Aktualitet
Terror/ Shpërthim me tritol në Shkodër! Hidhet në erë makina e shtetasit…
Makina e një shtetasi nga fshati Gimaj i Shkodrës është hedhur në erë me tritol. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga shpërthimi i fortë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, kryesisht në mjetin e shtetasit L.F ku është vendosur lënda plasëse.
Shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin e autorit apo autorëve të kësaj ngjarje kriminale, ndërsa është marrë në pyetje edhe pronari i mjetit.
“Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton Policia.