Connect with us

Politike

Tensionet/ Komisioni i Etikës përjashton nga Kuvendi 4 deputetët e PD, ja kush ‘shpëton’

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha. Ndërkohë nuk janë përjashtuar Sorina Koti dhe Albana Vokshi.

Ky vendim vjen pas kërkesës së një grupi deputetësh të PS, të cilët deklaruan se kërkonin marrjen e masës ndaj emrave të mësipërm, për shkak të situatës së krijuar në Kuvend seancën e shkuar.

“Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë. Deputeti Flamur Noka mori karriget te cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë.

Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt drejtueses së seancës, kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.  Deputeti Bledjon Nallbati nga vendi ku ulet merr flakadanë nga çantat e deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi të vendosura mbi tavolina dhe i ndez ato duke shkaktuar kaos në sallë.

 

 

Situata agravoi edhe me shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti e cila mori flakë menjëherë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha, këtu kuti e vendosi ne tavolinën përpara duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit, duke rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë”, thuhej ndër të tjera në shkresën e PS drejtuat Lindita Nikollës.

Politike

Rama takim me diasporën në Athinë, pritet në aeroport nga ambasadorja shqiptare në Greqi

Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.

Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” në Athinë teksa u pritën nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga. Për vizitën e Ramës janë marrë me masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të kryeministrit me emigrantët shqiptarë.

Continue Reading

Politike

I veshur “kuqezi”/ Rama publikon pamjet brenda stadiumit

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, nis turin e takimeve me Diasporën në Athinë.

Pak para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet nga brenda stadiumit.

“Jeni bota”, shkruan kryeministri, ndërsa publikon edhe pamjet me stadiumin që është i veshur “kuqezi”.

Aktiviteti ka nisur me valle dhe kenge patriotike shqiptare.

Continue Reading

Politike

“Një mik që e respektoj shumë”/ Rama për mediat greke, komenti për Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë. Ai ka thënë për mediat greke se kryeministri i shtetit helen, Kyriakos Mitsotakis është një mik që e respektoj shumë.

“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, mësohet të ketë thë Rama pak para mbërritjes në Greqi.

Ai pohon gjithashtu se Mitsotakis kryeministri grek që më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg, Fredi Belerit.

“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thotë Rama.

Kryeministri do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë. Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama. Rama do të ketë edhe një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.

Veç fjalimeve, në ngjarje do ketë edhe pjesë spektakli, pasi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy. Pas Athinës Rama do të vijojë turin e takimeve me shqiptarët në mërgim në Milano, Londër dhe Duseldorf.

Continue Reading

Politike

‘Krenar për ju’/ Vizita në Athinë, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot takimin me emigrantë shqiptarë në Greqi. Takimi i shumë kritikuar në vendin fqinj, do të zhvillohet në orën 11:00.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video në rrjetet sociale pak momente më parë me moton “Krenar për ju”, ndërsa bashkëngjitur është flamuri shqiptar dhe ai grek.

 

 

 

 

Continue Reading

Politike

“Do ta shoqërojnë rreth 150 persona”/ Rama sot në Athinë, media greke zbardh axhendën e takimeve

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë në Athinë, nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se takimi me emigrantët shqiptarë do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit të tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe do të shpërndahen broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina. Rama në llogarinë e tij personale në Facebook ftoi shqiptarët që ndodhen në Athinë apo pranë kryeqytetit grek të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi

 

 

Kryeministri në postimin e tij foli për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”. Ftesa shoqërohet me një pamje nga Akropoli dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING