Connect with us

Sport

Tjetër problem te Barcelona, katalanasit të përçarë. 4 lojtarë kundër Mesit

Plani i presidentit Bartomeu për të ulur pagat e futbollistëve në vitet e parë të kontratave për t’i dhënë ato në vitet e fundit duket se nuk iu ka pëlqyer aspak lojtarëve të Kumanit. Lojtarët nuk janë aspak da- kord me këtë gjë, por jo të gjithë.

Shumica e tyre, përfshirë edhe ata që janë kapitenët e ekipit kanë firmosur një dokument ku refuzojnë kërkesën e klubit për të bërë këto ndryshime në kontrata. Por klubi është i përçarë në këtë aspekt, sepse katër futbollistë tashmë e kanë pranuar diçka të tillë dhe kanë vendosur që të ulin pagat e tyre dhe të zgjatin kontratat e tyre.

Ter Shtegen dhe De Jong ishin të parët që e pranuan këtë gjë, por grupit iu bashkuan edhe mbrojtësit Pike e Len- gle. Problemi është se Leo Mesi me disa lojtarë të tjerë nuk janë aspak dakord. Ditën e djeshme ishte parashikuar një takim mes palëve për të biseduar diçka të tillë, por ai takim dështoi dhe Barcelona iu ka dërguar thjesht një dokument futbollistëve për t’ju kërkuar që të jenë bashkëpunues.

Në ditët e ardhshme pritet që të ketë bisedime mes palëve, por duket se Bar- tomeu ka një tjetër problem për të zgjidhur.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.

Për raundin e 33-të në Serie A, Interi fitoi 1-2 në derbin kundër Milanit në ‘San Siro’ dhe shijon më shumë suksesin duke mundur rivalët e qytetit për herë të 6 radhazi.

Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.

Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.

Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Continue Reading

Sport

E gjithë bota me sytë te Milan-Inter, formacionet zyrtare të derbit të Milanos

Interi përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët.

Një fitore eventuale e zikaltërve bën që Interi të fitojë matematikisht titullin kampion, pak javë përpara fundit. Lautaro me shokë, janë mjaft të motivuar para këtij takimi, pasi janë në kërkim të yllit të dytë në fanellë.

Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.

Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit.

 

 

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Continue Reading

Sport

Polemika pas ndeshjes Real-Barcelona, Xavi nuk përmbahet: Turp, turp, vetëm turp

Episodi i golit fantazmë në “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës thekson edhe një herë mungesën e dukshme të teknologjisë së vijës së portës në Spanjë. Xavi ishte shumë i zhgënjyer pas disfatës së skuadrës së tij:

“Me ndeshjen që luajtëm, ishte normale që të fitonim. Duhet të jemi krenarë për mënyrën se si luajtëm, veçanërisht në pjesën e dytë. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe e merituam marrjen e tri pikëve. Për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë dot ishte i njëjti film si në raundin e parë, i cili shënoi kampionatin”.

Çfarë ju rëndon më shumë, vendimet e arbitrave apo gabimet në mbrojtje?

Të gjithë e panë. Ata mund të më sanksionojnë, por imazhet janë atje. Unë mund të analizoj vetëm ndeshjen, ne ishim më mirë se Reali. Ne humbën prej detajeve, por kjo është pjesë e procesit të tranzicionit në të cilin jemi. Ne e meritonim të fitonim.

Ter Stegen tha se është turp që teknologjia e vijës së golit nuk ekziston në Spanjë…

Epo, jam plotësisht dakord. Është turp. Më pyetën për arbitrin dje dhe unë thashë se shpresoja që ai të mos ishte protagonist dhe të bënte gjërat e duhura. Epo, nuk ndodhi kështu dhe është turp. Nëse ne duam të jemi kampionati më i mirë në botë, duhet të zbatojmë teknologjinë.

Çfarë keni në mendje tani?

Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin e dytë. Kam ndjenja të përziera: Jam krenar për ekipin, por ka pasur situata që nuk mund t’i kontrollonim. Ne ishim më të mirë se Reali, tri pikët na ikën për shkak të rrethanave të pafavorshme.

Nëse ju kërkojnë të vazhdoni, a do ta rishikoni qëndrimin tuaj?

Nuk është koha. Më duhet të mendoj për ndeshjen e radhës. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe shumë gjëra mund të ndodhin.”

A mendoni se Madridi e meriton titullin?

Unë do t’i përgëzoj ata. Humbën vetëm një ndeshje, bënë një kampionat të jashtëzakonshëm. Por ndjenja ime sot është se ndodhi një padrejtësi e madhe.

