Connect with us

Aktualitet

Studimi i ri: E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.

 

 

Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.

Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.

COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por “njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë”, tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. “Ne kemi katër … koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme”.

Pyetja, shtoi ai, është “nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2”.

Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19

Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus.

Studiuesit u “tronditën” kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.

Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen.

 

Zoti Sagar dhe kolegët e tij krahasuan njerëzit që kishin patur rishtazi një infeksion viral në formën e të ftohurës së zakonshme, me ata që nuk e kishin kaluar. Ata zbuluan se të dy grupet u infektuan me Covid-19 me të njëjtën shpejtësi, por njerëzit që kishin vuajtur së fundmi nga një ftohje shfaqën simptoma më të lehta nga Covid-19.

“Ata kishin më pak të ngjarë të kishin nevojë për një trajtim në njësinë e kujdesit intensiv dhe kishin shanse më të vogla të vdisnin nga infeksioni”, tha zoti Sagar.

Për shumë të rritur dhe shumicën e fëmijëve, Covid-19 shkakton vetëm simptoma të lehta, të ngjashme me të ftohurën ose nuk shktaton simptoma fare. Në këta njerëz, sistemi imunitar në mënyrë efektive pastron grimcat e virusit dhe shkatërron qelizat e infektuara, duke parandaluar sëmundje serioze.

Por “sistemi imunitar është një shpatë me dy presa”, thotë Andrea Cox, profesore e mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins. Reagimi i ekzagjeruar ose rregullisht i dobët i sistemit imunitar mund të shkaktojnë inflamacion që çon në probleme të frymëmarrjes, dështim të organeve dhe vdekje. Këto rezultate të rënda zakonisht ndodhin tek të moshuarit ose tek njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, si mbipesha dhe diabeti.

Reagime të tilla jashtëzakonisht të ndryshme ndaj virusit Covid-19 mund të shpjegohen, pjesërisht, nga përvojat e kaluara të sistemit imunitar, thonë ekspertët. Njohja e koronavirusit nga qelizat T që tashmë ekzistonin në sistem mund të mundësojë një përgjigje imunitare më të shpejtë dhe më të fortë dhe simptoma më të lehta të Covid-19.

Ftohjet e zakonshme mund të përkeqësojnë COVID-19

Është gjithashtu e mundur që qelizat T të prodhuara nga ftohjet e zakonshme në të kaluarën mund të dëmtojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj Covid-19.

“Ne kemi këtë forcë të përhershme ekzistuese të luftëtarëve kundër [viruseve që shkaktojnë sëmundje] dhe kur i hasim ato [viruset], ka një zgjerim të asaj force që tashmë ekziston në sistem”, tha zonja Cox. “Shqetësimi është se kjo forcë e krijuar për të luftuar diçka tjetër, jo të dizajnuar në mënyrë të përsosur për të luftuar SARS-CoV-2 mund të mobilizohet për të reaguar me agresivitet, por ngaqë nuk është specifike për COVID-19, mund ta orientojë sistemin imunitar në një rrugë të gabuar.”

Përvojat e mëparshme të imunitetit mund të jenë të dëmshme në disa sëmundje, si ethet tropikale (një virus i shkaktuar nga pickimet e mushkonjave në zonat tropikale). Antitrupat dhe qelizat T të prodhuara në përgjigje të një versioni të virusit të etheve tropikale mund të përkeqësojnë sëmundjen nëse hasin në një version tjetër të virusit.

Aktualisht, ka shumë pak prova që qelizat T të prodhuara në përgjigje të ftohjeve të zakonshme përkeqësojnë sëmundjen e Covid-19, por studiuesit thonë se është shumë herët të thuhet me siguri nëse ato ofrojnë mbrojtje.

Imuniteti gjithashtu mund të varet nga individi.

“Jo të gjithë që infektohen me virus kanë saktësisht të njëjtën përgjigje imunitare. Në fakt, edhe binjakët identikë nuk japin përgjigje të ngjashme imunitare ndaj një virusi me të cilin ata infektohen”, thotë studiuesja Cox. “Pra, mund të varet nga individi që infektohet. Dhe kjo mund të varet nga faktorë të tjerë si vendi ku jetoni në botë, ku koronavirusët e ndryshëm të të ftohtit sezonal vijnë në kohë të ndryshme, dhe gjithashtu nga prejardhja gjenetike e personit të infektuar”, shtoi ajo./VOA

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Urdhri u dha nga Londra”/ Tritol banesës në Vlorë, konflikt për ‘shtëpi bari’

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 27 vjeçarit Oltion Çeça i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica Alias Muça në Vorë.

Mësohet se shkak për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”.

Dyshohet se autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27 vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i Oltion Çeçës në vendosjen e tritolit.

Continue Reading

Aktualitet

Ra nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit, ndërron jetë punonjësi i bashkisë së…

Një 56-vjeçar i cili shërbente si punonjës i bashkisë së Elbasanit ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital, pasi u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit më herët gjatë ditës.

Dyshohet se 56-vjeçari u rrëzua nga mjeti rreth mesditës për shkak të një defekti në vinç, ndërsa ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve disa orë më vonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.

Continue Reading

Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Ambasada italiane dënon dhunën

Edhe ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme përpara Bashkisë së kryeqytetit.

Ambasada italiane shprehet se dhuna në një protestë është e pajustifikueshme.

‘Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë.

 

 

E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

Reagimi i ambasadës së Italisë vjen pas reagimeve nga ambasada amerikane, ajo britanike, BE dhe OSBE.

Continue Reading

Aktualitet

Kyçi gojën dhe nuk jep informacione për vendndodhjen e nipit, lihet në burg gjyshi i 3-vjeçarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, për rrembimin e 3-vjeçarit nga nëna e tij. Ndërkohë që gruaja e Gjunit, Bahrie Gjuni dhe vëllai i saj Flamur Selaj, e cila ka dhe djalin e mitur me vete është shpallur në kërkim nga policia.

Nëna e fëmijës ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. 58-vjeçari, është ndaluar nga policia por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur.

Mësohet se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit si dhe frikë se mos nusja e tyre mund të largohej jashtë vendit. Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës. Të tronditur pas kësaj ngjarjeje dhe largimit të nuses me nipin te prindërit e saj, Rexhep dhe Berile Gjuni vendosën të largohen edhe nga shtëpia e tyre në zonën e ish-Kënetës për t’u zhvendosur në një banesë me qira në të njëjtën zonë. Aktualisht, në banesë nuk ndodhet askush, ndërsa policia vijon kontrollet në bashkëpunim dhe me policinë e Kukësit dhe rrethet kufitare për të gjetur fëmijën dhe gjyshen dhe fëmijën.

Continue Reading

Aktualitet

Protesta para bashkisë Tiranë/ Reagon dhe delegacioni i BE: Dënojmë fort dhunën

Pas ambasadës amerikane, për protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe delegacioni i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka dënuar dhunën në këtë protestë. BE shprehet se akte të tilla dhune nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protesta paqësore.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING