✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

SOT PERBALLJA ME IZRAELIN, KOSOVA SYNON TE RUAJ REKORDIN POZITIV PA HUMBJE

Kosova ka një bilanc pozitiv në përballjet e deritanishme me Izraelin, me një fitore dhe dy barazime në tri ndeshje të zhvilluara mes dy përfaqësueseve.

Përballja e fundit mes tyre u zhvillua më 1 tetor 2026, në kuadër të UEFA Nations League. Në atë takim, të luajtur në transfertë, të dyja skuadrat u ndanë në barazim pa gola, 0-0.

Dy përballjet e tjera i përkasin kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2024. Takimi i parë u zhvillua më 25 mars 2023 në Izrael dhe përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në sfidën e kthimit, më 12 nëntor të po atij viti, Kosova triumfoi me rezultatin 1-0 në Prishtinë.

Kështu, në tri ndeshjet e luajtura deri tani, “Dardanët” kanë regjistruar një fitore dhe dy barazime, pa pësuar asnjë humbje ndaj Izraelit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit luhet të shtunën, 14 nëntor, në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Advertisement