Bota
Shpërthim me bombë në Rusi, plagosen gjashtë oficer policie
RUSI-Gjashtë oficerë policie janë plagosur pas një shpërthimi bombe pranë selisë së Shërbimit të Sigurimit Federal të Federatës Ruse.
Sulmi ndodhi në rajonin e Kaukazit të Veriut, ndërsa oficerët po përpiqeshin të arrestonin një njeri që ka shpërthyer veten me bombë. Agjencia e lajmeve Interfax ka thënë se sulmi ishte në zonën Karaçaj-Çerkezi një rajon kryesisht të banuar nga mysliman.
Deri më tani asnjë civil nuk është lënduar dhe policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit. Sakaq asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur nga autoritet
Rusia është goditur nga sulmet me bomba të kryera nga rebelët islamikë nga Kaukazi i Veriut në të kaluarën, megjithëse Moska ka shtypur kryengritjen e tyre.