Bota
Shifra alarmante në ITALI! Regjistrohen mbi 14 mijë raste të reja dhe 634 viktima nga COVID-19
ITALI– Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 14, 842 raste të reja me Covid-19, nga 149.232 teste të kryera.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se 634 persona kanë humbur jetën në harkun e 24 orëve të fundit.
Në total, bilanci i rasteve fatale shkon në 61,240 ndërsa numri i personave të infektuar kap shifrën 1,757,394.
Në të gjithë botën numërohen 1,555,324 viktima mbi 68 milion të prekur, ku 47 milion persona janë shëruar.