Connect with us

Kronike

Shiste fara kanabisi, arrestohet i riu, Pranga edhe 18 vjeçarit që i bleu

Një 19 vjeçar në Mallakastër është arrestuar pasi iu gjetën në banesë fara narkotike dhe municion luftarak. Pas një kontrolli të ushtruar në banesë, policia gjeti 1127 fara cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarak. Në pranga ka rënë edhe një 18 vjeçar pasi dyshohet se blinte fara kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër /Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”. Konstatohet dhe goditet një rast i tentativës për të tregtuar fara narkotike cannabis sativa, me qëllim kultivimin.

Mbante në banesë, 1127 fara kanabisi dhe fishekë luftarak, arrestohet 19-vjeçari.

Në pranga edhe një 18-vjeçar, pasi dyshohet se blinte fara kanabisi, me qëllim kultivimin.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Sektorit Operacional të DVP Fier, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të tregtimit të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. K., 19 vjeç, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër dhe K. N., 18 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1127 fara narkotike të dyshuara cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarak.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari i kishte blerë shtetasit T. K., fara kanabisi, me qëllim kultivimin.

Farat narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Kronike

Vdes drejtuesi i biçikletës/ Shoferi i “Benzit” arratiset pas përplasjes së furishme

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

I vodhi të moshuarës varësen nga qafa, policia e Korçës arreston 39-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar me ermin Klodian Meçollari, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë të një 68-vjeçareje.

Burimet njoftojvë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit të Korçës rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Klodian Meçollari forcërisht i ka marrë nga qafa 68-vjeçares një varëse platini dhe është larguar me vrap në rrugicat e lagjes së njohur të qytetit të Korçës.

68-vjeçarja menjëherë ka lajmëruar forcat e policisë dhe nuk ka lëvizur nga vendi i ngjarjes deri në mbërritjen e forcave blu të cilët kanë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë në rrugën ku 39-vjeçari ka marrë me forcë varsen e të moshuarës.

Nga këqyrja e kamerave është bërë e mundur edhe identikimi i autorit të kësaj grabitje.

Gjatë ditëve të festës së Pashkës në zonat më të populluara të qytetit policia ka shtuar forcat e saj për sigurinë e qytetarëve përfshi zonën e katedrales dhe Pazarin e vjetër.

Continue Reading

Kronike

Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga 32 vjeçari (Detajet)

Komisariati i Policisë Maliq

-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prost*itucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni ‘ET-1’ u zhvillua nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, ku u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi nga Venezuela, i cili ishte organizatori i rrjetit të prostitucionit në Tiranë.

Gjithashtu është vënë në pranga një i huaj tjetër dhe një 19-vjeçar është proceduar penalisht, pasi këta të dy kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Konkretisht u arrestua: G.J., 29 vjeç dhe D.C., 31 vjeç dhe po hetohet A.S., 19 vjeç. Shtetasi nga Venezuela, G.J., shfrytëzonte dy personat e tjerë për prostitucion.

Ata kishin ardhur në vendin tonë përkohësisht dhe me anë të një faqeje në internet, krijonin kontakte me klientë të ndryshëm, për ushtrim prostitucion kundrejt pagesave 150-300 euro.

‘DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

 

Continue Reading

Kronike

Makina e policisë bie në lumin Lana te ‘Ura e Shkozës’, plagosen 2 efektivët

‘Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING