Connect with us

Pinknews

U puth me Bardhin për famë? Zbulohet lidhja jashtë shtëpisë e Sarës

Sara Gjordeni dhe reperi nga Kumanova, Bardhi, duken më të afërt se kurrë në “Big Brother”. Dyshja ka shfaqur tashmë hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, ndonëse mes tyre nuk ka ndodhur ende puthja.

Vetëm modelja e ka pranuar pëlqimin për reperin, por është shprehur se ka ende nevojë për kohë, për ta njohur më mirë. Megjithatë, ky afrimitet mes të dyve, është dukur si i shtirur nga shumë banorë të tjerë të shtëpisë. Të shumtë kanë qenë ata që madje ia kanë shprehur Bardhit, se në fakt Sara është duke e përdorur për lojë.

Nga ana tjetër, vetë reperi, duket i pandikuar nga këto fjalë, duke vijuar afërsinë me modelen. E teksa flirti mes tyre duket se po shtohet ditaditës, jashtë, kanë nisur të dalin në dritë, detajet e para të jetës private të modeles. Duket se jashtë, Sara ka lënë një raport, madje një raport ky që dihej nga shumë.

Në rrjetet e saj sociale, vetë Sara ka publikuar një foto, duke i mbajtur dorën një mashkulli. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur se Sara ka një të dashur të famshëm, i cili është boksier dhe një fakt i tillë, dihet thuajse nga të gjithë. Këto dyshime janë komentuar edhe nga opinionisti Ronaldo Sharka, në “Fun Club”, i cili u shpreh se shpreson që Sara të jetë e vërtetë dhe mos e përdorë Bardhin.

“E kam parë këtë lajmin dhe kam lexuar komentet që thonin ‘la boksierin për rreperin’. Unë kaq pashë dhe kaq lexova, uroj të jetë “fair” me veten e vet, uroj mos ta shohë Bardhin vetëm si K, si K Instagrami, pra mos shohë se sa ‘follower’-sa dhe se sa miliona ka Bardhi. Jam shumë spektik për këtë marrëdhënie”, tha Ronaldo. Nga ana tjetër, vetë Sara, ka folur për jetën e saj private, por është shprehur se tashmë është ndarë dhe se në “Big Brother” ka hyrë “single”.

Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, banorja Sara Gjordeni, ka rrëfyer lidhur me ish partnerin. Olsi e pyeti Sarën se si e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur pëlqim brenda këtij “reality show”, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova. Ndonëse nuk dha më shumë detaje, bukuroshja shqiptare shtoi se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm.

“Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm. Ka qenë shqiptar i Kosovës. Ka qenë diçka shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim”, është shprehur Sara, duke mos zbuluar detaje të tjera, nëse lidhja ishte e kohëve të fundit.

Ndërkohë në rrjetet e saj sociale, të shumtë janë komentuesit që ia përmendin edhe emrin partnerit të Sarës, duke dashur që të bëhet transparencë, por këto komente janë fshirë nga personat që menaxhojnë profilin e saj. Ndërkohë që Sara ishte e eliminuara javën e shkuar nga loja, por një biletë kthimi, bëri që ajo t’i rikthehej sërish lojës.

Që pas futjes së saj për së dyti në shtëpinë e Big Brother, ajo u shfaq edhe më e afërt me Bardhin, duke zgjedhur që ta shijojë këtë histori, por pse jo të marrë edhe vëmendjen e publikut. Në shtëpi, banorët e tjerë vijojnë të jenë spektik rreth vërtetësisë së ndjenjave që ajo ka ndaj reperit.

Pinknews

Oriola Marashi nuk kursehet në fotot e fundit, dhuron për ndjekësit “pamje spektakolare”

Bukuroshja sapo na ka dhënë dozën e radhës të ëmbëlsisë, elegancës, por njëkohësisht duke u shfaqur edhe seksi.

Në 10 foto e fundit, modelja ka pozuar me bikini duke mahnitur të gjithë adhuruesit e saj.

Format perfekte dhe pozat e nxehta kanë çmendur ndjekësit të cilët kanë vërshuar me komente dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Oriola Marashi nuk kursehet në fotot e fundit, dhuron për

 

Continue Reading

Pinknews

Kënga e realizuar nga Vesa e Romeo vendoset në shtëpi, reagimi i aktorit ‘pushton’ rrjetin

Gjatë kohës që Vesa ishte brenda shtëpisë së “BBV3” ajo realizoi tekstin e një kënge së bashku me Romeon.

