Connect with us

Politike

SPAK është i tmerruar nga unë, nuk guxonin të më merrnin në pyetje

Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme, tha se SPAK ka tmerr nga ai, ndaj dhe se kanë marrë në pyetje. Ai tha se do t’i bëjë gjyqin publik Edi Ramës.

Fjala e Berishës: Zhvillimet dramatike në parlament dhe pas parlamentit janë dëshmi e pakontestueshme e narkodiktaturës së vendosur në Shqipëri. Janë fytyra e vërtetë e regjimit deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama. Kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe vendosja e bojkotit të parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit të parlamentit. Midis kësaj dhe betejës për të drejtat e tyre në parlament kanë zgjedhur betejën e tyre për të drejtat në parlament. Mendoj se kjo është rruga më kushtetuese, më  ligjshme, më përfaqësuese, më e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në parlament. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit në kundërshtim absolut me ligjet njerëz të armatosur. Edi Rama në kundërshtim flagrant me ligjin kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra e dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit që janë repart i gardës së vendit. Skenat e qëndrimeve të opozitës ndaj parlamentit ishin që të gjitha të dirigjuara, por po kaq e rëndë, kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament i SKAP-it të partisë i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull. Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pale më më shumë. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të deputetëve të opozitës. SKAP-i nën urdhrat e partisë vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij për të identifikuar, për të trilluar, për të sajuar vepra kriminale. Fytyra e shëmtuar policeske e narkoshtetit, dëshmi e fytyrës së shëmtuar policeske të narkoshtetit. Ju ishit aty, shqiptarët e ndoqën në çdo moment atë. Pse shkonte SKAP-i i partisë? Edi Rama është i tmerruar. Moral nuk ka pasur ndonjëherë, por i ka hyrë drithërima dhe frika në palcë. Mendon se duke sjellë skapistë në parlament, do të mund të dekurajojë në betejën e tyre deputetët e opozitës, më e drejta në historinë e një parlamenti, për të drejtat e tyre kushtetuese. Formuluan akuza kriminale për të dërguar në Gjykatën e Lartë. Por kur ne i dërguam në Gjykatën e Lartë, goditjen që i bënë Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu me banditin tjetër, gjykata u përgjigj se kjo zgjidhet me masat që ka marrë parlamenti brenda parlamentit. Por këtë herë kanë Sadushin, omnipotent aty, dhe ia dërgojnë atij, si siguri të madhe për të marrë ndonjë masë. Tani unë jam këtu për këto çështje. Së pari, për të konfirmuar qendrimin e PD se asgjë nuk do mund të ndalë betejën pa kthim të deputetëve të opozitës, përveç rivendosjes, rikthimit të të drejtave të tyre. Ne jemi të interesuar për jetë parlamentare normale në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren, ne jemi të interesuar. Ne nuk po bojkotojmë, pikërisht se jemi të interesuar, përndryshe ne mund të mos shkonim në parlament, jo. Ne po shkojmë në parlament, po protestojmë, sepse jemi të interesuar për jetë parlamentare normale. Kjo është e vërteta e asaj që shihni ju. Së dyti, e garantoj Edi Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nuk do mund të bllokojë protestën e deputetëve të PD. Së treti, mashtrimi i paskrupullt i tellallëve dhe zyrtarëve të qeverisë, se kjo që ndodh ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, është një gënjeshtër e turpshme. Kjo është shpallur para se Edi Rama të shpallë masat. Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën, e kuptoi se PD sot në këmbë është e vendosur të përmbysë regjimin e tij. Edi Rama ka ecur i sigurt, se ka pasur në kontroll opozitën shqiptare. Ai e pa gjatë muajit të fundit se ky kontroll dhe pasojat e përçarjes së tij morën fund. Dhe ky është shkaku i tronditjes së tij gjer në palcë. Ai e di se këtë opozitë nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë pa realizimin e qëllimeve të saj, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Ai e di mirë se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë. I di shumë mirë këto. Ai e di mirë se sot opozita nuk mund të kontrollohet më prej tij, nuk i nënshtrohet me asgjë  tjetër, përveç ligjeve të vendit dhe është shndërruar në dy muaj tmerri e vërtetë të tij. Për sa i përket Sali Berishës dhe procesit politik, iu garantoj se do i bëj gjyqin politik para jush Edi Ramës, por pa i ngatërruar këto dyja, po po. Do ketë një gjyq politik, unë iu kam thënë ju. Do i bëj gjyqin e shekullit atij. Këtu sigurisht, unë jam kryetar partie. Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik. Unë këtë nuk mund ta shmangë. Por asnjë njeri nuk mund të thotë se kjo ka lidhje me protestën, pasi protesta u shpall kohë përpara. Edhe Edi Rama mendoi se antidoti i kësaj proteste është procesi që shpalli. Po atë unë do ta zbërthej në çdo segment të tij, si një proces të turpshëm politik ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kjo është çështje dhe Sali Berisha këtu e ka detyrim madhor këtë ndaj çdo demokrati, ndaj çdo qytetari shqiptar që i intereson e vërteta. Fakti të nderuar zotërinj, që nuk guxuan mercenarët e Edi Ramës të thërrasin njëherë, të marrin njëherë në pyetje, aty mungon dokumenti kryesor, të marrin njëherë në pyetje Sali Berishën, dëshmon tmerrin që kanë ata nga Sali Berisha. Tre vite, nuk guxuan një pyetje. Por të mos i përziejmë gjërat, t’i lëmë siç janë. Ai një gjyq politik i shekullit ndaj diktaturës dhe Edi Ramës, kjo një betejë për rivendosjen e Kushtetutës.

