Aktualitet
Celular në burgun e Shkodrës, cili është i burgosuri “i fortë” që po e mbante?
Një telefon celular i markës iPhone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të burgut të Shkodrës, gjatë një kontrolli për sende të ndaluara të zhvilluar më 13 nëntor 2026.
Kontrolli u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së institucionit. Pajisja u konstatua në një prej ambienteve të përbashkëta të burgut.
Sipas njoftimit zyrtar, AMSEVP ka nisur veprimet e para procedurale dhe materialet do t’i përcillen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Hetimet do të vijojnë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Deri tani nuk është bërë e ditur se kujt i përkiste telefoni apo si kishte përfunduar brenda institucionit.