Ajo shpeshherë ka paralajmëruar se do të merrej me punimin e projektit muzikor madje teksa një ditë i dërgoi një mesazh Romeos nëpërmjet “Big Love” banori i kërkoi që projekti të publikohej ende pa mbaruar formati i “BBV3”

E megjithatë ditën e shtunë Vesa publikoi këngën dhe pasditen e sotme produksioni e ka vendosur në ambientet e shtëpisë.

Ja cili ishte reagimi i banorëve:

Continue Reading

Pinknews

Magjepsëse/ Sara Gjordeni ndan fotografinë e parë me barkun e rrumbullakosur

Ish-konkurrentja e formatit të “BBV3”, Sara Gjordeni, krijoi një lidhje brenda shtëpisë me këngëtarin e njohur Bardhi, që ishte po ashtu banor i shtëpisë.

Pak kohë pas daljes së tyre nga shtëpia, çifti ndau me publikun një lajm të mrekullueshëm: së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Që prej asaj kohe, Sara ka zhvilluar tepër pyetësore në llogarinë personale të Instagram-it teksa pyetej dhe përgjigjej rreth shtatzënisë së saj, nepsin, ushqimet që konsumon etj.

Por këtë herë Sara ka ardhur me një postim kaq të ëmbël për të gjithë. Ajo ka postuar një fotografi, teksa duket me barkun e rrumbullakosur, përbri e shoqëron me një shkrim “🧿”.

Se mos e merrni me sy kur të shikoni këtë foto:

Screenshot

Continue Reading

Pinknews

“Do ju shaj që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë”, Luizi trondit me deklaratën në konferencë

Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi.

Pas kësaj, ai u gjend në konferencën për media e mbajtur në Prishtinë teksa njoftoi marrëveshjen e tij me pijen energjike “Golden Eagle” dhe u shpreh se do të jetë imazh dhe ambasador i kësaj pije

Po ashtu ai tregoi se tani ai do të jetë në menaxhimin e Jetmir Agajt dhe SBS Music Entertaiment.

Nuk mbeti pa folur sigurisht dhe për princeshën e tij të vogël, Ana Mari Ejlli dhe për ndjenjën e të qenurit baba, duke treguar se që në momentin e ardhjes në jetë të vogëlushes jeta e tij ka ndryshuar dhe nuk ka asgjë më të lumtur dhe më të bukur në botë.

Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë sepse s’paska gjë më të lumtur dhe më të bukur

Jetën e shikoj më ndryshe. Kur deri dje thonim “mbaroi jeta”, u martova u bëra me fëmijë, atëherë fillonka… Momenti i lindjes erdhi papritur. Sipas llogarive të mjekëve ajo e kishte për të lindur rreth datës 7-9 maj. Erdhi më 30 prill. Dihet sepse është vajza ime dhe është e paparashikueshme.

Unë tani kam filluar ta dua nënën time më fort, sepse kur e shikoj çfarë paska vuajtur me ne..

Zoti më ka bekuar me vajzë, gëzim më të madh s’paska…Edhe në letër t’i kisha shkruajtur të gjitha, t’ja kërkoja të madhit Zot, dua këtë dua atë, m’i dha të gjitha.

Puna është se është më vështirë t’i mbash, se për t’i bërë ndoshta i bën dhe i arrin gjithkush. Kjo është lufta!”

Continue Reading

Pinknews

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë”/ Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Ish-konkurrentja e njohur e “BBVA”, Dea Vieri, gjatë një interviste në emisionin e dielës “E Diell”, ka dhënë komente të forta lidhur me çiftin e bujshëm, Bora Zemanin dhe Donaldo Veshajn.

Sipas Deas, drama e tyre e dashurisë para dhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA” ka qenë një lojë për të rritur famën e tyre.:

Dea Vieri, e cila është blogere dhe ka një ndjekje të konsiderueshme në rrjete sociale, ka shprehur bindjen e saj se ndarja e tyre e mëparshme, puthja dramatike në reality show-n dhe lidhja e Donaldit me Beatrix Ramosajn ishin skena të inskenuara.

“Një çift që mua nuk ma ndryshon njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë dhe bashkuar përsëri për famë janë Donaldi me Bora Zemanin” u shpreh Dea gjatë intervistës.

Ajo shton se gjithçka ka qenë një strategji për të kapur vemendjen e publikut dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së medias. “Atë ndarjen e kanë pasur thjeshtë sa për lajm, edhe atë ndarjen e bashkimin, atë puthjen dhe ndarjen prapë” vazhdoi Dea, duke sugjeruar se asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Unë mendoj që ndarja para Big Brother është bërë për famë. Ai bashkimi aty ka qenë i bukur dhe ndarja pastaj lidhjen e tij me Trixen e gjitha ka qenë e sajuar për famë, përderisa ata tani janë bashkë”, deklaroi ajo.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING