Connect with us

Kosova

Tragjedi e dyfishtë/ Nuk e përballoi humbjen e vëllait të vogël, ndërron jetë dhe vëllai i madh

Peja është tronditur nga kjo një tragjedi e rëndë familjare. Fillimisht, Gazmend Maloku (Meni) humbi jetën pas një aksidenti që kishte bërë para disa ditësh në Pejë, por dhimbja për familjen Maloku nuk përfundoi me kaq.

Vetëm pak më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Bashkimi ka ndërruar jetë në spital, brenda rreth një ore pasi kishte marrë lajmin për humbjen tragjike të vëllait të tij, thanë mediat e Kosovës.

Fillimisht, Gazmend  humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident me motoçikletë.

Kur lajmi për vdekjen e të vëllait të vogël i erdhi Bashkimit, ai po trajtohej në spital për një sëmundje të rëndë. Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm… dhe ai fatkeqësisht ndërroi jetë.

Dy vëllezërit përcillen sot bashkë në banesë të fundit.

Advertisement