Bota
Studimi amerikan: Hapja e dritareve pranë krahut ku jeni ulur shton rrezikun për tu infektuar me Covid
SHBA- Një studim i kryer nga Universiteti i Massachusetts Amherst, ka treguar se hapja e dritares së makinës në të njëjtin krah që jeni ulur rrit shancet për tu infektuar me Covid-19. Sipas studimit, njerëzit për tu mbrojtur nga Covid-19 ose ndonjë infeksion tjetër, personat që udhëtojnë me makinë ose taksi duhet që të mbajnë hapur dritaren nga krahu u kundërt që ulen.
Studimi është publikuar në revistën Science Advances dhe tregon se si presioni i ajrit në makinë mund të ulë ose rrisë mundësinë për tu intektuar me Covid-19. Autori i studimit u shpreh se të gjithë personat duhet që të hapin dritarët e makinës nëse nuk janë vetëm në makinë pasi qarkullimi i ajrit ul mundësinë për tu infektuar me Covid.
“Dikush mund të imagjinojë që njerëzit në mënyrë instinktive hapin dritaret pranë tyre ndërsa hipin me një bashkudhëtar gjatë pandemisë. Kjo mund të mos jetë optimale, megjithëse është më mirë sesa të mos hapësh asnjë dritare”, tha Varghese Mathai.
Ndërkohë që më tej, ai deklaroi se nëse nuk hapen dritaret në makina shumë persona që mund te jënë me Covid dhe udhëtojnë me makinë lënë në të qeliza dhe grimca të infeksionit, duke bërë që ato të qendrojnë në vend dhe të rrezikojnë që të infektojnë persona të tjerë në kanë kontakt me makiën. Ndër të tjerë ai tha se rezultati i studimit tregon disa masa të tjerë që duhet të merren kur je brenda në makinë por që nuk zvendëson masat e mëparshme të mbajtjes së maskës.
“Ndërsa këto masa nuk janë zëvendësuese për një maskë fytyre brenda në makinë, ato mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës së patogjenit brenda hapësirës shumë të kufizuar të një kabine makine,” Mathai.