Connect with us

Pinknews

Sherri me Elga Ceno për brekët, flet i vëllai i Jul Dedës: Ja si reagoi gruaja e aktorit

Familjarët e banorëve të “Big Brother”, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, kryesisht për të parë sesi perceptohet prej tyre loja e banorëve. Këtë herë, i ftuar ka qenë Mario Deda, vëllai i Julit, i cili gjithashtu është aktor. I ftuar në “Top Albania Radio”, Mario foli për lojën e të vëllait, por edhe sesi i kanë parë ata përplasjet e forta.

Pas “Prime”-t të kaluar, Julian Deda pati një debat shumë të fortë sërish me Eglën një vazhdimësi e diskutimit që nisi që mbrëmjen e parë të qëndrimit në shtëpinë e BBV për punën e të brendshmeve. Si e kanë parë si situatë Mario dhe familjarët e Julit nga jashtë?

Ne familjarët e përjetojmë pak, bëhemi emocional por megjithatë Juli ia doli mos ta prishë gojën si i thonë.

Juli e përmbajti veten gjatë debatit, sepse mendoi që është në lojë dhe duhet ta fitojë apo thjesht edhe në jetën e përditshme ai i menaxhon situatat në këtë formë?

Të dyja. Nuk është natyrë konfiktuale pothuajse kurrë nuk e kam hasur ndonjëherë ose të mbartë energji negative nga dikush dhe të ta tregojë apo ta ngarkojë veten me të tilla gjëra. Sikurse edhe kalkulimet që duhet të ruajë qetësinë në të tilla momente duke qenë se është në lojë dhe për këtë ka hyrë.

Ka hyrë për ta fituar apo ta shijuar?

Të dyja. Kur kam biseduar më ka thënë: “Mario më lë rehat, po hy dhe do e përjetoj ashtu si është, pa bërë asnjë strategji. Si të vijë unë nuk para bëj ndonjë lapsus të tipit dërrmues kështu që do të hy, ta provoj dhe ta përjetoj dhe pastaj sigurisht ta fitoj.”

Po me bashkëshorten e Julit a ka komunikuar si ka reaguar ajo dhe a është ndjerë e ofenduar?

Kemi folur edhe më herët që kur ka ndodhur debati atë natë. Sigurisht njerëzit ofendohen. Shiko fjala nuk është se po bën ndonjë gjë por në fund të fundit ne këtu mbahemi tek fjalët.

Sidomos kur janë njerëz të të njëjtit komunitet me Julin, kjo ishte pak e çuditshme por jo se po na mbetet hatri. Nuk do na ngelë hatri për të tilla raste.

A mendon se Egla po aktron dhe duke qenë se po i del nga kontrolli në lidhje me këtë temë duhet të luajë tani me kartën e moralit apo në fakt është vërtetë me probleme të cilat as ajo vetë nuk di t’i ndajë?

Tani unë pak e njoh Eglën dhe për aq sa e njoh di të jap një vlerësim mbi këtë gjë por nuk dua të flas fare për të. Egla atë punë ka pasur edhe në punë, mbase e ka edhe në shtëpi, patjetër që e ka edhe në teatër, e ka pasur edhe në institucionin kur unë kam punuar me të. Nuk është aktrim, ai është bipolaritet.

     

Pinknews

Afrona e pyet për tradhtinë, Blero e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Këngëtari shqiptar Blero Muharremi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan topi”, ku ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij personale. Mirëpo, atij iu bënë pyetje nga podcastet e ish-gruas së tij të dytë, Afrona Dika. Ky moment shkaktoi një reagim të fuqishëm emocional tek Blero, i cili u përlot në studio.

Më pas, Blero tregoi se beson se rrjetet sociale dhe zilia janë faktorë të mëdhenj që nxisin tradhtinë. Kur u pyet nga moderatorja nëse ai vetë ka qenë subjekt i tradhtisë, Blero tha:

“Po, më kanë tradhtuar”.

 

Më tej, i pyetur nëse ai kishte tradhtuar në një lidhje, Blero tha:

“Po, edhe unë kam tradhtuar. Por, më e rëndë është kur të tradhtojnë”

Continue Reading

Pinknews

Frikësohet nga Heidi Baçi? Françeska Murati i druhet eliminimit nga BBV

Vetëm pak ditë para finales, Françeska Murati i druhet eliminimit nga BBV. Këtë e ka shprehur edhe gjatë një bisede me Jul Dedën.

Banorja është në një televotim për të zgjedhur finalistët e tjerë të BBV, por mesa duket mendon se nuk do arrijë të mbledh më shumë vota se Meriton Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno.

Nisur nga ky televotim, Juli Deda u shpreh se Françeska e meriton të jetë akoma në lojë, por sipas tij e ka pak të vështirë garën përballë këtyre konkurrentëve.

“Edhe unë e mendoj këtë gjë”, tha Françeska.

Aktori ndër të tjera theksoi se garë të fortë ka edhe Heidi me Meritonin.

Pjesë nga biseda

Franceska: Do dal me flamur, me fytyrën tende do bëj fushatë

Juli: Do shoh instagramin tendë, po nuk pash fushatë, të grivaaa

Françeska; Do thuash ‘ua çfarë tradhtare! Dua të qeshësh se s’të kam parë fare, nuk qesh, nuk bën humor.

Juli: Dua që ti të rrish këtu, sepse çështë e vërteta, nuk është se nuk e meriton me nejt.

Françeska: Po ti më the që do dal, pse do ti që të rri unë.

Juli: E meriton të rrish, por garën e ke shumë të vështirë që ta dish. Por dhe Meritoni e ka të vështirë garën, edhe Heidi. Se në këtë pikë që jemi ne, aty aty janë gjërat

Franceska: Edhe unë e mendoj këtë gjë

Continue Reading

Pinknews

“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”/ Sherri Heidi-Meriton, banorët sulmojnë Romeon

Heidi dhe Meritoni kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë moderatorit se ‘e ka mërzitur shumë duke qenë se e konsideron shok. Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Julia shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.

Pjesë nga biseda:

Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’

Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik

Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë

Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej

Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai

Françeska: A thua?

Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe

Egla: Çfarë i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.

Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’

Continue Reading

Pinknews

‘Unë nuk dua t’ia di se çfarë….’/ Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë.

Përveç intervistave të dhëna prej saj, nuk kemi patur një reagim që prej daljes nga shtëpia deri pak momente më herët.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ajo ka reaguar teksa falenderon gjithë mbështetësit e saj, tregon se si është përshtatur me botën jashtë shtëpisë së “Big-ut” dhe në fund e mbyll me shprehjen e Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë!”

Continue Reading

Pinknews

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Aktori, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.

Megjithëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”, shprehet Amos.

E ndërsa pyetjes nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi aktori.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING