Connect with us

Aktualitet

SKANDALI ‘ONE’/ Kompania ndërpret shërbimin për mijëra abonentë, nuk jep asnjë shpjegim

Mijëra abonentë të kompanisë telefonike “ONE” janë zgjuar pa shërbim në telefonat e tyre këtë të enjte.

Pa asnjë njoftim paraprak nga kompania “ONE”, abonentëve ju është ndërprerë çdo komunikim. Sipas ankesave të mbërritura në redaksi, shumë abonentë thonë se nuk mund tee kryejmë thirrje telefonike.

Po ashtu atyre u është ndërprerë shërbimi i internetit dhe i mesazheve të shkruara. Qytetarët thonë se kanë provuar të kontaktojnë me shërbimin e klientit të kompanisë telefonike “ONE”, por askush nuk ju është pëgjigjur.

Kjo situatë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Të gjitha platformat e shërbimit të klientit kanë qenë jashtë funksionit, ça do të thotë se kompania nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për situatën.

Situata mbetet ende pa zgjidhje ndërsa nga ana e kompanisë nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Po ashtu nuk ka asnjë reagim nga shoqatat apo organizmat që duhet të mbrojnë të drejtat e konsumatorit pasi nuk është rasti i parë që kompania “ONE” abuzon me shërbimin ndaj klientëve edhe pse këta te fundit paguajnë faturat e kripura që vendos kompania.

“ONE” është denoncuar edhe më herët për mungesë shërbimi dhe arrogancë, ku në një postim në rrjetet sociale edhe deputeti socialist Erion Braçe akuzonte kompaninë në fjalë për abuzim masiv dhe të neveritshëm me abonentët.

Braçe shprehej se kompania që gëzon një pozicion të fortë në tregun e telefonisë celulare në vend, ofron shërbim mizerabël dhe ka një arrogancë të neveritshme në marrëdhëniet me njerëzit.

Postimi i plotë i Braçes

KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT!

SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE,

UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!

NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!

UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE;

PREJ VITESH!

Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES!
Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.

Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre;
Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke;

Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!
Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre!

Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me ëiFi prej nje muaji!
Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!

Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall!
E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL!
Kaq!

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading

Aktualitet

Martinaj i zhdukur apo i vdekur? Hoxha: Eliminimi i tij, rezultat i aleancës së grupeve kriminale me interesat politike

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e ish drejtuesit të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt.

Hoxha u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur

Ai shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.

“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur, Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.

 

 

Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç. Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj. Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.

Continue Reading

Aktualitet

U fut për t’u larë, 25 vjeçari polak rrezikoi të mbytet te Liqeni i Tiranës

Një 25 vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës ku ka rrezikuar të mbytet.

Ai është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Continue Reading

Aktualitet

Betonierja del nga rruga pas një problemi teknik, plagoset shoferi 60-vjeçar

Plagoset shoferi i një betoniereje pasi kjo e fundit doli nga rruga. Mësohet se betonierja e një firme ndërtimi doli nga rruga për shkak të problemeve teknike.

Shoferi 60-vjeçar me inicialet Th.Zh është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Fush bull, betonierja e një firme ndërtimi, që drejtohej nga shtetasi Th. Zh., rreth 60 vjeç, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Th. Zh., i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING