Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Për Zajednicën duhen dy mandate në qeveri

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk po duken larg. Duket që draft-statuti i Asociacionit, të cilin e ka pranuar Kosova, do t`i përshpejtojë ato. Njohësit e rrethanave politike në vend dhe përfaqësuesit e opozitës kanë bërë me dije se tendenca e pushteti për zgjedhje të reja është vërejtur edhe në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku është miratuar në parim Projektbuxheti për vitin 2024, raporton Gazeta Nacionale. Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se në debatin e gjatë që është zhvilluar dje në Kuvendin e Kosovës ka treguar se pozita dhe opozita tashmë i kanë sytë nga zgjedhjet e reja. Sipas tij, në adresimet e tyre, të dy palët mendjen e kishin të zgjedhjet e reja. “Të gjithë sytë kah zgjedhjet e parakohshme 2024. Debati për Projekt Buxhetin 2024 ka ekspozuar faktin që qeveria dhe opozita tashmë mendjen e kanë tek zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. “Kryne edhe këtë buxhet se të fundit e keni” vinin zëra nga opozita. Ndërsa ministrat e qeverisë thonin “mandatin e ardhshem e përfundojmë atë projekt”. Tashmë mendja e partive politike ngadal po transformohet në mindset-in parazgjedhor”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke rikujtuar edhe porosinë e kryeministrit për zyrtarët e partisë së tij që të kenë më shumë takime elektorale.

Advertisement