam unë, kishte kërkuar të pyetem pasi nuk isha pyetur asnjëherë si kallëzues nga ‘Skapi’ i partisë.

Në gjithë jetën time ky është kallëzimi i parë. Nuk ka asgjë personale, por synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut, e zyrtarit, e juristit, e gjykatësit. Ndëshkimin e një njeriu që arriti t’u bëjë në qafë kukumalen të gjitha institucioneve të drejtësisë së këtij vendi, të cilat njëlloj si Irena do të paditen për papërgjegjshmërinë e tyre në rastin e Irenës. Pse Irena përbën turpin e njeriut, zyrtarit dhe punonjësit? Sepse është person i cili ka të vërtetuara dy dëbime nga vendi fqinj, ka të vërtetuara dy falsifikime, një dënim penal, falsifikimet e të gjithë formularëve në të cilët kjo nuk i ka pasqyruar”, tha Berisha duke shtuar se Gjoka eshte peng i Dumanit.

Berisha: Aty ndodhej busti i Irena Gjokës.
Kisha parë, nuk kisha parë, por si kësaj here nuk kisha konstatuar këto që pashë tani.
Kjo për vajbin tuaj të mëngjesit.
Tani kalojmë tek materia, tek lënda.
Erdha me kërkesën e SPAK-ut, i cili bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së Irena Gjokës, kallëzues i të cilës jam unë, kishte kërkuar të pyetem pasi nuk isha pyetur asnjëherë si kallëxues nga Spak-u i partisë.
Së pari deklaroj se në të gjithë jetën time, ky është kallëzimi i parë që unë kam bërë ndaj një personi.
Ky kallëzim nuk ka asgjë personale, por ky kallëzim synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut.
Që përbën turpin e zyrtarit.
Që përbën turpin e juristit.
Turpin e gjykatësit.
Ndëshkimin e një njeriu që arriti t’u bëjë në qafë kukumalen të gjitha institucioneve të drejtësisë të këtij vendi, të cilat u garantoj se njëlloj si Irena do të paditen për papërgjegjshmërinë e tyre në rastin e Irenës me 5 mbiemra.
Po pse Irena përbën turpin e njeriut, turpin e zyrtarit dhe punonjësit, turpin e juristit, të gjyqtarit e me radhë?
Sepse Irena me katër mbiemra është person i cili ka të vërtetuara dy dëbime nga vendi fqinj.
Ka të vërtetuara dy falsifikime.
Ka të vërtetuar një dënim penal.
Ka të vërtetuar falsifikimet e të gjitha formularëve në të cilët kjo nuk i ka pasqyruar këto dënime
Formularit të dekriminalizimit, formularit të vetingut dhe formularit të emërimit si kryetare e gjykatës.

Kujtojme se kryedemokrati është paraqitur në SPAK, pasi së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ku u pyeten në cilësinë e kallëzuesve, lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Ata e kanë kallëzuar gjyqtaren për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit mbi një dënim në Greqi.

Ndërkohë, kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e prokurorisë për dosjen “Partizani”.

Advertisement