Politike

Kryeministri Rama njofton takimin e dytë me diasporën, ja ora dhe vendi…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për një takim tjetër me diasporën, këtë herë në Itali.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale Rama shkruan se takimi me shqiptarët në Itali do të mbahet më 26 maj në orën 11:00, në Milano.

Ky takim vjen pak ditë pas atij të zhvilluar në Athinë, ku Rama u prit nga qindra  shqiptarë të cilët jetojnë në shtetin grek.

Continue Reading

Politike

Rama: Kosova po e lidh fatin e vet me Serbinë, Drafti po përkeqësohet, sa herë po refuzohet

Nga Berat Buzhala

Politika që ndoqi Presidenti Ibrahim Rugova bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, është ajo rrugë që Edi Rama e do Kosovën. Në një intervistë të rrallë për gazetarin Berat Buzhala, Rama foli për shumë çështje: Draftin e Asociacionit, kryeministrin Albin Kurti, humbjen e shansit të Kosovës për në Këshillin e Evropës, e të tjera…

Për fotografinë e cila u bë virale, ku shihej se si kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk lëviz nga vendi për ta përshëndetur kryeministrin Albin Kurti.

Shëkputet dhe del nga realiteti dhe merr kuptime disproporcionale.

Ishte një situatë ku njerëzit lëviznin, hynin dhe dilnin, edhe nuk kishte tjetër kuptim.

Ju jeni mjeshtra të interpretimit të simbolikave apo situata INTERVISTË/ Edi Rama: Kosova po e lidh fatin e vet me Serbinë, Drafti po përkeqësohet – sa herë po refuzohet

ve të rastësishme sipas leximit apo dëshirës që keni për t’ju lexu.

Merret një gjysmë e vërtetë, kjo është tragjedia e kohës. Paraqitet si e vërtetë dhe pastaj gazetarët paraqiten para teje dhe thonë ç’ke për të thënë për këtë?”, tha Rama në intervistë për Nacionalen.

Lidhur me Samitin në Kotor, kryeministri Edi Rama, përmbledhi kështu përmbajtjen e tij:

Na jep mundësinë që ne të mund të hyjmë në BE përmes zonave të caktuara të sistemit të BE-së dhe të marrim ato përfitime që ndryshe do i mernim kur bëhemi anëtar të BE-së.

Sot kur po flasim të gjithë shqiptarët që janë në vendet e BE, kur cojnë para në Shqipëri apo në Kosovë, kanë një kosto shumë të lartë nëse do të trasnferonin paratë që do të conin nga Franca në Zvicër apo nga Suedia në Zvicër.

Një nga gjërat që ndodhin, kemi bërë goxha punë për këtë, është se nuk do ketë më barrë ekstra për shqiptarët e Shqipërisë që trasnferojnë para nga Franca, Gjermania, Italia apo nga ndonjë vend tjetër.

Kemi një sërë pikash kufitare si rajon me vendet e BE-së, do të jetë i njëjti regjim si mes vendeve të BE-së, plus përkundër reformave që kemi marrë përsispër që kanë të bëjnë me anëtarësimin. Janë edhe 6 miliardë dhe do të ndahen pavarësisht se cka bën ti. Do jepen vetëm në bazë të performancës.

“E mira e këtij plani, është se gjithkush do të bëj punën e vet. Kush ka probleme me tjetrin nuk do të përfitojë nga plani”, tha Rama për Nacionalen.

Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese është Drafti Evropian, kryeministri shqiptar Edi Rama, e komenton kështu:

Unë nuk mund të flas me sikur, autoritetet e Kosovës janë autoritete që mund të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme.

Nuk më takon mua të bëj komentatorin apo analistin e gjërave që ndodhin në Kosovë.

Por unë di një gjë edhe me koston që ushtria online e Kosovës më sulmon si tradhtar dhe nuk më intereson se po të ishin të gjithë tradhtar si puna ime, sot Koosva do të ishte në Këshillin e Evropës.

Gjëja që unë besoj, është se strategjinë e negociatave me Serbinë do ta kisha zgjedhë ndryshe.

Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Këtë ua kam thënë të gjithë udhëheqësve tuaj. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasë parasysh që Lindja është Rusia.

Çka duhet të bëj Kosova, duhet të bëj pjesën e vet nga A deri në Zh, pa pyet fare se cka duhet të bëj Serbia, ajo që i kërkohet Kosovës është në të mirën e Kosovës.

Kosova e ka fitu luftë, e ka ni luftë tjetër tani, e ka luftën për të konfirmuar subjektivitein e vet ndërkombëtar.

Dhe, atëherë dihet kush janë detyrimet. Unë nëse do të isha përcaktuar strategjinë dhe taktikën e negociatave do të kisha përmbushur gjithë pjesën që më takon dhe do thosha ne e bëmë tonën.

Shko tani merruni me ata tjerët atje.

Duke e bërë të kundërtën, Kosova e ka lidhur fatin e vetë me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive”, tha kryeministri Edi Rama.

Në Kosovë, ekziston frika se ju keni krijuar një Republikë Srpska, i thotë gazetari Berat Buzhala kryeministrit Edi Rama.

Tani shiko, mund të flasim në hava sa të duam dhe e folura në hava përgjithësisht është ushqim i mirë për nacionalizimin, por e vërteta është se draft statuti që në një masë shumë të madhe në përmbajtje është dokumenti që unë kam çuar ka qenë një nga bazat dhe po te ishte pranuar atëherë nga së paku Prishtina, nuk do të kishte pasur ndryshime që janë shtuar më pas.

Kjo gjë, nuk është problemi se i ndodhë vetëm Kosovës, kjo ka ndodhur në gjithë historinë.

Raportet e paqes midis të vegjëlëve dhe të mëdhenjve, sa më shumë që kujton që e bën të voglin të këmbëngulë duke thënë jo, jo, jo, aq më shumë i madhi do të të detyrojë ty të pranosh më shumë.

E kam fjalën për konstelacionin ndërkombëtar, që janë BE dhe ShBA”, thotë kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se interpretimet e Draftit të Asociacionit nga ai, si ‘Republikë Srpska – është mit’.

Kur të arritë të më bindë dikush se pse Kosova duhet të shohë se cka bën Serbia, në aspektin që ta bëjnë ata këtë, ne bëjmë këtë, kur të më bindin, unë mendoj që kjo është gabim në start.

Kosova nuk ka arsye ta lidhë fatin e vet me Serbinë.

I bën dhe nuk merret me Serbinë fare, e bëj këtë, këtë, këtë.

Të gjitha ato për hir të së vërtetës janë të lidhura me Kosovën në aspektin e një shteti demokratik, në kuptimin e afrimit dhe integrimit në BE.

Nëse ata thonë se nëse ti duhet të bëhesh anëtar i joni, ti bën një, dy tre, katër pesë.

Këto Republika Srpska, janë mite elektorale, nuk kanë lidhje me realitetin”, thotë Rama.

Kryeministri Edi Rama, thotë se presidentët Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, udhëhoqën politikën më të mençur për Kosovën.

Ibrahim Rugova, sa më shumë që kalon koha, aq më dhumë duket më i madh dhe i bën të duken me të vogël ata që janë pjesë e kësaj historie.

Ka qenë gjenial në këtë pikë dhe gjatë gjithë kohës e ka ekspozu Serbinë totalisht sepse ka dalë nga piktura, nuk është futë në pikturë por ka dalë në pikturë dhe derisa në fund fare, por edhe Hashim Thaçi more, kur njëri ishte president tjetri kryeministër, ishte diplomacia më e mençur e Kosovës.

