✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Ndodh çudia në “BBV Kosova”/ Arlinda shpreh pëlqim për Norën, nuk i mban të fshehta ndjenjat

Regjisorja Arlinda Morina ka tërhequr vëmendjen në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi i ka shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi.

Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk e ka fshehur interesimin, duke deklaruar se Nora i pëlqen dhe se nuk ka arsye ta mbajë të fshehtë këtë ndjenjë, edhe në prani të banorëve të tjerë.

“Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, është shprehur ajo.

Deklarata ka marrë vëmendje edhe për faktin se Arlinda ka folur më herët publikisht për orientimin e saj seksual, duke deklaruar se është lesbike.

Mbetet për t’u parë nëse ky pëlqim do të ndikojë në raportin mes dy banoreve gjatë qëndrimit në shtëpi. Ndërkohë, në ditët e para të spektaklit janë shfaqur edhe ngacmime mes konkurrentëve të tjerë.

Nga gara janë larguar deri më tani Dion Mala dhe Behare Maksutaj.

Advertisement