Aktualitet
Si ka mundësi që qeveria e Kosovës është kaq pasive për Hagën/ Paskal Milo i ashpër: Zgjohuni
I ashpër ishte qëndrimi i ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo pasi prokuroria në Hagë kërkoi nga 45 vite burg secili për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Kjo vë në dyshim identitetin e atij populli. Të gjithë e dimë vlerën e çlirimit të Kosovës, por edhe të atyre burrave për të cilët shqiptarët presin që të lirohen nga Haga. Akuza nuk di si do të përfundojë e tillë, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata, e cila është më gjakftohtë se prokurorët.
Kur sapo u arrestua presidenti i Kosovës, kam qenë në këtë studio dhe kam bërë një kritikë duke i bërë thirrje ministrit të drejtësisë të qeverisë së Kosovës, duke i thënë: si është e mundur që qeveria e Kosovës, po i burgosin kryetarin e shtetit dhe po rri kaq indiferente?
Që atëherë e deri tani, e kam ndjekur me shumë vëmendje; nuk mund të paragjykojmë rezultatin e gjykimit sepse nuk varet nga ne. Të gjithë urojmë të kthehen në shtëpinë e tyre dhe t’i shërbejnë kombit njësoj si gjatë luftës së UÇK-së.”-tha Milo