Ishte diplomacia më e pakontaminuar që nuk bënin këtë more ca janë këta amerikanët etjerë etjerë. Në atë periudhë Kosova shihej me admirim sepse ishte viktima që ulej në tavolinë dhe nuk kërkonte asnjë lloj revanshi vetëm kërkonte të shkëputej nga të gjitha lidhjet me Serbinë.

Sot vetë fakti, që në perceptim Kosova është bërë ana tjetër e sherrit”, thotë Rama.

Ai thotë se politika që udhëhoqi presidenti Rugova dhe rebelizmi i UÇK-së, janë si dy kokat e shqiponjës – të pandashme.

Unë duke qenë jo ky që jam sot, por shumë më i papërgatitur për të bërë gjykime të kësaj natyre, më dukej shumë i tërhequr në kuptimin dhe për këtë arsye, kam qenë shumë më simpatizant i flaktë i UÇK-së, por me kohën kam kuptuar që pa Rugovën nuk do të kishte UÇK më pas.

UÇK ishte proces i përshkallëzimit nga një shtrat që u hap nga Rugova, ishte brezi i ri që donte zjarr dhe më pas ajo që thash është që këto të dyja, u bënë si dy rugovizmi po themi dhe UÇK dhe gjithë ajo që rodhi nga UCK u bënë si dy kokat e shqiponjës.

Rugova ka qenë vizionar, vizionarët nuk hynë shumë në detaje”, thotë Rama.

“Unë respekotj faktin që Kosovën nuk e qeveris Shqipëria, por e qeverisë Kurti, është domosdoshmëri me e respektu”, përgjigjet kryeministri Edi Rama, kur pyetet nga gazetari Berat Buzhala lidhur me anëtarsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Unë nuk kam pasë ndonjëherë ambicie të mirrem me parti politike në Kosovë, as t’i tregoj Kosovës që babën e keni këtu në Tiranë.

Unë thjeshtë jam mundu t’i tregoj Kosovës sic e shohim më të mirën nga Shqipëria. Ne nuk jemi palë në Kosovë”, thotë ai.

Rama: Ditën kur Albini prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngrëm shpageta bashkë

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut.

Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vetë. I vetim që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti.

Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri.

Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë shpageta me mu. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët.

Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël.

Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”, thotë Rama.

Në një pjesë të intervistës, kryeministri Edi Rama, foli edhe për kërcënimet e Aleksandër Vulinit dhe përsërit atë që e thotë në vazhdimësi:

Njeriu pasi mbush 40 vjec, mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nuk është çështje je i bukur apo nuk je i bukur dhe në rastin e një çehre si ajo e atij, përgjigja më e mirë është fytyra e vetë”, thotë ai.

Sa i përket vizitës në Shqipëri, thotë se turi i tij i vizitave në diasporë, do të vazhdojë edhe në vende të tjera.

“Kishim kohë që kishim vendosë të bënim një tur në diasporë. Pastaj, para ca muajsh vendosëm ta fillojmë në Greqi, do të jemi në Itali, në Londër dhe në Gjermani.

Natyrisht që do ta fillojmë nga Greqia, pa diskutim sepse është ajo pjesë e shqiptarëve sot, që meriton të jetë e para të vizitohet sepse ka kaluar edhe kaloarin më të egër, apo jo”, thotë Rama.

 

Continue Reading

Politike

Tabaku, si rrallë herë flet për jetën private: Ja si ma vodhi zemrën bashkëshorti, shoku im më i mirë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët të jetës së saj private, ku është kujdesur të mos e përfshijë kurrë në jetën e saj publike si politikane.

Mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter-Pan”, deputetja demokrate ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private ku si asnjhërë më parë ka treguar se si është dashuruar me bashkëshortin e saj, me bankierin Saimir Sallaku.

Tabaku ka zbuluar se bashkëshorti i saj është kritiku i saj më i madh dhe gjithmonë e këshillon se çfarë duhet të bëjë më mirë. E pyetur nga një prej fëmijëve në emision, Jorida Tabaku tregoi se bashëshorti ja mori zemrën avash avash, si shok pastaj si burri i saj.

“Ma mori avash-avash. Ishte shoku im më i mirë dhe tani është edhe bashkëshorti im. Është kritikuesi im më i madh, më këshillon çfarë të bëj më mirë. Unë e dëgjoj sepse më ndihmon të përmirësohem. Kur flas, kur debatoj e ka gjithmonë një mendim.”

Deputetja Jorida Tabaku është martuar përpara se të bëhej pjesë e politikës, me bankierin Saimir Sallaku, me të cilin ka tre fëmijë: binjaket Arba dhe Iris dhe djalin Dren.

Continue Reading

Politike

Meta i pakënaqur për goditjen e krimit nga SPAK: Është propagandë e diktatit të Ramës

Superoperacioni i SPAK me rreth 50 urdhër arreste të lëshuara, për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk është gjë tjetër veçse propagandë. Ai thotë se për sa kohë që “kokat” kryesore të grupeve nuk janë arrestuar, ky operacion nuk ka asnjë vlerë.

Madje ai shkon edhe më tej duke thënë se ky operacion do duhej bërë para 14 maj, por nuk u bë me qëllim që Edi Rama të vidhte zgjedhjet.

“Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale. Dhe, absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh.

Është një operacion më shumë i karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse zero. Është gjithçka që kryehet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi.

Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh, por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri. E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse t ato dosje dihet, që janë vendosur në dispozicion nga partnerët europian”, tha Meta.

 

Continue Reading

Politike

Ilir Meta lëshon gjuhën: Çohuni kundër diktaturës homoseksuale të Ramës dhe Veliajt

Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë socialiste dhe Bashkisë së Tiranës, sipas së cilit po impojnë në mënyrë të padrejtë lakuriqësinë, satanizmin, perversitetin dhe transvestizmin.

Në një deklaratë për mediat, ai iu referua shfaqjes që u mbajt të Liqeni i Tiranës, martesës së dy grave në tarracën e Bashkisë së Tiranës si edhe termave “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Ai tha se qytetarët duhet të ngrihen kundër asaj që ai quan diktaturë homoseksuale dhe perverse që po imponohet me forcë nga lobet ndërkombëtare.

“Sot jam përpara jush për të dënuar imponimin e pabesë ndaj fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të lakuriqësisë, satanizmit, perversitetit dhe transvestizmit nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë “rilindase”, ose e thënë ndryshe nga ana e “Prindit 2” dhe “Prindit 1”, duke u nisur nga një sërë faktet dhe aktivitetesh të koordinuara midis tyre. Në datë 16 Maj Bashkia e Tiranës organizoi një shfaqje në liqenin e Tiranës, përpara shumë fëmijëve, ku ndër shumë skena të pahijshme njëra prej tyre ishte më monstruozja.

Një person performonte i veshur si shejtani i mallkuar, me dy brinjë mbi kokë dhe me fytyrën e shejtanit. Veshja ku simulohej djalli i mallkuar ishte lakuriq dhe dukej qartë organi seksual mashkullor, kurse në pjesën e sipërme ishte me një gjoks femre, edhe kjo lakuriq. Në këtë shfaqje promovohej qartë, lakuriqësia, satanizmi dhe tranvestizmi. Sot në kundërshtim me ligjin në fuqi, pritet që në tarracën e Bashkisë së Tiranës të kryhet martesa e pare ndërmjet dy vajzave.

Ky është një promovim zyrtar i martesave të paligjshme që bën Bashkia e Tiranës – “Prindi 2” dhe Qeveria “rilindase” – “Prindi 1”. Në raste të tjera, në kopshtet e Bashkisë së Tiranës janë dërguar formular në të cilët, fëmijëve ju shmangej emërtimi nënë dhe baba, por cilësoheshin me emërtimin “Prindi 1” dhe P“rindi 2”, duke promovuar qartësisht në këtë mënyrë familjen e jashtëligjshme. Ne dënojmë me forcë sjelljet e pabesa të njëanëshme që promovojnë tek fëmijët dhe rinia shqiptare këto sjellje dhe devijime, që nuk përputhen me moralin tradicional shqiptar, me familjen tonë të përbërë nga nëna, babai e fëmijët, por edhe me fetë tona tradicionale shqiptare, si islami dhe krishtërimi.

Sjellja e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë është e pabesë, sepse Partia Socialiste nuk është mandatuar nga populli shqiptar dhe në fushatat e tyre elektorale asnjëherë nuk e kanë patur në programin e tyre, kthimin e fëmijëve tanë dhe të rinisë shqiptare në homoseksuale apo edhe më keq. Ne gjithashtu dënojmë heshtjen ndaj këtyre veprimtarive denigruese të standardit të moralit tradicional shqiptar nga çdo aktor shoqëror dhe politik në vend..

Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos i nënshtrohen diktaturës homoseksuale dhe perverse që po imponohet me forcë nga lobet ndërkombëtare sepse ajo kërcënon seriozisht vazhdimësinë e kombit por edhe me tej, vazhdimësinë e jetës në tokë”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING