Bota
Tregti “e nxehtë” në Grenlandën ‘e ngrirë’/ Aksionet rriten pas kërcënimeve të Trump
Aksionet e kompanive me ekspozim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj ekonomisë së Groenlandës kanë qenë në rritje të ndjeshme ditët e fundit , pasi deklaratat dhe kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një “marrje” ose marrje në kontroll të ishullit kanë shkaktuar një valë interesi investimi.
Mediat e huaja shkruajnë se, banka më e madhe e Groenlandës, Grønlandsbanken, pa aksionet e saj të rriteshin me 33% brenda një jave, siç theksoi FT në fund të javës, ndërsa American Critical Metals, e cila është aktive në minierat e metaleve të rralla në jug të Groenlandës, është rritur me më shumë se 100% që nga fillimi i vitit. Në të njëjtën kohë, Føroya Banki, e cila ka një prani në Groenlandë, po lëviz në nivele historikisht të larta.
Këto zhvillime vijnë në një kohë tensionesh të shtuara gjeopolitike, pasi administrata Trump thuhet se po shqyrton edhe përdorimin e forcës ushtarake për të përvetësuar territorin danez, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta nga Danimarka dhe Bashkimi Evropian. Zyrtarët evropianë paralajmërojnë se një skenar i tillë do të vinte në pikëpyetje kohezionin e aleancës perëndimore