Ancelotti: Xavi të thotë ç’të dojë, edhe penalltia e Vasquez ishte e qartë!

Carlo Ancelotti, trajner i Realit, u pyet në konferencën për shtypin pas “El Clasicos” për momentin e dyshimtë kur, pas një lëvizjeje të Yamal, Lunin e largoi topin ndoshta pasi e kishte kaluar vijën fatale. Pikërisht për këtë episod qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte shumë i ashpër:

“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi. Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë. Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë. Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vásquez) mendoj se është e qartë”, theksoi trajneri italian.

Skuadra “merengues” u gjend dy herë në disavantazh ndaj Barcelonës, por në fund triumfoi falë golit të Bellingham, siç kishte bërë  në fazën e parë.

“Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, tha më tej Ancelotti.

Continue Reading

Sport

“Prishim festën e Interit”, Pioli: Ndaj tyre mundësi për t’u ringritur, Milani mbi të gjitha

Trajneri i Milanit, Pioli doli në konferencë para derbit të së hënës ndaj Interit.

“Ndeshja ndaj Interit është një mundësi për t’u ringritur. Vendosini çfarë emri të doni, quajeni një ndeshje për krenarinë, për përgjegjësinë apo për flamurin. Për klasifikimin, apo për eliminimin nga Europa League, unë di që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Një fitore në derbi ka shumë domethënie. Nuk dua që të flitet për mua, është folur shumë këto kohë dhe kjo nuk i bën mirë askujt.

Kritikat? Milani im mund të bëj edhe më shumë. Mua nuk më interesojnë kritikat, gazetarët dhe tifozët mund të flasin sa të duan. Ka nga ata që i bëjnë kritikat duke pasur respekt, ka edhe nga ata që nuk e bëjnë në këtë formë.

Pres që në stadium të jenë 70.000 tifozë në mbështetje të skuadrës, nuk duhet t’iu interesojë Pioli, por Milani. Në derbi duhet të bëjmë gjithçka që skuadra tjetër të mos e fitojë ndeshjen”, u shpreh Pioli.

Continue Reading

Sport

“Derbi nuk ka favorit”/ Mehmeti: Luftë deri në fund, ju tregoj kontratën time

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, pritet të vendosë jo pak mbi fatet e dy ekipeve këtë sezon. Trajneri Dritan Mehmeti nuk preferon të flas për favoritë, pasi në një sfidë derbi mund të ndodhë gjithçka. Mehmeti është i bindur se gara është e hapur deri në fund, ndërsa në lidhje me kontratën e tij ai theksoi se i ka përmbushur të gjithë objektivat:

“Vetë pozicioni në tabelën e renditjes jo vetëm në “Final 4”, por edhe për poshtë, ka ngarkesë për ne si skuadër dhe të tjerat, që kanë nevojë për pikë. Më komode është vetëm Egnatia. Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara.

Nuk derbi nuk ka favoritë, e ka treguar hitoria dhe statistikat. Është i paparashikueshëm, ka emocione të veçanta, luan rol aspekti spikologjik, mënyra si lojtarët menaxhojnë këto 90 minuta. Jemi në një pikë të veçantë të sezonit, ku ka nevojë për pikë.

Partizani ka ndryshuar shumë, sidomos për organikën, që e ka të pasur, me lojtarë cilësorë. Është i plotësuar në të gjithë repartet. I ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Partizani ka elementë shumë të mirë, fakti që kam qenë pjesë e tij nuk është plus për ne. Të imponon shumë respekt.

 

 

Kemi bërë një marrëveshje me presidentin që skuadra të jetë në Superiore. Kemi dhe një objektiv tjetër që të evitojmë “play-out”-in dhe këtu kontrata ime është e përfunduar. Për më tepër do të jetë plus për ne si staf dhe për presidentin, që e meriton, sepse ka investuar shumë.

Lojtarët e Partizanit dinë të menaxhojnë situatat, dinë të ngrihen, kur vijnë nga vështirësitë. Duhet të bëjmë maksimumin, sepse kemi arritur deri këtu me punë dhe sakrifica të mëdha. Do të japim më të mirën në fushën e Partizanit.

Fusha? Do të më pëlqente të luanim në “Air Albania”, sepse fusha e stadiumit të Partizanit është sintetike. Për të dyja skuadrat do të ishte më mirë, kam frikën se mund të na dëmtohen lojtarët. Është vendosur dhe jemi para një fakti. Do të bëjmë maksimumin, pa nxjerrë justifikime”.

Dinamo City mban vendin e 4-t në renditje, 2 pikë pas Partizanit të vendit të tretë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING